web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Fitore e vuajtur ndaj Luftëtarit, Skënderbeu i falet Krasniqit

18 Korrik 2020, 17:49, Sport CNA

Skënderbeu mori 3 pikë të vyera ndaj Luftëtarit në Gjirokastër. Korçarët i falen Blerim Krasniqit, i cili siguroi fitoren për bardhekuqtë 15 minuta nga fundi.

Parashikimi i trajnerit Ilir Daja se ndeshja me bluzinjtë do të ishte e vuajtur rezultoi e saktë. Portieri Shala dhe pasaktësia e Bregut, Krasniqit dhe Mensah e vështirësuan shumë fitoren e korçarëve.

Pas javës së 34-t, Skënderbeu ngjitet në vendin e katërt me 54 pikë duke treguar se Europa është një objektiv që mund të arrihet.

FT: LUFTËTARI-SKËNDERBEU 0-1
Krasniqi 75?

 

 





Lajmet e fundit nga