web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë/ Zbardhet dëshmia e Indrit Bajraktarit: Ramë të dy pa ndjenja nga motori

23 Gusht 2020, 07:29, Kronika CNA

Zbardhet dëshmia e Indrit Bajraktarit, 25-vjeçarit që doli xhiro me 17-vjeçaren Enisa Doda më 19 gusht në Velipojë dhe u kthye pa motorin e ujit dhe pa të miturën.

Bajraktari ka deklaruar se të dy kishin dalë për të bërë xhiro me motor uji në det dhe ishin rrëzuar. Ai ka thënë para togave të zeza se ka qëndruar rreth 40 minuta pa ndjenja në det dhe më pas ka tentuar të dalë në breg.

Për faktin se kishte dashur të largohet nga vendngjarja dhe ka gënjyer pronarët e motorëve të ujit, i riu ka deklaruar se e kishte kapur paniku dhe kishte pasur frikë.

“Kemi rënë të dy pa ndjenja në ujërat e detit Adriatik. Jemi rrëzuar të dy nga motori dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not. Ka ardhur një çift tjetër me motorskaf dhe më thanë se po njoftojmë ato të motorskafeve se ata ishin dy veta dhe nuk kishte vend për mua.

Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motorskafit në qafën e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjeçe ndaj edhe kemi dalë. Motra e saj është ne Angli dhe kemi njohje”, ka thënë ai.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën ?arrest me burg? për Bajraktarin, i cili rezulton të jetë i martuar me një shtetase angleze./ CNA.al

17-vjeçarja u gjet e mbytur në Velipojë/ I riu gënjeu pronarët e motorit të ujit, tentoi të ikte fshehurazi

I martuar dhe në pritje për t?u bërë baba, Indrit Bajraktari erdhi për pushime pa bashkëshorten/ Çfarë thonë familjarët e 17-vjecares

Doli xhiro me motor uji dhe la 17-vjeçaren në det/ Lihet në burg Indrit Bajraktari





Lajmet e fundit nga