"Ndryshimet rrënjësore në strukturat e PD-së janë pozitive"/ Kikia: Përfshirja e të rinjve nuk duhet bërë për kozmetikë
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur sot lidhur me ...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur sot lidhur me ...
Demokratët bënë thirrje për unitet brenda partisë të hënën, ndërsa iu drejtuan votuesve amerikanë në natën e parë të kuvendit të tyre virtual. Ish-nënpresidenti Joe Biden dhe senatorja Kamala Harris do të pranojnë zyrtarisht emërimin si kandidatë për president dhe nënpresidente gjatë javës së kuvendit. Ngjarja më e madhe politike para zgjedhjeve për demokratët synon rritjen e entusiazmit tek votuesit, ndërsa fushata e hyn në fazën e saj përfundimtare.
Fjalimi kryesor u mbajt nga ish zonja e parë Michelle Obama e cila e vlerësoi lart ish nën-presidentin Joe Biden si një njeri të aftë për të drejtuar vendin, duke kriktikuar ashpër presidentin Donald Trump, për të cilin tha se i mungon aftësia për të kuptuar ndjenjat dhe vuajtjet e të tjerëve.
?Unë e njoh Joe-në. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm që udhëhiqet nga besimi. Ishte një nënpresident i mrekullueshëm. Ai di se si të shpëtojë ekonominë, të luftojë një pandemi dhe të udhëheqë vendin tonë?, tha ajo.
Ajo theksoi në kritikat e saj se Presidenti Trump ka dështuar me mënyrën si iu përgjigj krizës ekonomike e sociale, si dhe pandemisë së koronavirusit dhe nga ana tjetër u ka kthyer krahët aleancave ndërkombëtare të krijuara nga administratat e mëparshme amerikane.
Kuvendi është një aktivitet i pashembullt në kohëra të jashtëzakonshme, me një pjesëmarrje përmes medias sociale dhe mbrëmje televizive, që u drejtua nga aktorja Eva Longoria Baston.
Një nga temat ishin tensionet racore që kanë përçarë vendin, për të cilat foli mes të tjerëve edhe kryebashkiakja e kryeqytetit Uashington.
?Vetëm pak javë më parë, amerikanët me maska, me kujdes dhe paqësisht protestuan këtu ndaj vdekjes së George Floyd-it?, tha ajo.
Disa aspekte ishin të ngjashme me kuvendet e tjera, por audienca ishte në distancë.
Për demokratët, mbështetja e krahut progresist që gjatë fushatës brenda partisë përkrahu senatorin nga Vermonti, Bernie Sanders është thelbësore.
?Po përballemi me krizën më të rëndë të shëndetit publik prej 100 vjetësh dhe rënien më të thellë ekonomike që nga Depresioni i Madh. Po përballemi me racizmin sistematik dhe kërcënimin masiv ndaj planetit nga ndryshimet e klimës. Dhe mes gjithë këtyre sfidave, kemi një president që jo vetëm është i paaftë t?u bëjë ballë këtyre krizave, por po na çon në rrugën e autoritarizmit?, tha senatori Sanders.
E rëndësishme për demokratët, është edhe mbështetja e republikanëve të moderuar dhe votuesve të pavarur. Ish-guvernatori i Ohajos, John Kasich përkrah zotin Biden.
?Unë kam qenë gjithmonë republikan, por përkatësia partiake vjen pas përgjegjësisë ndaj vendit tim. Prandaj vendosa të flas në këtë kuvend?, tha ai.
Më pak se tre muaj para zgjedhjeve, sfida për të dyja partitë është të ngjallin entusiazëm për kandidatët, në një kohë pandemie./ VOA
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, kundërshto...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë M...
Koalicioni i LSDM dhe BDI tashmë kanë finalizuar marrëveshje...
Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së mblidhen për të d...
Një ish-zyrtar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) ë...
Në Vjenë të Austrisë, zyrtarët rusë dhe amerikanë kanë fillu...
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka thënë se ...
Radio Televizioni Publik i Suedisë (STV) njoftoi se ua ka nd...
Franca ka angazhuar trupat e ndërhyrjes së shpejtë për të zb...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi thirri ligj...
Vijon të mbetet e rënduar situata me Covid-19 në Maqedoninë ...
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë ...
Ajo që mund të konsiderohet temperatura më e lartë e regjist...
Kina ka dhënë e parë për një vaksinë kandidate kundër Covid-...
Mijëra kundërshtarë të Presidentit bjellorus Aleksander Luka...
Ish-ministri i Shëndetësisë në Kuvendin e Kosovës, Numan Bal...
Edhe pse në Spanjë janë regjistruar mbi 340 000 raste të kon...
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka shtyrë zgj...
Barbara Labuda flet me dëshirë për gratë e “Solidarność” – S...
Mitingje rivale u mbajtën në kryeqytetin Misnk të Bjellorusi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...