Djali i Hashim Thaçit përfshihet në aksident
Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ë...
Në SHBA, 963 mijë persona të tjerë paraqitën javën e kaluar kërkesa për kompensim papunësie, sipas Departamentit të Punës. Megjithatë kjo ishte hera e parë që nga muaji mars që totali i përjavshëm ra nën një milion kërkesa.
Për 20 javë radhazi, më shumë se një milion të papunë kanë kërkuar ndihmën e qeverisë ndërkohë që koronavirusi sulmon komunitete të mëdha e të vogla në të gjithë vendin, duke detyruar punëdhënësit të mbyllin ose të kufizojnë bizneset dhe të pushojnë punonjës.
Por shifrat e javës së kaluar, edhe pse të larta, ishin një përmirësim, duke shënuar rënie, krahasuar me një javë më parë.
Kërkesat për kompensim në rast papunësie kanë rënë ndjeshëm që nga fundi i marsit, në ditët më të hershme të sulmit të pandemisë mbi ekonominë e SHBA, kur 6.9 milionë amerikanë kërkuan ndihmë brenda një jave të vetme. Para kësaj, java me shifrat më të larta është regjistruar në vitin 1982, kur 695,000 vetë kërkuan kompensime. Çdo javë gjatë pandemisë së koronavirusit ka qenë me shifra shumë më të larta se ajo e vitit 1982.
Edhe pse numri i kërkesave për kompensim papunësie ra javën e kaluar, rimëkëmbja ekonomike e vendit është ngadalësuar. Qeveria raportoi javën e kaluar se në korrik u shtuan 1.8 milionë vende të reja pune, shumë më pak nga 4,8 milionë vende të reja pune të raportuara në qershor.
Deri në fund të korrikut, qeveria dërgonte 600 dollarë shtesë në javë për punëtorët e papunë, përveç kompensimeve për papunësinë që janë shumë më pak se kaq. Shtëpia e Bardhë dhe demokratët e opozitës në Kongres nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje të re për ta shtrirë ndihmën tek amerikanët e papunë ose familjet, bizneset dhe administratat shtetërore dhe lokale në të gjithë vendin.
Presidenti Donald Trump fundjavën e kaluar nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke thënë se do të dërgonte 400 dollarë shtesë në javë për të papunët, nëse shtetet kontribuonin 100 dollarë të kësaj shume. Urdhri parashikonte gjithashtu shtyrjen e pagesës së taksës mbi pagat për punëtorët që fitojnë më pak se 100,000 dollarë në vit. Por detajet e ndihmës ende nuk janë njoftuar plotësisht dhe ndihma shtesë mund të kërkojë javë për tu zbatuar.
Ligjvënësit demokratë synojnë të zgjasin pagesat prej 600 dollarësh në javë deri në fund të vitit 2020, por republikanët thonë se kjo shifër është tepër e lartë. Negociatat vazhdojnë./ VOA
Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ë...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 193 ...
Rusia do të hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik V”, t...
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi th...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka do...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën në ...
Turqia dëshiron zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë përm...
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka shpallur publikisht kandid...
Manjati i medias pro-demokracisë, Jimmy Lai u lirua me kusht...
Ish-kryeministri Silvio Berlusconi, është shfaqur si rrallëh...
Kosova ka regjistruar sërish shifra alarmante te viktimave d...
Pas 102 ditëve sukses absolut me asnjë rast të brendshëm inf...
Së fundmi, situata mes Turqisë dhe Greqisë është tensionuar ...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për një marrëveshje...
Shefi për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep B...
Marrëdhëniet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës në...
Pas Shteteve të Bashkuara, Brazili ka numrin më të madh në b...
Njoftimi i Moskës të martën se Rusia do të miratojë një vaks...
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot fitoren në garën ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...