web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Abrashi protagonist, gjen rrugën e rrjetës me Freiburg

29 Gusht 2020, 15:41, Sport CNA

Sot, ekipi i Freiburg ka luajtur një miqësore kundër ekipit zviceran, St. Gallen. Skuadra gjermane fitoi me rezultatin 3-1, në një sfidë që zgjati 120 minuta, mes shiut rrebesh.

Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, shënoi golin e tretë për ekipin e Freiburg. 30-vjeçari kuqezi luan prej shumë vitesh tek ekipi gjerman dhe duket në formën e duhur fizike për të qenë protagonist edhe në këtë sezon të ri.

Gjithashtu, Abrashi është grumbulluar edhe me kombëtaren e Shqipërisë për dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë, ku pritet të jetë edhe titullar.





Lajmet e fundit nga