web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme/ Pritet shpërthimi, ish-futbollisti i Skënderbeut transferohet në Belgjikë

19 Korrik 2020, 08:05, Sport CNA

Nis një tjetër etapë e rëndësishme në karrierën e Agim Zekës. Sulmuesi i talentuar i Shprsave, një nga futbollistët që Skënderbeu transferoi me sukses disa vite më pare jashtë Shqipërisë, tashmë do të jetë pjesë e Muskron në kampionatin belg të futbollit.

Zeka është nën pronësi të klubit të Lilës, por pronarët e këtij të fundit, kanë blerë edhe klubin belg, të cilin duan ta përdorin për të aktivizuar më rregullisht talentet e tyre që nuk gjejnë hapësira në Ligën 1. Një prej këtyre është edhe Zeka, i cili pas shumë vitesh huazim në skuadra nga më të ndryshmet në Portugali e Holandë, tashmë do të luajë në Belgjikë. Një transferim vetëm pak kilometra larg Lilës, pasi Muskroni është shumë pranë në kufi me qytetin francez.

Zeka e ka nisur këtë eksprirencë të re pikërisht kundër Lilës. Të y klubet festuan këtë të shtunë partneritetin e ri me një miqësore dhe sulmuesi shqiptar, u rreshtua titullar në radhët e ekipit belg për duelin e parë miqësor të fazes përgatitore për sezonin e ardhshëm. Transferimi në fakt nuk është bërë ende zyrtar, pasi pritet hapja e merkatos nga FIFA për të bërë kalimin e dokumentacionit. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Zekën që të stërvitet e tashmë edhe të zbresë në fushë me atë që do të jetë klubi i tij i ri.





Lajmet e fundit nga