web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eros Grezda harron futbollin, ia dedikon gjithë kohën... Oriolës

29 Gusht 2020, 13:18, Sport CNA

Eros Grezda në anën profesionale nuk po kalon një moment të mirë, pasi nuk u grumbullua nga trajneri Edi Reja me kombëtaren, por e kundërta mund të thuhet për jetën personale. Sulmuesi duket shumë i dashuruar më modelen Oriola Marashi.

Çifti i kaloi pushimet bashkë në Kroaci. Së fundmi Grezda ka vendosur si foto profili në rrjetin social ?Instagram? një foto me Oriolën ku çifti duket i përqafuar. Grezda madje i dhuron edhe një puthje modeles.

Ndërsa përsa i përket lënies jashtë nga kombëtarja, trajneri Reja sqaroi: ?Grezda u tërhoq vetë. Është zgjedhje e tij që nuk është në Kombëtare. Unë jam strik për sa i përket rregullave.

Unë po e ndjek, kur të jetë gati e ka derën hapur në Kombëtare?, deklaroi trajneri Reja kur u pyet për Grezdën gjatë konferencës për shtyp.





Lajmet e fundit nga