Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e radhës para Kuvendit
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita, dha dorëheqjen të martën në mbrëmje, disa orë pasi u arrestua nga ushtarët kryengritës, pas disa muaj trazirash politike në këtë vend të Afrikës Perëndimore.
Me maskë në fytyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit, presidenti Keita u shfaq me pamje të lodhur në televizionin shtetëror për të njoftuar se po tërhiqet për të shmangur çdo gjakderdhje.
Udhëheqësi i rrëzuar 75-vjeçar tha që nëse “disa elementë” të ushtrisë duan t’i jepnin fund presidencës së tij “me ndërhyrjen e tyre, a kam me të vërtetë një zgjedhje?” Ai njoftoi gjithashtu se qeveria e tij dhe Asambleja Kombëtare do të shpërbëheshin.
Fjalimi i dorëheqjes së presidentit Keita mbylli një ditë trazirash që filluan kur ushtarët rrëmbyen armët nga një bazë ushtarake në Kati dhe përparuan në kryeqytetin e Bamako. Një gazetar në Mali i tha Zërit të Amerikës se ushtarët “e papërmbajtur, u futën në depo, morën armët, filluan të qëllonin në ajër, dolën jashtë dhe bllokuan hyrjen në kamp”.
Një numër i protestuesve antiqeveritar u mblodhën në sheshin qendror në Bamako duke brohoritur derisa ushtarët u nisën për në shtëpinë e presidentit Keita për ta arrestuar atë.
Ushtarët arrestuan presidentin Keita dhe kryeministrin Boubou Cisse në shtëpinë e presidentit dhe i dërguan ata në Kati, në të njëjtin kamp ku filloi edhe grusht shteti i vitit 2012 që rrëzoi ish presidentin AmadouToumani Toure. Përmbysja e tij nxiti një kryengritje të dhunshme islamike në qendër të Malit, me gjithë praninë e vazhdueshme të trupave franceze që fillimisht i dëbuan xhihadistët nga Mali verior.
Nuk është raportuar për viktima gjatë kryengritjes së të martës.
Mali është përfshirë në protesta prej disa muajsh të udhëhequra nga partia kryesore opozitare, Lëvizja e 5 qershorit, për shkak të krizës ekonomike, korrupsionit dhe dështimit të presidentit Keita për të shuar një kryengritje tetë vjeçare islamike në Malin qendror.
Përleshjet e dhunshme ndërmjet protestuesve antiqeveritar dhe forcave të sigurisë muajin e kaluar lanë pas vetes 14 protestues të vrarë dhe 154 të plagosur.
Blloku rajonal ECOËAS (Komuniteti Ekonomik i vendeve të Afrikës Perëndimore) hartoi një plan që presidenti Keita të formojë një qeveri të unitetit me opozitën, por u refuzua nga Lëvizje 5 qershorit.
ECOËAS mbylli kufijtë me Malin pas arrestimit të presidentit dhe kryeministrit dhe pezulloi të gjitha transaksionet financiare ndërmjet Malit dhe 14 vendeve anëtare të saj dhe dëboi Malin nga trupat vendimmarrës të saj.
Zyrtarët e ECOWAS-it bënë thirrje për sanksione ndaj atyre që i cilësuan si “puçistë dhe mbështetës të tyre”.
J. Peter Pham, i dërguari amerikan në rajonin Sahel, lëshoi një deklaratë duke thënë se Uashingtoni është kundër çdo “ndryshimi ekstra-kushtetues”.
Një zëdhënës i Komisionit të Unionit Afrikan, tha së kryetari Moussa Faki Mahamat dënon me forcë arrestimet e presidentit Keita dhe kryeministrit Cisse dhe kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për ndryshimin jokushtetues të qeverisë së Malit.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kërkoi rivendosjen e menjëhershme të rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit në Mali. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkuan një takim me dyer të mbyllura të mërkurën. /CNA.al
Demokratët e Shteteve të Bashkuara emëruan zyrtarisht të mar...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka fituar betejen me C...
Pse në Gjermani u shënua një rritje rekord prej gati 50% i r...
Zëdhënës të qeverisë të Malit bëjnë me dije se një grup usht...
Platforma që po propozon Partia Demokrate kritikon praktikat...
Presidenti amerikan Donald Trump të martën tha se ai do të z...
Vijon të mbetet shqetësuese situata e Covid-19 në Greqi.Bëhe...
“Ne duhet të respektojmë rregullat dhe të informojmë për rre...
Aktorja libaneze e filmave me pullë të kuqe (e tërhequr tash...
Presidenti i SHBA Donald Trump i është përgjigjur deklaratav...
Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama e v...
Demokratët bënë thirrje për unitet brenda partisë të hënën, ...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, kundërshto...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë M...
Koalicioni i LSDM dhe BDI tashmë kanë finalizuar marrëveshje...
Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së mblidhen për të d...
Një ish-zyrtar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) ë...
Në Vjenë të Austrisë, zyrtarët rusë dhe amerikanë kanë fillu...
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka thënë se ...
Radio Televizioni Publik i Suedisë (STV) njoftoi se ua ka nd...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...