web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme/ Talenti Chiesa transferohet në Premier League

12 Korrik 2020, 10:50, Sport CNA

Talenti italian, Federico Chiesa, do të transferohet në Premier League. Më konkretisht, 22 vjeçari duket se është shumë pranë akordit me Manchester United, me ?Djajtë e Kuq? që do të paguajnë 53 milion euro për kartonin e tij.

Chiesa ka një jetë që mbron ngjyrat e Fiorentinës, pasi i është bashkuar akademisë së klubit që në vitin 2007. Në 2016-ën, anësori i sulmit debutoi me skuadrën e parë dhe që nga ajo kohë, është një ndër asetet më të mëdha të klubit.

Fiorentina do të pranojë ofertën e Manchester United, ndërsa drejtuesit e ekipit anglez duket se nuk kanë arritur dot te firma e Jadon Sancho, duke zgjedhur Chiesan si alternativë më të lirë.





Lajmet e fundit nga