Gjermania vendos rregulloren e re për Covid/ Çfarë ndodh me personat që vijnë nga zona me rrezik
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn bën me dije se ç...
Paralajmërimi për të mos udhëtuar në rreth 160 vende zgjatet deri në mes të shtatorit. Qeveria gjermane e justifikoi hapin me rritjen e numrit të infektimeve me Corona jashtë vendit.
Qeveria gjermane e zgjati edhe me dy javë paralajmërimin për të mos udhëtuar në rreth 160 vende. Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, tani ai duhet të zbatohet deri më 14 shtator. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane e justifikoi hapin me rritjen e numrit të infektimeve me koronavirus në shumë shtete. “Situata nuk do të ndryshojë sa duhet pozitivisht deri në mes të shtatorit për të hequr paralajmërimin global për të mos ndërmarrë udhëtime,” tha ajo.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme theksoi se “njerëzit që kthehen nga jashtë vendit shpesh sjellin infeksion në Gjermani”. Zëvendëszëdhënësja e qeverisë Ulrike Demmer u bëri thirrje qytetarëve të përdorin arsyen kur zgjedhin destinacionet e tyre të udhëtimit.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI), më shumë se 40 përqind e njerëzve që rezultuan pozitivë në testet për virusin e Coronas në Gjermani ishin infektuar për herë të fundit jashtë vendit. Në javën 34 të raportimit, përqindja ishte 42 përqind. Para kësaj ishte 39 përqind.
Efekt pengues
Paralajmërimi për të mos ndërmarrë udhëtime vlen për të ashtuquajturat vendet të treta. Ky grup përfshin vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian ose që janë të asociuuara me zonën Shengen, përfshirë Britaninë e Madhe. Për ata që kthehen nga këto rajone, një test për koronavirusin është i detyrueshëm kur hyjnë në Gjermani. Derisa të dalë rezultati, ata duhet të izolohen për 14 ditë në karantinë, si një masë paraprake. Deri tani, paralajmërimi i udhëtimit ka qenë i kufizuar deri në fund të gushtit.
Një paralajmërim për të mos udhëtuar nuk është ndalim, por synon të ushtrojë një efekt të rëndësishëm parandalues. Sidoqoftë, ai ka edhe një anë pozitive për konsumatorët: u mundëson udhëtarëve t’i anulojnë prenotimet pa pagesë. Paralajmërimi për udhëtimet jepet pavarësisht nëse vendet janë klasifikuar si zona rreziku nga Instituti Robert Koch.
Aktualisht ekziston një paralajmërim udhëtimi për më shumë se 160 vende, por vetëm pak më shumë se 130 prej tyre klasifikohen si zona rreziku. Për shembull, një paralajmërim udhëtimi vlen për Tajlandën, sepse atje ekziston ende një ndalim hyrjeje për turistët, por Tajlanda nuk është më zonë rreziku për shkak të numrit të ulët të infektimeve./DW
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn bën me dije se ç...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njof...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut raportoi so...
Prestigjozja ameriakne CNN, në një editorial të ditës së sot...
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump shprehu ...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, deklaroi sot se ...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka deklarua...
Për shkak të kapaciteteve dhe rezervave të kufizuara të test...
Rreth 3,700 suedezëve u është thënë se kanë koronavirus, por...
Fizionomia e politikës së jashtme së Partisë Republikane gja...
Gjermania ka dalë me një deklaratë të fortë në lidhje me mar...
Gjykata greke ka dënuar kapitenin e Manchester United me 21 ...
Ishulli turistik i Balit nuk do të hapet për turistët deri n...
Kosova dhe Serbia pritet të takohen të enjten më 27 gusht në...
Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut po heton n...
Një tjetër deputet shqiptar është konfirmuar pozitiv me Covi...
Spanja tha se do të kërkojë ndihmën e ushtrisë për të luftua...
Kremlini tha të martën se tani për tani nuk ekziston nevoja ...
Vijon bilanci tragjik i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë teks...
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 136 raste të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...