web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transferimi i Uzunit drejt Hungerisë, ja shuma e majme që përfiton Laçi

18 Korrik 2020, 09:56, Sport CNA

Nga shitja e Myrto Uzunit ka përfituar edhe skuadra e Laçit, e cila kishte besuar tek aftësitë e Uzunit dhe në momentin kur e shiti lojtarin drejt Lokomotivës së Zagrebit vendosi që të mbante 20% të kartonit.

Në këtë mënyrë, kurbinasit kanë arkëtuar 360 mijë euro, një shifër e mirë për të menaxhuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e Laçit kanë bërë ?bingo? nga ky transferim i Uzunit.





Lajmet e fundit nga