Tri dekada në polici/ Kush është drejtori i ri që pritet të marrë komandën për Tiranën
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
Adriatik Tafçiu, i renditur i pari në procesin e vlerësimi...
Studimet e fundit amerikane tregojnë, se përqëndrimi i virusit tek fëmijët e të rinjtë është shumë i lartë se mendohej, dhe virusi mund të transmentohet me javë.
Në një kohë që gjithnjë e më shumë vende po hapin sërish shkollat dhe kopshtet, po publikohen disa studime shqetësuese lidhur me rolin e fëmijëve në pandeminë e Coronës. Ato do ta ndezin edhe më shumë debatin për rrezikun e infektimit të fëmijëve në shkolla dhe kopshte. Mjekë specialistë të “Children’s National Hospital” në Uashington kanë zbuluar, se fëmijët e infektuar, edhe pa simptoma të COVID-19, mund ta përhapin virusin SARS CoV-2 me javë. Për shkak se ata tregojnë shumë pak simptoma ose aspak, mundet që pa ditur, infektojnë njerëzit në ambientin përreth. Më parë ishin studiues nga Bostoni, që kishin provuar, se fëmijët dhe të rinjtë habitshëm tregojnë një grumbullim të ndjeshëm të virusit.
Edhe fëmijët pa simptoma janë infektues?
Për studimin e fundit, që u publikua online më 28 gusht 2020 në JAMA Pediatrics, specialistët Roberta L. DeBiasi dhe Meghan Delaney kanë vlerësuar të dhënat e 91 fëmijëve që ishin nën vëzhgim në 22 spitale në Korenë Jugore. “Ndryshe nga sistemi shëndetësor amerikan, në Korenë e Jugut, ata që janë testuar pozitivisht me COVID-19, qëndrojnë në spital deri sa të kenë kaluar infeksionin dhe nuk kanë më simptoma”, thotë Dr. DeBiasi.
Sipas studimit, rreth 22% e fëmijëve nuk zhvilluan simptoma, 20% ishin në fillim asimptomatikë, por zhvilluan më vonë simptona, dhe 58% ishin që në testin e parë me simptoma. Shumë e ndryshme ishte edhe kohëzgjatja e simptomave, ajo fillonte nga tre ditë deri në tre javë. Një e pesta e pacientëve asimptomatikë dhe rreth gjysma e pacientëve me simptoma e transmentonin edhe pas tre javësh virusin SARS-CoV-2, por kjo nuk e reflekton direkt infektueshmërinë. Autoret e studimit pranojnë, se si edhe më parë ka shumë pyetje të pasqaruara në varësi të rolit të fëmijëve dhe të rinjve për pandeminë dhe se rezultatet e tyre do të ndezin debat.
Përqëndrim më i madh i virusit tek më të vegjlit?
Një përqëndrim të madh të virusit, studiuesit nga Bostoni kanë zbuluar sidomos tek fëmijët e vegjël. Ata kanë kontrolluar prova të marra në hundë dhe grykë të 49 fëmijëve dhe të rinjve nën 21 vjeç. Sipas studimit, tek shumë prej tyre u diagnostifikuan më shumë viruse SARS-CoV-2 se tek të rriturit, që qëndronin në repartin intensiv për shkak të sëmundjes. Sipas revistës “The Journal of Pediatrics” në studimin e publikuar më 1 gusht 2020 tek fëmijët më të vegjël janë gjetur shumë më pak receptorë ACE-2, se tek të rinjtë e të rriturit. Encymet ACE-2. konsiderohen si porta hyrëse e virusit në qelizat trupore.
Fëmijët përhapës të pandemisë?
Që nga pandemia e Coronës, pjesërisht diskutohet ashpër për rolin e fëmijëve dhe të rinjve në krizën e pandemisë. E qartë është që edhe fëmijët dhe të rinjtë mund të infektojnë të tjerët. Po ashtu dihet, se një infeksion tek fëmijët e rinia ka simptoma të buta, por që ka edhe raste vdekjesh të shkaktuar nga virusi, apo pasoja afatgjata. Kjo nuk i bën fëmijët e të rinjtë si superspreader – apo infektues kryesorë, por fëmijët në shkolla, kopshte, rrethe shokësh e aktiviteve të kohës së lirë kanë shpesh shumë më tepër kontakte shoqërore se të rriturit. Muajt e shkuar kanë treguar në disa rajone, se ata, ashtu – si edhe shumë të rritur – nuk i ndjekin me përpikmëri rregullat e distancës e maskës, dhe shpesh duhet të detyrohen për këtë.
Aktualisht në Gjermani mosha mesatare e të infektuarve është më e ulta që nga fillimi i pandemisë. Për shkak se përqëndrimi i virusit tek fëmijët e të rinjtë sipas këtyre studimeve është shumë i lartë dhe virusi mbijeton me javë e është i transmentueshëm, shpesh pa simptoma, mundet që ata të kenë një ndikim shumë më të madh në pandemi se mendohej.
Si duhet vepruar në shkolla e kopshte?
Me përfundimin e pushimeve të verës në shumë vende edhe në Gjermani është rritur rreziku për shtimin e infeksioneve me Corona. Megjithatë kopshtet, shkollat dhe institucionet e tjera arsimore janë hapur, jo vetëm për prindërit që duhet të punojnë, por edhe për të mirën e fëmijëve. Detyrimi i maskës, distanca, rregullat e higjienës, dhe grupe të ndara të caktuara për mësim do duhet të reduktojnë rrezikun e infektimit. Kjo është e mirëpranuar, por se si duhet zbatuar konkretisht dhe cili është ekuilibri i duhur mes mësimit me prezencë dhe online kjo mbetet në Gjermani ende një kompetencë e landeve. Për të shmangur vatrat e infektimit dhe mbylljen e plotë të kopshteve apo shkollave duhet që të zbulohen edhe fëmijë e të rinj me infektim të lehtë me pak ose pa simptoma. Por kjo do të mbetet të përcaktohet nga studimet- nëse duhet të testohen vetëm nxënësit me një infeksion akut të grykëve, apo parimisht të gjithë./DW
Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari, ndryshe nga shumë n...
Teksa të gjithë po kthehen nga pushimet për bukuroshen e ekr...
Adele është një nga këngëtaret më të famshme dhe të pëlqyera...
Miley Cyrus, Lady Gaga dhe Bella Hadid ishin tre yjet e show...
Mbrëmjen e kaluar është mbajtur një nga kompeticionet më të ...
Aktorja turke Bensu Soral e cila në Shqipëri njihet si “Mele...
Ava Max është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare që ka...
Aktori i famshëm Brad Pitt, pak ditë më parë u fotografua me...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Françeska Jaçe është një nga modelet më seksi të showbizit. ...
SHBA është një nga vendet me numrin më të lartë të të prekur...
Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë një nga çiftet më të das...
Partnerja e reperit Ledri Vula është kthyer në një nga vajza...
Songyl e detyruar vishet nuse për tu martuar. Feride dhe Top...
Devin Brugman është një modele amerikane e cila ka pushtuar ...
Kelly Galle është një nga modelet më seksi të pasarelave. Ke...
Moderatorja Sol Perez, njihet tashmë si vajza e motit më sek...
Moderatori Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës,...
Këngëtarja shumë e dashur, Anxhela Peristeri, ka qenë gjithn...
23-vjeçarja, Armine Harutyunyan është kthyer në një nga mode...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...