Vaksina ruse për COVID-19, zyrtarët amerikanë skeptikë
Dy zyrtarë të lartë amerikanë të shëndetësisë kanë shprehur ...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho thotë se në janar 2020, mozaikut të pushteteve ju shtua një ?pushtet? i ri, ai i COVID-it i cili vepronte nëpërmjet frikës së gjithëpranuar të qenies njerëzore nga e panjohura.
Sipas tij, pushteti i COVID-it në Shqipëri u pa si një kalë ekstra që duhej shfrytëzuar për përfitimin politik të radhës.
Dasho thekson se qeveria nuk ka asgjë nën kontroll pasi rastet nuk gjurmohen sepse metodat e përdorura për gjurmim janë ato të shekullit të 19-të!
Mes të tjerash ai nënvizon se: Të bësh politikë dhe propagandë me shëndetin dhe jetën e qytetarëve, i kalon kufijtë e luftës për pushtet!
?COVID-I DHE PUSHTETI
Në vendet me demokraci të konsoliduar ekzistojnë katër pushtete ? tre pushtetet tradicionalë dhe media ? të cilët funksionojnë në harmoni të plotë sipas parimit të njohur checks-and-balances.
Në vendet me demokraci hibride apo me tendenca autoritariste, pushteti ekzekutiv ?kalëron? tre pushtet e tjerë nëpërmjet dhunës, mashtrimit apo korruptimit.
Në janar 2020, mozaikut të pushteteve papritur ju shtua një ?pushtet? i ri, ai i COVID-it i cili vepronte nëpërmjet frikës së gjithëpranuar të qenies njerëzore nga e panjohura, sidomos kur kjo është vrasëse.
Në vendet e tipit të parë, COVID-i u vlerësua ashtu sikundër është ? një sëmundje epidemike që kërcënonte shëndetin dhe jetën e qytetarëve. U hartuan strategji për vlerësimin e situatës, parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe trajtimin e personave të prekur. Brenda pak javëve, strategjitë u përmblodhën në atë që sot njihet si ?mantra? e kontrollit të COVID-it: Testo-Gjurmo-Trajto.
Në këto vende me demokraci të zhvilluar, me COVID-in u morrën ekspertët e shëndetit publik, mjekët dhe, sipas nevojës, profesionistë të fushave të tjera. Ndërhyrja në këto vende u bazua tek transparenca dhe krijimi i një partneriteti bashkëpunues midis qeverisë dhe publikut. Rezultatet janë të dukshme dhe nuk kanë nevojë për koment.
Në vendet diktatoriale apo gjysmë demokratike, pushteti i COVID-it u pa si një kalë ekstra që duhej shfrytëzuar për përfitimin politik të radhës. Shqipëria është shembulli perfekt! Kur sheh me gjakftohtësi masat e çuditshme të marra gjatë tre muajve të parë të epidemisë, gjen vetëm një shpjegim:
NJË MENDJE TINZARE E SHFRYTËZOI EPIDEMINË SI MJET PROPAGANDE DHE AGRESIONI PSIKOLOGJIK NDAJ QYTETARËVE TË FRIKËSUAR. SIPAS ANALISTËVE TË SJELLJES SË DIKTATORËVE, POPULLATA E FRIKËSUAR ËSHTË TERRENI MË I BEGATË PËR TË ZBATUAR NJË STRATEGJI TRUSHPLARJE DHE NËNSHTRIMI.
Për fatin e mirë të demokracisë, por për fatin e keq të personave që u sëmurën apo humbën jetën, propaganda nuk të çon larg. I dehur nga flladet pranverore dhe i futur në qorrsokak nga të paaftët, pushtetit ju desh një farë kohe deri sa të kuptonte se situata nuk ishte ajo që dukej dhe se COVID-i qe kthyer nga një mundësi pushteti në një patate të nxehtë që duhej lënë sa më parë në dorë të dikujt.
Zgjidhja u gjet! Fajtor për dështimin u bë qytetari shqiptar, i terrorizuar që në fillimet e epidemisë, i lënë i pambrojtur dhe në mëshirë të virusit, i cili u rivendos në qendër të agresionit mediatik kësaj here për t?u shpallur si fajtori i madh! Dalja e situatës jashtë kontrollit dhe përhapja e COVID-it në popullatë me ritme të shfrenuara po shitet tashmë jo si dështim i qeverisë, por si dështim i qytetarit!
Edhe ?kalorësit? janë zëvendësuar! Një turmë amorfe me politikanë të rangjeve më të ulta dhe teknicienë gjysmagjelë po vazhdon linjën e propagandës, duke pretenduar se qeveria e ka gjithçka nën kontroll, por problemi qëndron tek mosbindja qytetare për të mbajtur maskat, për të respektuar distancën apo për të larë duart!
NË FAKT QEVERIA NUK KA ASGJË NËN KONTROLL!
Situata në popullatë nuk njihet sepse nuk testohet mjaftueshëm!
Rastet nuk gjurmohen sepse metodat e përdorura për gjurmim janë ato të shekullit të 19-të!
Trajtimi nuk ofrohet në parametra bashkëkohorë sepse është lënë në dorë të një grushti mjekësh të stërlodhur të cilët nuk dinë ç?të bëjnë më parë ? të trajtojnë pacientët që shtohen çdo ditë, apo të hartojnë protokolle për mjekët e familjes dhe t?i trajnojnë ata për përdorimin e tyre.
Rezultati është fatkeqësisht ky që shohim! Prej shumë javësh, Shqipëria renditet midis vendeve të para në Europë për nga numri i rasteve të rinj dhe vdekjeve për banor. Për më tepër, situata nuk ka gjasa të përmirësohet.
TË BËSH POLITIKË DHE PROPAGANDË ME SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE, I KALON KUFIJTË E LUFTËS PËR PUSHTET! KJO SHKEL ÇDO PARIM ETIKE DHE MORALI NJERËZOR!
SHPRESOJ QË POLITIKANËT DHE GJYSMAGJELËT T?A KUPTOJNË SA MË PARË SE COVID NUK LUFTOHET ME PROPAGANDË, POR ME STRATEGJI, NUK LUFTOHET ME FJALË BOMBASTIKE, POR ME PROFESIONALIZËM!
DHE, MBI TË GJITHA, TË KUPTOJNË SE COVID NUK ËSHTË LUFTË APO PUSHTET, POR NJË SËMUNDJE NGA E CILA KANË PËR DETYRË DHE MISION TË MBROJNË QYTETARËT, VOTUESIT DHE TAKSAPAGUESIT E TYRE!?, shkruan Dasho./CNA.al
Dy zyrtarë të lartë amerikanë të shëndetësisë kanë shprehur ...
Tayna është një ndër këngëtaret më në zë dhe më të përfolura...
Mjeku i QSUT-së Ilir Allkja ka bërë një thirrje të fortë për...
Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë kthyer në dyshen më të da...
Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Pub...
Endri dhe Stefi Prifti sapo publikuan këngën e tyre më të re...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj, ka publikuar dis...
Supermodelja Anastasia Kvitko është një nga vajzat më të ndj...
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka qenë e ...
Ajo është një nga modelet më seksi të Instagramit. Numëron r...
Ajo është modelja më e nxehtë e revistës së famshme Playboy....
Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord sa i përket rasteve t...
Mjalti është një ëmbëlsues me shumë veti të dobishme për tru...
Blogerja Armina Mevlani ndan shpesh herë këshilla me ndjekës...
Aktori i famshëm Brad Pit është përfolur shumë në mediat roz...
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në rrjetet ...
Gjatë inspektimit në spitalin e Lezhës, Ministrja Manastirli...
Ekzistojnë disa ndryshime fiziologjike të shoqëruara me moti...
Pas lajmit se Rusia ka zbuluar vaksinën kundër koronavirusit...
Aktorja e famshme turke Meryem Uzerli e njohur për rolin e s...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...