Tirana injoron dyshimet për trukim ndaj Bylisit, nuk paraqitet fare në mbledhjen e Etikës
Ditën e sotme u mbajt në ambientet e FSHF-së mbledhja e Komu...
Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, doli ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të derbit ndaj Partizanit të planifikuar për t?u zhvilluar ditën e nesërme. Tekniku bardheblu u shpreh optimist dhe e cilësoi këtë përballje speciale, si ndeshjen e radhës. Egbo gjithashtu nuk nguroi të jepte një koment edhe në lidhje me mbledhjen e zhvilluar sot nga Komisioni i Etikës, si dhe për situatën jo fort pozitive te Partizani, ku 2 futbollistë kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus.
?E kemi përgatitur si ndeshjen e radhës. E dimë që është derbi i fundit i këtij sezoni. Mendoj që jemi përgatitur siç duhet. Të futemi në fushë dhe të japim maksimumin. Shpresoj që me kismet të Zotit, të marrim atë rezultat që na duhet.
Çfarë duhet të bëjë ndryshe Tirana për të shmangur një humbje të tretë?
Ne do futemi në fushë dhe do të fokusohemi te ndeshjet që kemi fituar. T?ia bëjmë yzmetin dhe në fund Zoti do e shpërblejë punën.
Më mirë derbi apo titulli?
Nuk jam tifoz, ne gjithmonë fokusohemi te objektivi. Çdo klub ka objektivin e vet. Do vazhdojmë me objektivin që na ka vënë klubi në fillim të sezonit.
Si është situata në klub duke marrë parasysh që sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Etikës. Duhet të ishte klubi i Tiranës prezent sot siç bëri Bylis?
Ka persona të tjerë që mund ta japin këtë përgjigje. Unë jam trajneri, dhe merrem me atë që ndodh brenda fushës. Ka drejtor, president, menaxher, kësaj pyetje duhet t?i përgjigjen ata. Nuk e di fare çfarë kishte Komisioni i Etikës sot. Ne fokusohemi te fusha, atje kemi punë. Aty vazhdojmë punën tonë.
I shpërqendron lojtarët kjo situatë?
Nuk besoj. Ajo ndeshje ka mbaruar. Ne si staf dhe lojtarë kemi punë vetëm brenda fushës. Nuk merrem me gjërat e tjera.
Çfarë ndodhi me Kukësin?
Është ndeshje që ka mbaruar. Kemi ndeshje nesër me Partizanin. Nuk dua ta kujtoj fare çfarë ka ndodhur me Kukësin. E kemi analizuar brenda skuadrës. E dimë çfarë ka ndodhur, do të tentojmë ta rikuperojmë në ndeshjen nesër atë humbje.
Dy lojtarët pozitivë me Koronavirus te Partizani, i trembeni një infektimi të mundshëm?
Nuk është herë e parë që ka lojtarë të infektuar. Presim të dalin rezultatet e lojtarëve të tjerë. Po dolën negativë, nuk kemi pse të kemi frikë, vetëm kujdes do të kemi. Është diçka normale për ne, nuk është hera e parë.
Për ju personalisht si trajner, kjo ndeshje ka vetëm vlerën e 3 pikëve, apo ka vlerë pak më të madhe?
Vetëm 3 pikë në nevojiten. E thashë dhe në fillim, ne fokusohemi te objektivi. Unë nuk kam sfidë personale me askënd, jam thjeshtë punëtor i klubit. Jam i përqendruar vetëm te klubi, nuk kam asgjë nga ana personale.
Ku ndryshon sfida e nesërme nga derbi i fituar 5-1?
Është derbi i fundit, është si ndeshje e radhës. E rëndësishme është të futemi në fushë dhe të marrim atë që na takon. Nuk e kemi mendjen te rezultati. Mjafton të marrim atë rezultat që do të na nevojitet për objektivin që kemi?
Barazimi do të ishte i kënaqshëm?
Ndeshja i ka të treja rezultatet, shpresojmë të marrim atë që është më i miri për ne.
Do të kishit qenë më të qetë në qoftë se do e kishin siguruar më përpara matematikisht titullin kampion?
Unë e kam thënë që do t?i marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund do të bëjmë llogaritë. Të presim deri në momentin e fundit.
Duke parë kalendarin a është derbi ndeshja ku mund të sigurohet titulli kampion?
Nuk mund të them. E rëndësishme është të futemi në fushë dhe të japim maksimumin. Në qoftë se japin maksimumin, unë mendoj që do të marrim rezultatin që na takon. Rezultati vjen duke dhënë 100 %.
Me qenë se është kjo situata e Koronavirusit te Partizanit, po bëjmë një analogji me kampionatin rus, Soçi vendosi të mos e pranonte kërkesën e Rostovit për t?u shtyrë ndeshja, pasi shumë lojtarë të Rosovit rezultuan pozitivë me Koronavirus, dhe kësisoj ata u detyruan që të shkonin të luanin me ekipin e të rinjve. Nëse përsëritet një situatë analoge, Egboja do të dëshironte të luante me Partizanin e vërtetë?
Ajo nuk është puna ime. Rregulloja e thotë qartë që nuk e ndalon zhvillimin e ndeshjes. Ndeshja vazhdon. Lojtarët e infektuar izolohen. Çdo lojtar tjetër qofshin ata edhe të akademisë mund të aktivizohen pa problem, janë lojtarë të klubit qoftë të Tiranës apo Partizanit.
Ditën e sotme u mbajt në ambientet e FSHF-së mbledhja e Komu...
Arjen Robben e ka lavduar tej mase ish-trajnerin e tij te Ba...
Mbrojtësi Deian Boldor, i cili në verën e shkuar u huazua ng...
Hysen Dedja ka bindjen se Vllaznia e tij është e aftë që të ...
“Me të ardhurat nga stadium mund të blihet një skuadër e tër...
Ora e gjyqit, apo epoka para gjyqit. Pas llomotitjeve dhe ak...
Bajerni i Mynihut nuk ndalet në merkato, edhe pse ajo nuk ka...
Deian Boldor dhe Besnik Ferati kanë mbyllur praktikisht sezo...
Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, mbeti i shtrirë për di...
Federata Shqiptare e Futbollit heziton të përgjigjet nëse do...
Rezultatet e fundit dhe situatat jo të mira të krijuara, duk...
Pozitiviteti i dy lojtarëve Boldor e Ferati, që kanë shfaur ...
Klubi Tirana është i qartë në lidhje me fatin e derbit mes P...
Barcelona e ka fituar minimalisht 1-0 mbremjen e sotme derbi...
Dy futbollistë të Partizanit, Deian Boldor dhe Besnik Ferati...
Në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi i Partizanit ka konfir...
Klubi i Prishtinës ka kërcënuar se do të tërhiqet me shumë m...
Partizani i ka provuar të gjithë të zezat këtë sezon, vetëm ...
Daniele De Rosi i ka të qarta planet për të ardhmen e tij. A...
“Skifterat” po udhëheqin me rezultatin e pastër 2-1 falë dy ...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...