web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë humb dhe pse Lulzim Basha ka frikë nga listat e hapura?!

24 Korrik 2020, 08:56, Politikë CNA

Një debat vazhdon çdo ditë të jetë në vëmendjen e opinionit publik por edhe politikës dhe diplomatëve në Shqipëri, në lidhje me sistemin zgjedhor. Pas marrëveshjes së 5 qershorit, ku Lulzim Basha u kthye në shinat e parlamentarizmit, duke njohur edhe një herë parlamentin e braktisur prej tij dhe kundërshtarin politik, kreu i Republikës së re dhe një pjese të opozitës po kundërshton hapur dhe fort ndryshimin e formulës së përbërjes së listave të kandidatëve për deputetë.

Lulzim Basha në çadrën e 2017-ës, kërkonte që listat të ishin të hapura. Kështu iu ka kërkuar edhe disa muaj përpara ambasadorëve të akredituar në Tiranë. Duke bërtitur fort se duheshin lista të hapura për të zgjidhur problematikat që kishte sistemi zgjedhor, por këto nuk i pranonte Edi Rama.

Por, më pas ndodhi çudia, kur Edi Rama dhe shumica e shqiptarëve filluan ta mbështesnin propozimin e Lulit, ky i fundit u tërhoq dhe tha se kjo është një kërkesë e paligjshme e Ramës dhe sistemi dhe Kushtetuta nuk mund të ndryshojnë një vit para zgjedhjeve. Gjithësesi faktet janë fakte.

Lulzim Basha ka një hall dhe ato çka thamë më sipër, ndoshta i pëlqen, pra ndryshimet në sistemin zgjedhor, por diku ka ngecur. Ka një problem të madh që nuk e zgjidh dot. Ka ngelur peng dhe ka frikë. Problemi më i madh i tij është copëtimi që mund t?i ndodhë partisë që ai drejton në rast të humbjes së zgjedhjeve. Dhe në rast të listave të hapura, edhe sikur të fitonte, sërish do të kishte probleme. Në rast të një humbjeje me lista të hapura, vendosja e emrave në listë sërish do të bëhej prej tij, por ndryshe nga ajo e 2017-ës, ku ai vendosi emra, përfshirë këtu edhe budallenj, të paaftë dhe servile, çfarë kishte nga pas, këtë herë do i duhet ta bëjë listën me elitarë. Ta plotësojë me emra që mbledhin vota, pra thithin nga opinion publik dhe qytetarët shqiptarë.

Kjo do t?i sillte në fakt një rritje të votave opozitës, dhe Lulzim Bashës i intereson. Por, nga ana tjetër ka një hall. Dhe halli i tij qëndron në faktin se ata deputetë që do  të dilnin me lista të hapura do të ishin edhe më të pavarur. Nuk do të kishin detyrime të mëdha tek Lulzim Basha.

Në rast të një fitoreje mund të rrisnin pazarin, secili në qarkun e tij, apo në zonat e tij mund të krijonte një lobim, me dy apo tre deputetë të dalë nga listat e hapura, të cilët mund t?i krijonin probleme Lulzim Bashës, duke parë dhe mefshtësinë e tij për të bërë marrëveshje dhe për të krijuar një frymë bashkimi apo edhe një koalicion të gjërë opozitar. Kjo duket edhe nga sjellja e vetë aleatëve të opozitës.

Prandaj Lulzim Basha ndoshta është pro me të dyja duart për lista të hapura, por ka hall se ato në rast humbje do t?i shkatërronin partinë. Askush nuk do ta pyeste më. Do ta nxirrnin për leckash jashtë, kurse në rast të një fitoreje do ta kishte të vështirë të bëhej kryeministër, pasi ujërat e brendshme dhe të aleatëve do t?i krijonin probleme të mëdha.

Prandaj Lulzim Basha nuk i do listat e hapura, sepse ai nuk është një lider, ai nuk krijon dot frymë, ai nuk mbledh dot rreth vetes njerëz të besuar, parimorë, figura dhe personalitete që t?i qëndrojnë vlerave dhe parimeve të një force politike, por ai ka ngelur tashmë i vetmuar, me një tufë servilash të cilët i thonë gjithë ditën ?Urdhëro, si urdhëron?.

Por, ky stan, atë bulmet do prodhojë. Pra, listat e hapura me një tufë njerëzish të pabindur, që nesër do t?i krijojnë jo pak probleme. Sërish do jenë të tijët ata që do tia sjellin ato, ashtu sikundër do të jenë po këta njerëz që Luli sot i ka frikë, sepse nuk mundi dot të krijonte në shtatë vite një opozitë të vërtetë, një aleancë me qytetarët por edhe një elitë me emra dhe personalitete që i qëndronin atij nga pas.

Me lista të hapura, Luli ka frikë se ?armiqtë? që do t?i duhet t?i fusë në lista sepse do të tentojë të ngrejë numrin e votave për të ardhur në pushtet, pastaj mund t?i kthehen pas, duke i kërkuar ndarje pushteti. Duke i kërkuar marrëveshje brenda opozitës, apo shumicës së re. Këtë Luli nuk e bën dot, nuk ka ditur ta bëjë kurrë. Edhe sot të gjithë ditën thërret e ulëret, duke thënë ?Opozita e bashkuar?, kur në fakt e ka çuar opozitën përballë një realiteti të ri. Një opozitë në parlament dhe një opozitë jashtë saj.

Dhe ky sërish është produkt i Lulzim Bashës, që me lista të hapura do t?i sjellë atij jo pak probleme. Ndaj ai sot është në hall të madh, duke qënë hapur kundër shqiptarëve për hapjen e listave dhe për garë të ndershme politike. Prandaj nga halli çfarë nuk bën njeriu. Dhe Luli nuk ka një hall, por ka shumë e shumë halle si kryetar i një pjese të mbetur të opozitës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga