Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Demokratët e Shteteve të Bashkuara emëruan zyrtarisht të martën ish nënpresidentin, Joe Biden, për kandidatin e tyre në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në një mbrëmje tjetër gjatë së cilës republikanë të shquar ju bashkuan kritikave të demokratëve ndaj presidentit Donald Trump, derisa vlerësuan aftësitë udhëheqëse të zotit Biden.
Ish nënpresidenti Biden ishte kandidati i supozuar i partisë për muaj të tërë pasi mbizotëroi një grup demokratësh që shpresonin të kandidohen për president në votimet paraprake, duke përfshirë këtu edhe rivalin e tij senatorin e Vermontit, Bernie Sanders.
Biden tha se emërimi “do të thotë shumë për mua dhe familjen time dhe unë do t’ju shoh të enjten”, duke nënkuptuar fjalimin që pritet ta mbajë derisa pranon emërimin në natën e fundit të Konventës Kombëtare.
Derisa demokratët u mblodhën në mënyrë virtuale, Trump udhëtoi të martën në dy shtete kryesore të fushës së betejës, Iowa dhe Arizona, ku u përpoq të inkurajojë gratë votuese, ndërsa me herët fali veprimtaren Susan B. Anthony, e cila luftoi për të drejtën e votës për gratë amerikane dhe u shpall fajtore se kishte votuar në mënyrë të paligjshme në vitin1872.
Bashkëshortja e zotit Biden, Jill, tha që nëse do të zgjidhej, burri i saj do të sillte në Shtëpinë e Bardhë “udhëheqjen e denjë për kombin tonë” në kohën e një pandemie historike të koronavirusit dhe të një depresioni ekonomik.
“Ka nga ata që duan të na thonë se vendi ynë është i ndarë në mënyrë të pashpresë, se dallimet tona janë të pakalueshme. Por, kjo nuk është ajo që kam parë gjatë këtyre muajve”, tha Jill Biden.
“Ne po bashkohemi dhe po mbështetemi tek njëri tjetri. Ne po gjejmë mëshirë dhe mirësi në momentet që dikur mund t?i kemi marrë si të mirëqena. Ne po shohim që dallimet tona janë të çmuara dhe ngjashmëritë tona janë të pafundme?, tha ajo.
?Ne kemi treguar që zemra e këtij kombi rrah ende me mirësi dhe guxim. Ky është shpirti i Amerikës për të cilën po lufton Joe Biden tani për tani?, tha ajo, duke mbajtur fjalimin e saj nga një klasë në shkollën e mesme, ku dikur mësonte në Wilmington, Delaware.
Jill Biden ka luajtur një rol aktiv, në prapaskenë, në garën e tretë të burrit të saj për president gjatë tre dekadave. Ndihmësit thonë se ajo ofroi mendimet e saj në zgjedhjen e tij të kandidatit për nënkryetar para se ai të zgjidhte senatoren e Kalifornisë, Kamala Harris, javën e kaluar, duke e bërë senatoen Harris gruan e parë me ngjyrë dhe amerikanen e parë nga Azia Jugore, që kandidohet për një post të tillë.
Zonja Harris pritet të mbajë fjalimin e pranimit të këtij emërimi të mërkurën, kur priten fjalime edhe nga ish presidenti, Barack Obama dhe senatorja, Elizabeth Warren.
Ish Sekretari i Shtetit, John Kerry, i cili shërbeu në administratën Obama-Biden, e shfrytëzoi fjalimin e tij të martën mbrëma për të portretizuar politikën e jashtme të Trump-it si një dështim.
“Kur ky president shkon jashtë shtetit, nuk është një mision i vullnetit të mirë… Ai shkakton ndarje me aleatët tanë dhe u shkruan letra dashurie diktatorëve. Amerika meriton një president i cili merret shembull, jo një që përqeshet?, tha zoti Kerry.
Ai theksoi se zoti Biden e kupton se problemet me të cilat përballet bota tani, përfshirë koronavirusin, terrorizmin dhe ndryshimet e klimës, nuk mund të zgjidhen “pa i bashkuar kombet me forcë dhe përulësi”.
Ish-presidenti, Bill Clinton, kritikoi udhëheqjen e presidentit Trump, posaçërisht në kohë krize.
?Në një kohë si kjo, zyra ovale duhet të jetë një qendër komande. Përkundrazi, ajo tash është një qendër stuhie. Ka vetëm kaos”, tha zoti Clinton. ?Tani duhet të vendosni nëse do të ripërtërini kontratën e tij ose të punësoni dikë tjetër?, tha ai.
“Nëse doni një president i cili e përcakton punën e tij me shpenzimin e orëve të ditës duke shikuar TV dhe duke sulmuar njerëz në mediet sociale, ai është njeriu juaj. Refuzimi, shpërqendrimi dhe sjellja e keqe janë veprat e duhura nëse përpiqeni të argëtoheni dhe të nxisni, por në një krizë të vërtetë, kjo shembet si një kullë prej letrave”, tha ish presidenti Clinton.
Javën tjetër, presidenti Trump pritet të pranojë zyrtarisht kandidimin nga partia e tij në Konventën Kombëtare të Republikanëve.
Presidenti Trump dhe nënpresidenti Mike Pence, po bëjnë ndalesa fushate gjatë javës që zoti Biden është në qendër të vëmendjes, duke udhëtuar në zonat e betejës politike që mund të luajnë një rol kryesor në zgjedhje.
Trump u drejtua të martën për në shtetin perëndimor të Ioëa-s dhe më vonë vizitoi Yuman në Arizona, afër kufirit me Meksikën për të vlerësuar ndërtimin e një muri kufitar për të penguar emigrantët pa dokumente të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo çështje ishte një kartë e fortë e kandidimit të tij të suksesshëm për president në vitin 2016.
Të enjten, presidenti Trump planifikon të vizitojë një vend pranë shtëpisë së fëmijërisë së zotit Biden në Scranton të Pennsylvanias./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka fituar betejen me C...
Pse në Gjermani u shënua një rritje rekord prej gati 50% i r...
Zëdhënës të qeverisë të Malit bëjnë me dije se një grup usht...
Platforma që po propozon Partia Demokrate kritikon praktikat...
Presidenti amerikan Donald Trump të martën tha se ai do të z...
Vijon të mbetet shqetësuese situata e Covid-19 në Greqi.Bëhe...
“Ne duhet të respektojmë rregullat dhe të informojmë për rre...
Aktorja libaneze e filmave me pullë të kuqe (e tërhequr tash...
Presidenti i SHBA Donald Trump i është përgjigjur deklaratav...
Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama e v...
Demokratët bënë thirrje për unitet brenda partisë të hënën, ...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, kundërshto...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë M...
Koalicioni i LSDM dhe BDI tashmë kanë finalizuar marrëveshje...
Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së mblidhen për të d...
Një ish-zyrtar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) ë...
Në Vjenë të Austrisë, zyrtarët rusë dhe amerikanë kanë fillu...
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka thënë se ...
Radio Televizioni Publik i Suedisë (STV) njoftoi se ua ka nd...
Franca ka angazhuar trupat e ndërhyrjes së shpejtë për të zb...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...