Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Në Shqipëri, një raport i detajuar i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, rendit një sërë shkeljes që sipas këtij institucioni përbëjnë shkak për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo, i cili në shkurt të vitit të kaluar urdhëroi lirimin me kusht të një të dënuari me burgim të përjetshëm. Raporti, gjendet tanimë në duart e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili do të duhet të marrë dhe vendimin:
I arrestuar në Itali në vitin 1997 dhe më pas i dënuar me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinarari, e pa veten jashtë qelisë, vitin e shkuar pasi në 14 shkurt gjykatësi i Korçës Markelian Kuqo pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht. Në Itali, Gjinarari, u akuzua për disa vepra penale, nga vrasja te armëmbajtja pa leje, trafik lëndësh narkotike dhe kryerje të krimit nga banda të armatosura. Prej vitit 2014 ai po vuante dënimin në Shqipëri, në burgun e Drenovës.
Lirimi i tij me kusht u kundërshtua nga Ministria e Drejtësisë e cila pak ditë pas vendimit ju drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme ndaj gjyqtarit. Por mungesa e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, institucion i cili u ngrit në fillim të 2020-ës, bëri që rasti të mbetej i arkivuar për gati një vit. Ndërsa një vendim i marrë në qershor të 2019 nga gjykata e Apelit të Korçës, e cila rrëzoi vendimin e gjykatësit Kuqo, nuk ndryshoi asgjë për Gjinararin, i cili ndërkohë, ishte larguar pa lënë gjurmë.
Për rastin, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, u vu në lëvizje që në javët e para, duke nisur ndaj gjykatësit Kuqo, hetimin disiplinor, i cili përfundoi në fund të muajit korrik, me kërkesën për shkarkim, drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Raporti i gjatë, i cili tanimë ndodhet në duart e anëtarëve të KLGJ-së, vlerëson se gjyqtari i Korçës ka kryer një sërë shkeljes. ?Nga ana e e magjistratit janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjmë me mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit?, si dhe gjatë dhënies së vendimit?është bërë një parashtrim i shtrembëruar i fakteve dhe rrethanave në mënyrë të dukshme në aktet e nxjerra?, vë në dukje raporti.
Sipas hetimit disiplinor, në marrjen e vendimit për lirim, gjykatësi Kuqo ka aplikuar ligjin që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave penale, i cili parashikonte se koha e nevojshme e vuajtjes së dënimit duhet të ishte 25 vjet, dhe jo 35 vjet, siç parashikon legjislacioni në fuqi. Një interpretim i tillë sipas hetimit, konsiderohet i gabuar pasi nuk ka respektuar një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë për rastet e fuqisë prapavepruese të ligjeve. Inspektori i Lartë vëren gjithashtu se gjyqtari Kuqo, ?ka qenë kontradiktor?, pasi në një moment tjetër, për të njejtin rast, i është referuar ligjit të ndryshuar.
Sipas vendimit të lirimit, i dënuari Gjinarari, plotëson kushtet për t?u konsideruar i rehabilituar, ndërsa mes të tjerash përmendet dhe sjellja e tij shembullore në burg. Por Inspektori i Lartë I Drejtësisë, dhe në këtë rast vlerëson se përfundimet e gjyqtarit Kuqo ?janë hipotetike, emocionale dhe të pambështetura në provat e administruara në gjykim? dhe se Gjykata e Apelit Korçë e cila rrëzoi vendimin e lirimit ?ka konstatuar se nuk ka asnjë provë ku të mbështetet sjella shembullore e të dënuarit, përvec citimit të kësaj shprehje në raportin e Drejtorit të burgut të Drenovës Korçë, në një kohë që i dënuari ka qënë në këtë burg vetëm 11 ditë, në kohën e depozitimit të kërkesës?.
Po ashtu sipas hetimit disiplinor, nuk është mbajtur në konsideratë kriteri ndalues që nuk lejon lirimin me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje. Ndaj Gjinararit rezulton të ketë dy vendime penale nga Gjykatat italiane. Në vlerësimin e ILD-së ?faktet dhe rrethanat janë parashtruar dukshëm në mënyrë të shtrembëruar dhe vetëm për t?ju përshtatur plotësimit të kërkesave formale të dy neneve të Kodit Penal?.
Raporti i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë thekson se ?nga ana e magjistratit nuk është mbajtur në konsideratë krahas jurisprudencës së Gjykatës së Lartë? edhe vetë praktika e tij e ndjekur gjatë trajtimit të kërkesave me objekt ?Lirim me kusht?.
Në kërkesën për shkarkim drejtuar KLGJ-së, vihet në dukje se ?këto veprime/mosveprime të tij janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar brenda të njëjtit proces gjyqësor? duke arritur në përfundimin se ?shkelja disiplinore është kryer nga ana e magjistratit Markelian Kuqo me dashje direkte?.
Këshilli i Lartë Gjyqësor do të duhet të vendosë të merret me këtë çështje brenda muajit gusht, ndërsa dhe vetë gjyqtari Kuqo, do të ftohet të japë versionin e tij në raport me hetimin disiplinor. Për KLGJ-në, ky do të jetë rasti i parë i vlerësimit të një kërkese për shkarkim të një magjistrati.
Në harkun kohor të vetëm disa muajve që nga fillimi i aktivitetit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur dhe për 5 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, hetime displinore që kanë të bëjnë po me lirime para kohe me kusht por dhe shkelje të tjera./ VOA
Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apel...
Në datën 18 qershor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendo...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Disa dokumenta zyrtare, të konsultuara nga “Boldnews.al”, ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë d...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë g...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi që Kolegji i Ap...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi që të ndërpresë pr...
Prokuroria e Posaçme pritet të mblidhet sot në 14:00 për të ...
Shtyhet seanca gjyqësore në KPA për gjyqtaren Donika Prela. ...
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka vendosur sot shkarkimin...
Në një debat me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Seli...
Gjyqtarja Alma Hicka duket se ka marrë mbështetjen e Edi Ram...
Shkarkohet nga detyra Spartak Çoçoli prokuror pranë rrethit ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi ven...
Një tjetër prokurore do të jetë pjesë e Prokurorisë së Posaç...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...