Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi që Kolegji i Apelit të shqyrtojë me urgjencë rastin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares Ankelina Gazidede dhe që praktika e përsëritur e KPK për konfirmim në detyrë dhe referim për inspektim duhet të ndërpritet për shkak se përbën një heqje dorë nga KPK nga detyra e saj kushtetuese në procesin e vetingut.
Në një nga opinionet më kritike deri më sot kundër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi që praktika e ?referimit për inspektim? të subjekteve që konfirmohen në detyrë pasi gjehen me probleme të ndryshme duhet të marrë fund pasi përmes kësaj praktike, KPK duket se po heq dorë nga detyra e saj kushtetuese për të shkarkuar gjyqtarët apo prokurorët që rezultojnë me probleme gjatë hetimit administrativ.
Ky opinion veçanërisht i ashpër u dha nga OMN në kuadër të sugjerimit që ky institucion i bëri Komisionerit Publik për nevojën për ankimimin e vendimit të konfirmimit në detyrë të gjyqtares Alkelina Gazidede të Gjykatës Administrative të Apelit. OMN argumentoi se gjyqtarja duhej të ishte shkarkuar për kriterin e pasurisë dhe mund të mos ishte shpallur ?e aftë? në kriterin e aftësive profesionale.
Gazidede, gjyqtare që e ka nisur karrierën në vitin 1996, u konfirmua në detyrë nga KPK më 10 korrik por dy vendime në të cilat ajo akuzohet se ka shkelur etikën profesionale dhe parimin e paanësisë së gjykatës, ?të çohen për inspektim? te një organ kompetent.
Por përveç rekomandimit për shkarkim, Vëzhguesit Ndërkombëtarë dhanë disa komente paraprake në të cilat argumentuan se klauzola ligjore që autorizon KPK-në të referojë për inspektim një subjekt lidhet vetëm për çështje në të cilat subjekti mund të përballet me procedim disiplinor ndërsa për çështjet, të cilat mund të shkaktojnë shkarkim të subjektit nga detyra, KPK nuk duhet të përdorë referimin por duhet të gjykojë vetë sepse përndryshe ?heq dorë nga detyra e saj kushtetuese?.
Pasi citon pikën 4 të nenit 59 të ligjit të vetingut, vëzhguesit ndërkombëtarë shkruajnë:
?Një interpretim i orientuar kushtetutshmërisht i këtij neni duhet të mbështetet në një proces korrekt ligjor, gjë që do ta ndalojë KPK-në në transferojë çështje ?të organi disiplinor inspektues kompetent? kur çështjet kanë ose mund të kenë një ndikim thelbësor një procesin e rivlerësimit, kur këto çështje mund të përbëjnë bazë për një shkarkim nga detyra.?
Sipas vëzhguesve, nëse ligji interpretohet ndryshe, kjo sjell ?vendimin e papërshtatshëm të konfirmimit në detyrë për shkak se KPK është në pamundësi ose i mungon dëshira të marrë në konsideratë (siç duhet) çështje thelbësore që mund të kenë rëndësi themelore për rezultatin e rastit specifik?.
KPK ka konfirmuar në detyrë dhe ka dërguar për inspektim për çështje të ndryshme një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh. Në një rast një subjekt u dërgua për inspektim pa shkak.
Vëzhguesit thonë: ?Në një situatë të tillë Vëzhguesit Ndërkombëtarë besojnë se KPK mund të heqë dorë nga roli i saj kushtetues.? Vëzhguesit shtojnë se nëse Kolegji i Posaçëm i Apelimit e rrëzon këtë çështje, edhe roli kushtetues i KPA është i rrezikuar.
Pasaktësi në deklarimin e pasurisë
Vëzhguesit vërejnë se subjekti Gazidede ka dështuar në mënyrë të përsëritur gjatë viteve në të cilat ka qenë subjekt i deklarimit vjetor të pasurisë, të deklarojë saktë, në mënyrë të plotë dhe me korrektesë asetet e saj dhe të familjes së saj.
Ajo ka deklaruar përgjatë viteve se ka blerë një copë tokë me sipërfaqe 437 metra në të cilën ka deklaruar ndërtimin e një kati 100 metra katror në vitin 2003, shtimin e një kati në vitin 2004 dhe shtimin e një kati papafingo në vitin 2006. Por ndryshe nga deklarata e vitit 2003, në deklaratën veting shtëpia është deklaruar me kat përdhesë 143 m2 plus 20 metra terracë, kati i parë 150 metra dhe kati i dytë 192 metra.
Sipas OMN-së, deklaratat e saj mbi kostot dhe gjendjen e shtëpisë së legalizuar duket se nuk qëndrojnë dhe se të ardhurat e saj familjare nuk mjaftojnë për të mbuluar koston e shtëpisë.
?Duket se ka mospërputhje mes deklaratave dhe dokumenteve të dorëzuara nga subjekti me dokumentet e administruara gjatë hetimit administrativ,? thuhet në opinionin e OMN-së. ?Shpjegimet e subjektit mbeten në nivel kontradiktor, rrethanor dhe pa vlerë provuese për sa kohë kuadri ligjor i zbatueshëm është i qartë?.
OMN vëren gjithashtu se subjekti nuk ka qenë në gjendje t?i bindë për origjinën e një depozitimi në bankë me vlerë 1 milionë lekë në vitin 2010 ndërsa bashkëshorti i subjektit ka rezultuar se përdor një makinë jo nën pronësi të tij, por që u zbulua se përdorej prej tij për shkak të policave të sigurimit vjetor të lëshuara në emër të tij.
OMN ka vërejtje edhe për faktin që KPK e ka vlerësuar subjektin si profesionalisht të aftë. Sipas OMN-së, procesi i hetimit administrativ dhe disa denoncime nga persona të panjohur kanë zbuluar shumë raste problematike, me vendime të marra në kushtet e njëanësisë së shpallur ose gjykimin e një çështjeje dy herë, një herë në rolin e gjyqtares së Tiranës dhe më vonë, në rolin e anëtares së një trupe gjykuese në apel. Shpjegimet e subjektit për këto pikëpyetje, sipas OMN-së, nuk ishin të qarta.
Për këto arsye, OMN rekomandon apelimin e vendimit të konfrimimit me kërkesë për shkarkim nga KPA./ Birn
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi që të ndërpresë pr...
Prokuroria e Posaçme pritet të mblidhet sot në 14:00 për të ...
Shtyhet seanca gjyqësore në KPA për gjyqtaren Donika Prela. ...
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka vendosur sot shkarkimin...
Në një debat me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Seli...
Gjyqtarja Alma Hicka duket se ka marrë mbështetjen e Edi Ram...
Shkarkohet nga detyra Spartak Çoçoli prokuror pranë rrethit ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi ven...
Një tjetër prokurore do të jetë pjesë e Prokurorisë së Posaç...
Në seancën e dytë dëgjimore, gjyqtares Alkelina Gazidede iu ...
Në vendin tonë shpesh, institucionet të cilat duhet të bëjnë...
Gjyqtarja Alkelina Gazidede e Gjykatës Administrative të Ape...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, po zhvillon...
Albana Shtylla është zgjedhur në krye të Kolegjit të Posaçëm...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot disa vendime ...
Në një kohë kur mungon ende ngritje e Byrosë Kombëtare të He...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...