web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Karlos Çakalli/ Terroristi komunist meksikan, që tmerroi Evropën në vitet 1970-1980

14 Gusht 2020, 06:42, Politikë CNA

Përgjatë viteve 1970, Iliç Ramirez Sançez, ose i njohur më shumë si ?Karlos Çakalli?, ndëmori një fushatë terrori dhe dhune në emër të çlirimit të Palesinës dhe komunizmit. I shumë-kërkuar nga Izraeli, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera tjerë, ai
u kap më në fund pas një ?karriere? 20-vjeçare vrasjesh, pengmarrjesh, zhvatjesh dhe aktesh terroriste.

Me kalimin e viteve, ai pranoi autorësinë e të paktën 80 vrasjeve. I lindur më 12 tetor 1949, në Karakas të Venezuelës, Iliç Ramirez Sançez u trajnua që fëmijë në përdorimin e armëve të zjarrit. I ati, Hoze Navas, një avokat i suksesshëm me bindje marksite, ua vuri emrat 3 djemve të tij Iliç, Vladimir dhe Lenin sipas ish-udhëheqësit të njohur komunist të Bashkimit Sovjetik, edhe pse bashkëshortja e tij Elba, një katolike e devotshme, nuk ishte aspak dakord.

Në shtëpi, Ramirez Sançez mësoi shpejt parimet e Marksizmit-Leninizmit. I ati mburrej se ai kishte lexuar 2 herë një biografi të Leninit, që para se të bëhej 10 vjeç. Interesi mbi bindjet komuniste, e bëri atë fëmijën e preferuar të të atit. Ai ndoqi një shkollë
të njohur si të ekstremit të majtë, para se trajnohej për luftën guerile në Kubë. Kur ishte 17-vjeç prindërit e tij u divorcuan, dhe e ëma i çoi djemtë në Londër. Ndërkohë në vitin 1968, babai i Ramiez Sançez e regjistroi atë të ndiqte Universitetin ?Patris Lumumba? në Moskë. Ky universitet, ishte në fakt një shkollë trajnimi për aktivistët politikë radikalë, udhëheqësit revolucionarë dhe luftëtarët kryengritës, i drejtuar nga qeveria sovjetike, me shpresën se këta studentë do të riktheheshin një ditë në vendet e tyre për
të nxitur revolucionin.

Por disiplina e rreptë e detyroi Ramirez Sançez, të largohej shpejt nga shkolla. Gjatë qëndrimit të tij në Moskë, Ramirez Sançezit i bënë përshtypje rrëfimet e studentëve palestinezë për luftën kundër Izraelit. Duke arritur në përfundimin se kjo luftë ishte një mundësi për të kanalizuar urrejtjen e tij për autoritetin dhe kapitalizmin, ai shkoi në Aman të Jordanisë në verën e vitit 1970, për të filluar stërvitjen me Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP). Ai u njoh aty me Uadi Hadad, një luftëtar palestinez veteran që besonte se kauza mund të çohej përpara vetëm me terroristët ndërkombëtarë. Ishte ai që vuri re talentin e venezualianit në këto punë, duke i vënë nofkën ?Karlos?. Në vitin 1973, Karlos u përpoq të vriste biznesmenin hebre Jozef Sif në Londër, grabiti disa banka në Francë, vendosi bomba në redaksitë e disa gazetave, dhe tentoi të rrëmbejë avionë me pasagjerë, një taktikë kjo e preferuar e Hadad.

Gjatë 2 viteve, ai sulmoi cddo objektiv që mund të ishte i dobishëm për Izraelin. Veç PFLP, ai bashkëpunoi me Ushtrinë e Kuqe Japoneze në sulmin ndaj ambasadës franceze në Hagë të Holandës në vitin 1974. Në vitin 1975 ai gati u hap nga shërbimi sekret francez, teksa në momentet e fundit u arratis, duke i vrarë agjentët dhe lënë në vendngjarje një kopje të romanit të Frederik Forsajt të vitit 1971 ?Dita e Çakallit?.

Libri fliste për një një grup paramilitar, që komploton vrasjen e presidentin francez Sharl De Gol. Kështu lindi ?Karlos Çakalli?. Ai shkoi në Bejrut të Libanit, dhe nga andej në Gjermaninë Lindore dhe më pas në Hungari. Në fundin e vitit 1975, ai do të organizonte një operacion që do të shokonte botën, dhe do të hynte në histori si një sulm terrorist tipik.
Karlos sulmoi takimin e Organizatës së Vendeve eksportuese të naftës (OPEC) në Vjenë. Bashkë me disa terroristë të tjerë gjermanë dhe palestinezë, ai mori peng 80 njerëz, përfshirë ministrat e naftës të 11 vendeve. Ministrat nga Arabia Saudite dhe Irani – në atë kohë një shtet pro-amerikan – duhej të pushkatoheshin menjëherë, ndërsa të tjerët do të liroheshin në këmbim të shumave të mëdha që do të shkonin për kauzën e çlirimit të Palestinës.

Pasi iu nënshtrua një operacioni plastik, dhe ra ndjeshëm në madhe, Karlos hyri në Austri më 21 dhjetor 1975. Pasi u takua me grupin e tij në Vjenë, dhe së bashku u nisën për në selinë e OPEC në qendër të qytetit. Karlos dhe njerëzit e tij, mësynë në hyrjen e përparme dhe hapën zjarr duke vrarë një oficer policie, një roje sigurie dhe një anëtar të stafit.
Sulmuesit i ndanë pengjet në grupe, dhe nisën një rrethim që zgjati gjithë atë natës. Kur kërkesa e tij për një autobus nga policia e Vjenës u plotësua, ai liroi disa nga pengjet. Ndërkaq me 41 pengje me vete ai u nis drejt aeroportit, për të hipur në një avion që do
ta çonte në Algjer. Kur mbërriti në Tripoli të Libisë, grupi liroi disa pengje të tjera, përpara se të kthehej sërish në Algjer. Atje presidenti algjerian, Huari Bumedine, e bindi Karlosin të lironte 11 pengjet e fundit këmbim të azilit politik. Vetëm 48 orë pasi fillimit, operacionit kundër OPEC kishte përfunduar.

Nuk dihet nëse Karlos mori ndonjë shumë të madhe parash. Është sugjeruar se një shumë prej 50 milion dollarësh u ndanë midis Karlos, Hadad dhe mikut të këtij të fundit Xhorxh Habash. Por Hadad u zemërua shumë që Karlos nuk arriti të vriste ministrin arab dhe atë iranian të naftës, ndaj e dëboi atë nga PFLP. Karlos besohet se ndihmoi në planifikimin e rrëmbimit të famshëm të avionit Entebe në vitin 1976. Dihet gjithashtu se ai ndërmori një fushatë sulmesh terroriste në Francë kur gruaja e tij, Magdalena Kop u arrestua nga autoritetet atje, dhe mund të ketë bombarduar zyrat e një reviste që nuk pranoi të tërhiqte një intervistë që kishte kryer me të.
Pasi u zhvendos vazhdimisht në Hungari, Francë, Gjermaninë Lindore dhe atë Perëndimore, Libi, Siri, Irak, Jemen dhe Iran, Karlos më në fund u vendos me banim në Kartum të Sudanit, ku mbajti një profil të ulët. Atje dhe u kap nga agjentët e inteligjencës franceze, izraelite dhe amerikane në vitin 1994. Në vitin 1997, u dënua me burgim të përjetshëm./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga