Gjermania ashpërson masat kundër Covid-19/ Paralajmërimi i Merkel: Gjendja mund të përkeqësohet
Gjoba prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë, ndalim i fe...
Kandidati demokrat për president, Joe Biden, po refuzon thirrjet për të mos marrë pjesë në një debat zyrtar me Presidentin Donald Trump.
“Do të debatoj me të. Do të bëj verifikuesin e fakteve në skenë ndërsa do të jem duke debatuar me të“, tha zoti Biden të enjten gjatë një interviste për kanalin MSNBC.
Ish-nënpresidenti shtoi se “mendoj se të gjithë e dinë se ky njeri ka tendencën pothuajse patologjike për të mos thënë të vërtetën“.
Presidenti Trump dhe ish-Nënpresidenti Biden pritet të debatojnë në datat 29 shtator, 15 tetor dhe 22 tetor.
Zoti Biden i bëri deklaratat pak pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se ajo nuk mendonte se duhet të kishte debate presidenciale këtë vit.
“Nuk do ta legjitimoja një bisedë me të, dhe as një debat për sa i përket presidencës së Shteteve të Bashkuara“, tha zonja Pelosi.
Ajo parashikoi se gjatë debateve, Presidenti Trump “ndoshta do të vepronte në një mënyrë që është nën dinjitetin e presidencës”, duke kujtuar veprimet e tij gjatë debateve për vitin 2016 me ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton kur ai i qëndronte nga pas kandidates demokrate gjatë një takimi me publikun.
Me 67 ditë të mbetura deri në zgjedhjet e vitit 2020, demokratët po vazhdojnë të sulmojnë Presidentin Trump për përgjigjen e administratës së tij ndaj pandemisë së koronavirusit, e cila ka vrarë 180’000 njerëz në Shtetet e Bashkuara – shifra më e lartë e raportuar nga çdo vend tjetër, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Me ndoshta gjuhën më therëse deri më tani nga dyshja e rivalëve të partisë opozitare, kandidatja demokrate për nënpresidente, Senatorja nga Kalifornia, Kamala Harris, tha se ndërsa kërcënimi nga virusi u rrit, “Donald Trump qëndronte pa vepruar, dhe njerëz, ky ishte një vendim vdekjeprurës”.
?Donald Trump ngriu. Ai u frikësua. Dhe ishte i vogël dhe hakmarrës“, tha ajo në një fjalim të drejtpërdrejtë nga Universiteti “George Washington” në Uashington.
Në daljen e saj të parë e vetme gjatë fushatës, zonja Harris tha se ndërsa zoti Biden ka propozuar një plan për të luftuar COVID-19, presidenti aktual ende nuk ka një plan.
“Nuk ndalet me një mesazh në Twitter“, tha ajo.
Zonja Harris tha se Presidenti Trump ka dështuar në detyrën më themelore të një presidenti, që është mbrojtja e popullit amerikan.
Presidenti Trump ka theksuar në mënyrë të përsëritur vendimin e tij në fund të janarit për të ndaluar hyrjen e kujtdo që kishte qenë në Kinë gjatë 14 ditëve të mëparshme, vendim që erdhi menjëherë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik.
Presidenti ia atribuon veprimit të tij shpëtimin e mundshëm të miliona jetëve amerikane, dhe thotë se zoti Biden e kritikoi në atë kohë.
Një ditë pas masës së ndalimit për Kinën, zoti Biden e quajti Presidentin Trump ksenofob dhe tha se presidenti duhet të marrë vendime bazuar në shkencë. Por, demokratët pretendojnë se ish-nënpresidenti po e kritikonte Presidentin Trump në përgjithësi, dhe jo për këtë politikë specifike./ VOA
Gjoba prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë, ndalim i fe...
Ushtria ruse fajësoi të enjten trupat amerikane për përplasj...
Uragani ‘Laura’ ka shkaktuar dëme të mëdha në Luiziana dhe n...
Për shkak të pandemisë shumë londinezë po punojnë prej disa ...
Fillimi i vitit shkollor në Kosovë është shtyrë për datën 14...
Presidenti amerikan Donald Trump e ka sfiduar konkurrentin e...
Qeveria e Serbisë iu bashkua të enjten Bashkimit Evropian në...
Një person i infektuar me COVID-19 është futur në një avion ...
Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë lajmëruar se këtë të ...
Kevin Mayer ka dhënë dorëheqjen nga posti si drejtues i rrje...
Merkel u shpreh “shumë e shqetësuar” për tensionet e shtuara...
Kosova ka raportuar sot 141 raste të reja me koronavirus, pë...
Kryeministri i Francës, Jean Castex, tha se koronavirusi ësh...
Merkel u shpreh “shumë e shqetësuar” për tensionet e shtuara...
Nëse përpjekjet e Gjermanisë për të ndërmjetësuar në konflik...
Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev k...
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha të mërkurën se në t...
Një mësuese shtatzënë ka ndërruar jetë nga koronavirusi, pas...
Një 84 vjeçare ka ndërruar jetë në Itali disa ditë më parë, ...
Prej disa muajsh koronavirusi ka “gjunjëzuar” gjithë botën. ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...