Fotolajm/ Vip-at e paguar nga Veliaj që protestojnë kundër Ramës
Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-...
Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-...
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha të mërkurën se në takimin e së enjtes në Bruksel ndërmjet grupeve teknike të Kosovës dhe Serbisë do të diskutohet për çështjet e bashkëpunimit ekonomik.
Ai i bëri këto komente një ditë pasi Bashkimi Evropian konfirmoi takimin e 27 gushtit në Bruksel në nivel të ekspertëve.
Kryeministri Avdullah Hoti tha se në takimin e së enjtes në Bruksel do të diskutohet për fazën përfundimtare drejt njohjes së ndërsjellë.
?Nesër diskutimet që bëhen në Bruksel janë pjesë e marrëveshjes finale për njohje reciproke, që adresuan në takimin e mëhershëm çështjen e të pagjeturve, dhe nesër do të diskutohen çështjet e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve?, tha kryeministri Hoti.
Bisedimet në nivel të grupeve të ekspertëve pritet të mbahen një javë para takimit në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të ndërmjetësuara nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O?Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.
Zyrtarë amerikanë në disa raste kanë theksuar se takimi në Shtëpinë e Bardhë do të përqendrohet në çështjet ekonomike ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa cështjet politike do të jenë në duar të evropianëve.
Në Kosovë ekspertë të ekonomisë thonë se përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike mundëson krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm ekonomik dhe politik në rajon.
Berat Rukiqi nda Oda Ekonomike e Kosovës thotë se një gjë e tillë është thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja në vend e rajon.
?Një ndër arsyet të themi të mos investimeve në shkallën që presim ose do të duhej të ishte në Kosovë, është edhe kjo paqartësia e relacioneve politike në me vende të caktuara të rajonit, sidomos me Serbinë por edhe me Bosnjën në anën tjetër?, thotë ai.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane beson se në Ëashington do të largohen të gjitha problemet politike që përkthehen në probleme ekonomike.
?Përmirësimi i lirisë së lëvizjes së njerëzve, qarkullimit të mallërave, shërbimeve dhe kapitalit e pastaj palët nëse arrijnë një marrëveshje të tillë natyrisht që do të përfitonin edhe atë që është premtuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara e që është financimi i projekteve qoftë individuale të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, qoftë projekteve të përbashkëta ndërshtetërore?, thotë ai.
Ata thonë se projekte të tilla janë në funksion edhe të rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës nga pasojat e pandemisë COVID-19, ndërkaq përfshirjen e Shteteve të Bashkuara e shohin si një lloj garancie për zbatim të cfarëdo marrëveshjeje që mund të arrihet.
?Ne e shohim këtë proces të bashkëpunimit rajonal edhe të kësaj klimës më të mirë për investime që duhet të krijohet edhe si nevojë për t?i adresuar problemet që i ka shkaktuar pandemia. Ne si institucion kemi propozuar projekte të bashkëpunimit rajonal si lidhje të rëndësishme me porte apo hekurudha apo rrugë të rëndësishme ndërkombëtare si një shtyllë e rëndësishme e rimëkëmbjes ekonomike?, thotë zoti Rukiqi.
?Jo vetëm përfshirja e Shteteve të Bashkuara por edhe vet lokacioni në të cilin synohet të arrihen këto marrëveshje mendoj se do ta rrisë nivelin e seriozitetit dhe përfundimisht do të bëj që palët të qëndrojnë prapa zotimeve të tyre. Po flasim për një institucion si Shtëpia e Bardhë ku megjithatë ajo cfarë palët do të japin si zotim formal besoj që do të ketë rëndësinë për zbatimin e tyre në të ardhmen. Kjo pa e zvogëluar rëndësinë e selisë së Bashkimit Evropian që është Brukseli?, thotë zoti Zeka.
Përfaqësimi në delegacionin për bisedimet me Serbinë
Kryeministri Hoti tha se qeveria është duke bërë përgatitjet dhe ekipin për takimin në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se ky takim është i rëndësisë së lartë shtetërore ndërsa bëri thirrje për përfshirjen e të gjitha subjekteve politike në delegacionin e Kosovës për këto bisedime.
?Është një takim që ne e kemi pritur tash e sa kohë. Unë sot kam dërguar letra edhe te partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë delegacion të qeverisë së Kosovës në takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas edhe në takimin e ardhshëm të paraparë për në fillim të shtatorit në Bruksel?, tha kryeministri Hoti.
Lëvizja Vetëvendosje konfirmoi ndërkaq letrën e dërguar nga kryeministri Avdullah Hoti për të marrë pjesë në takimin e katër shtatorit në Shtëpinë e Bardhë dhe në Bruskel.
Nëpërmjet një reagimi, kjo lëvizje tha se nuk do të marrë pjesë në këto takime ndërsa e quajti qeverinë si jolegjitime dhe jolegale.
?Pozicioni ynë në këtë çështje është i qartë. Kosova mund të dialogojë me Serbinë vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme kur do të kemi qeveri me legjitimitet të plotë, që harton, prezanton dhe siguron unitet përmes një platforme që merr mbështetjen e 2/3 të deputetëve në Kuvend si dhe duke u nisur gjithnjë nga reciprociteti si parim i marrëdhënieve të barabarta ndërshtetërore?, thuhet në reagimin e lëvizjes Vetëvendosje.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet me 7 shtator./VOA
Një mësuese shtatzënë ka ndërruar jetë nga koronavirusi, pas...
Një 84 vjeçare ka ndërruar jetë në Itali disa ditë më parë, ...
Prej disa muajsh koronavirusi ka “gjunjëzuar” gjithë botën. ...
Paralajmërimi për të mos udhëtuar në rreth 160 vende zgjatet...
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn bën me dije se ç...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njof...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut raportoi so...
Prestigjozja ameriakne CNN, në një editorial të ditës së sot...
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump shprehu ...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, deklaroi sot se ...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka deklarua...
Për shkak të kapaciteteve dhe rezervave të kufizuara të test...
Rreth 3,700 suedezëve u është thënë se kanë koronavirus, por...
Fizionomia e politikës së jashtme së Partisë Republikane gja...
Gjermania ka dalë me një deklaratë të fortë në lidhje me mar...
Gjykata greke ka dënuar kapitenin e Manchester United me 21 ...
Ishulli turistik i Balit nuk do të hapet për turistët deri n...
Kosova dhe Serbia pritet të takohen të enjten më 27 gusht në...
Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut po heton n...
Një tjetër deputet shqiptar është konfirmuar pozitiv me Covi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...