web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Superliga drejt sprintit final, ja 3 sfidat interesante që luhen sot

19 Korrik 2020, 08:01, Sport CNA

Ditën e sotme do të luhen tre ndeshje të Kategorisë Superiore sa i përket javës së 34. Kukësi i vendit të dytë udhëton në Shkodër, ku përballë do të gjejë Vllazninë vendase. Verilindorët kërkojnë të marrin trepikëshin për të qëndruar ende në garë për kampionat, pasi në të kundërt, me një disfatë sot, Tirana do të shpallej automatikisht kampione e Superiores. Triumfi përballë Vllazninë do të jetë i një shkalle vështirësie të lartë, duke qenë se shkodranët kërkojnë me çdo kusht të shmangin play-off.

Ndërkohë, në Durrës, Teuta pret Partizanin. Durrsakët pasi arritën finalen e Kupës, kërkojnë të hedhin një hap drejt Europës edhe nga kampionati. Nga ana tjetër, të kuqtë që tashmë drejtohen nga Kalari, kanë mungesat prej koronavirusit, ndërsa kjo sfidë shihet si ?treni i fundit? për Europën dhe vetëm një fitore mund t?iu japë shpresa.

Sakaq, në Ballsh, Bylisi do të presë Laçin. Vendasit kanë një distancë sigurie me pesë pikë nga vendi i tetë që të dërgon në play-off, ndaj kërkojnë të ruajnë distancën për të mos rrezikuar në fund. Nga ana tjetër Laçi, ka objektiv kualifikimin në Kupat e Europës dhe të besuarve të Cungut iu duhet të ruajnë vendin e tretë.

Ndeshjet:

17:45 Bylis-Laçi

20:45 Vllaznia-Kukësi

20:45 Teuta-Partizani





Lajmet e fundit nga