Zgjedhjet në Malin e Zi/ Mbyllet zyrtarisht votimi
Në orën 20:00 është mbyllur zyrtarisht votimi në Malin e zi....
Shefi ekzekutiv i Facebook-u, Mark Zuckerberg thotë se kompania që ai drejton bëri gabim që nuk hoqi këtë javë postimin në llogarinë e një grupi paraushtarak që u bënte thirrje civilëve të armatosur të shkonin në Kenosha të Uiskonsinit, ku po zhvilloheshin protesta të dhunshme pas incidentit që la të plagosur dhe paralizuar afrikano-amerikanin Jacob Blake në një konfrontim me policinë.
Faqja për grupimin ?Garda e Kenoshës? kishte shkelur rregullat e Facebook-ut dhe shumë përdorues të medias sociale kishin informuar kompaninë për përmbajtjen alarmuese, tha zoti Zuckerberg përmes një mesazhi me video të publikuar përmes kompanisë. Gjigandi i medias sociale ka miratuar rregullore të reja gjatë javëve të fundit për të hequr ose kufizuar postime nga grupe që përbëjnë kërcënim për sigurinë publike.
Facebook-u e çaktivizoi faqen të mërkurën, pasi dy persona mbetën të vrarë dhe një i plagosur nga të shtëna me armë. Një adoleshent nga Ilinoi është nën akuza për incidentin e përgjakshëm.
?Kemi të bëjmë në masë të madhe me një gabim operacional,? tha zoti Zuckerberg. “Kontraktuesit, analizuesit tek të cilët shkojnë komentet e përdoruesve, nuk e morën në shqyrtim paralajmërimin?.
Shefi ekzekutiv i Facebook-ut nuk kërkoi ndjesë për gabimin dhe tha se për momentin nuk është zbuluar ndonjë provë se adoleshenti i akuzuar për incidentin ishte frymëzuar apo e kishte parë faqen e grupit ?Garda e Kenoshës? që nxiste anëtarët e saj të shkonin të armatosur në Kenosha.
Facebook-u tani po çaktivizon postime që lavdërojnë të akuzuarin për incidentin vdekjeprurës, tha zoti Zuckerberg. Megjithatë, një artikull i së enjtes në gazetën The Guardian thotë se kishte zbuluar shembuj mesazhesh që shprehnin mbështetje ose bënin thirrje për grumbullim fondesh ende aktive në Facebook si dhe në Instagram.
Zoti Zuckerberg bëri dallim mes trajtimit të Jacob Blake, i cili u qëllua në shpinë nga policia e Kanoshës, si dhe 17-vjeçarit Kyle Rittenhouse, të akuzuar për vrasjet e së martës, i cili kaloi me një pushkë në dorë pranë policëve por askush nuk e ndaloi. Shefi ekzekutiv i Facebook-ut po ashtu foli për protestën e së premtes në Uashington.
“Ekziston një përshtypje se gjërat nuk po përmirësohen me ritmet e duhura, kjo është vërtetë e dhimbshme dhe dekurajuese,? tha zoti Zuckerberg.
Ai shtoi se kompania e tij po punon për të përmirësuar shërbimet, por pa dhënë hollësi. Ai pohoi se zgjedhjet presidenciale të nëntorit përbëjnë sfidën më të madhe në përpjekjet kundër mesazheve polarizuese.
“Ekziston një rrezik real dhe ky rrezik shtohet gjatë zgjedhjeve në këtë periudhë shumë delikate, të polarizuar e të acaruar,? tha zoti Zuckerberg./ VOA
Në orën 20:00 është mbyllur zyrtarisht votimi në Malin e zi....
Demonstrues në disa qytete evropiane u hodhën në protesta të...
Malazezët po votojnë për zgjedhjet parlamentare në të cilat ...
Ditën e sotme është vënë re një ulje e shifrave të të infekt...
Në zgjedhjet që po zhvillohen ditën e sotme në Malin e Zi vi...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se të...
Mbi 25 milionë persona në të gjithë botën janë konfirmuar po...
Presidenti amerikan Donald Trump po viziton zonat bregdetare...
Në grindjen aktuale për rezervat e gazit në Mesdheun lindor,...
Një ngjarje jo e zakonshme është regjistruar mbrëmjen e së s...
Ditën e sotme, qytetarët e Malit të Zi do t’i drejtohen qend...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklar...
Kuvendi Kombëtar Republikan e portretizoi Presidentin Donald...
Presidenti amerikan Donald Trump viziton zonat bregdetare të...
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka nxjerrë një dek...
Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 131 raste të reja me ...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë kryer 466 në 24 orët...
Protestuesit nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë për ...
Sipas raportimeve të policisë, pothuajse 18,000 njerëz janë ...
Departamentet e shëndetit publik në mbarë Shtetet e Bashkuar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...