web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana merkato te Partizani, gati të rikthejë një futbollist

18 Korrik 2020, 09:02, Sport CNA

Dorian Kërçiku me shumë mundësi do të rivishet bardheblu. Edhe pse në janar firmosi me Partizanin, prej ditësh ai nuk po stërvitet me të kuqtë, çka do të thotë se ka mbyllur de fakto marrëdhënien me Partizanin. Lojtari lë të kuqtë, por me shumë mundësi ai do të kalojë te Tirana.

Bardheblutë djathtas kanë mungesa dhe Kërçiku, një nga ata që e njeh mirë ambientin bardheblu, është një zgjedhje ideale. Shanset janë që Kërçiku të jetë një nga afrimet e verës të Tiranës së Champions-it. Tirana me largimin e Dokës gjendet pa mbrojtës të djathtë. Derisa të marrë një tjetër lojtar, do të bazohet te Kërçiku.





Lajmet e fundit nga