web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Media prestigjioze e bën fakt të kryer/ Messi e ka zgjedhur Manchester Cityn, ja prapaskenat

29 Gusht 2020, 10:30, Sport CNA

Lione Messi vazhdon të jetë temë diskutimi në gjithë botën. 33-vjeçari, që nga dita e marte, kur kërkoi zyrtarisht largimin nga Barcelona, është pjesë e ballinave në të gjitha mediat nëpër botë.

Ende s?ka asgjë zyrtare, por media të ndryshe raportojnë për lëvizje të ndryshme, gjithmonë duke iu referuar burimeve të tyre të afërta me lojtarin apo edhe klubin.

Së fundmi bomba është lëshuar nga L?Equipe, që raporton se babai i lojtarit, Jorge Messi, ka pranuar një telefonatë nga Leonardo, drejtori sportiv i Paris Saint Germain. Ai ka pyetur për situatën e 33-vjeçarit. Sipas L?Equipe, Leonardo ka marrë menjëherë përgjigje negative, pasi Jorge, raportohet t?i ketë thënë se djali i tij e ka zgjedhur Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Në anën tjetër, te Barcelona janë duke insistuar që ta mbajnë Messin në ekip, dhe për këtë, sipas Marcas, kanë refuzuar të takohen me Leon pas kërkesës së këtij të fundit për nisjen e bisedimeve për t?ia lehtësuar largimin nga Camp Nou.

 





Lajmet e fundit nga