web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Renditja e të gjitha kohrave në Ligën e Europës/ Kukësi do të tentojë të kalojë Skënderbeun, Tirana i ndjek nga pas

27 Gusht 2020, 09:41, Sport CNA

Kukësi ka një arsye më shumë për të synuar kualifikimin ndaj Slavia Sofjes në këtë edicion të Ligës së Europës, pasi synon të rimarrë përsëri fronin si skuadra më e suksesshme shqiptare në këtë turne. Verilindorët, ndonëse me më pak se nëj dekadë histori në turnetë ndërkombëtarë, janë paraqitur shumë pozitivisht dhe në renditjen e të gjitha kohëve të përpiluar nga UEFA, gjenden aktualisht me pikë të barabarta me Skënderbeun, të ndarë vetëm nga golavarazhi nga ?froni?.

Renditja e cila përditësohet nga UEFA dhe merr për bazë sistemin e vjetër ku një fitore ishte 2 pikë, sheh korçarët e kuksianët të ndajnë kuotën e 19 pikëve në pjesëmarrjet e tyre, të siguruara përkatësisht me 22 dhe 23 ndeshje të luajtura. Por duhet theksuar se Skënderbeu e ka arritur gjithçka me vetëm 3 edicione të luajtura në Ligën e Europës, kundrejt 6 të Kukësit.

Vendi i tretë i përket Tiranës me 15 pikë, me bardheblutë që do të kenë edhe ata mundësinë këtë vit të përmirësojnë statistikën e tyre në këtë turne, ku kanë luajtur më parë në 10 edicione duke zhvilluar 26 ndeshje.

Më larg janë Laçi me 8 pikë dhe Teuta me 7, për momentin duke mos kërcënuar treshen e kreut në këtë renditje të UEFA-s që sheh të gjitha klubet shqiptare jashtë 300 më të mirëve në kontinent. /Vipsport





Lajmet e fundit nga