"Dyfisho sipërmarrjen"/ Rama: Bizneset e mëdha pa akses në program, të vegjëlit dhe të mesmët do të rriten
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në aktivitetin e p...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në aktivitetin e p...
NATO-ja hodhi poshtë të dielën akuzat e Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko se po përforconte forcat ushtarake afër kufirit perëndimor të vendit, por tha se po e vëzhgon nga afër situatën në vend.
Presidenti Lukashenko ishte shprehur më parë se tanket dhe avionët e NATO-s janë vendosur 15 minuta larg kufirit të Bjellorusisë.
Një zëdhënëse e NATO-s tha në një deklaratë: “Nuk ka shtim të forcave të NATO-s në rajon. Prania shumëkombëshe e NATO-s në pjesën lindore të Aleancës nuk është kërcënim për asnjë vend. Ajo është rreptësisht mbrojtëse, proporcionale dhe me synimin për të parandaluar konfliktin e për të ruajtur paqen.?
Zëdhënësja i bëri thirrje Bjellorusisë të respektojë liritë themelore, përfshirë të drejtën për protesta paqësore.
Fqinjët perëndimorë të Bjellorusisë, Polonia, Lituania dhe Letonia janë anëtare të NATO-s. Aleanca dërgoi katër grupe luftarake në këto vende si dhe në Estoni për të parandaluar inkursionet e mundshme ruse, pas aneksimit nga Moska të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014.
Numri i trupave në këto grupe të gatshme luftarake, të udhëhequra nga Britania, Kanadaja, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, është rreth 5,000.
Të shtunën, Polonia nënshkroi një pakt mbrojtjeje të përbashkët me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo, në bazën të të cilit Shtetet e Bashkuara do të shtojnë numrin e trupave në Poloni.
Marrëveshja përfshin trajnimin e forcave polake në aspektin e zbulimit dhe komandës, dhe një rritje të mundshme të shpejtë në praninë e atjeshme ushtarake të SHBA me deri në 20 mijë trupa, në rast të shtimit të kërcënimit.
Rusia ka thënë se nuk ka synime për të sulmuar NATO-n dhe e akuzon aleancën për destabilizim të Evropës.
I pyetur nëse në ditët e ardhshme mund të zhvillohet një takim i jashtëzakonshëm i ambasadorëve të NATO-s për të diskutuar situatën në Bjellorusi, ambasadori i Lituanisë pranë Aleancës tha se për momentin nuk kishte plane të tilla.
Ndërkohë, Rusia njofton se i ka deklaruar udhëheqësit të Bjellorusisë gatishmërinë për t?i ofruar ndihmë ushtarake nëse është e nevojshme.
Të dielën, demonstruesit u mblodhën në kryeqytetin Misk për të zhvilluar atë që pritet të jetë njëra nga protestat më të mëdha kundër rizgjedhjes së Lukashenkos.
Të paktën dy protestues janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar që nga zgjedhjet e së dielës së kaluar, për të cilat kundërshtarët e Lukashenkos thonë se ishin të manipuluara për të maskuar faktin se ai ka humbur mbështetjen e popullit pas 26 vjetësh në pushtet.
Në kryeqytet sot masat e sigurisë ishin të rrepta. Për herë të parë pas zgjedhjeve, mbështetësit e Lukashenkos u mblodhën në qendër të qytetit për të shprehur mbështetjen e tyre në të njëjtin vend ku do të mbahej protesta e pasditës. Udhëheqësi 65-vjeçar Lukashenko pretendon se ekziston një komplot i mbështetur nga të huajt për ta rrëzuar atë nga pushteti.
Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë sanksione të reja kundër Bjellorusisë, si përgjigje ndaj goditjes së saj të dhunshme ndaj protestave. Protestuesit nuk kanë shfaqur shenja se do të tërhiqen./VOA
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë raporton për...
Mbi 294 mijë persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 gjat...
Në Hungari shumë pak media të pavarura arrijnë t’i rezistojn...
Vëllai i vogël i presidentit Donald Trump, Robert, ka humbur...
Kthimi në Gjermani i islamistëve shihet si një rrezik i madh...
Në Itali, po raportohet çdo ditë rritje e rasteve të infekti...
Gjatë vizitës së tij në Evropë, Sekretari i Shtetit Mike Pom...
Shtetet e Bashkuara dhe Polonia nënshkruan të shtunën një ma...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 9 viktima si...
Pas disa mujash të mbyllura për shkak të pandemisë, javen e ...
Këngëtari shqiptar Korab Jetishi ka përfunduar në prangat e ...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mëngjesin e sot...
Qeveria e Malit të Zi ka nxjrrë një njoftim lidhur me hyrjen...
Një ish-jurist i FBI-së pritet të pranojë fajësinë për dekla...
Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të premten ka m...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot Ligjin për p...
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, tha të premten ...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se T...
Autoritetet në Bjellorusi liruar rreth 1 mijë protestues të ...
Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...