FSHF po heziton për luajtjen e derbit Partizani-Tirana
Federata Shqiptare e Futbollit heziton të përgjigjet nëse do...
Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, mbeti i shtrirë për disa minuta në fushë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Gjilanit, të zhvilluar të mërkurën në kuadër të javës së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll. Dallku dhe disa anëtarë të tjerë të Prishtinës, përfshirë këtu edhe lojtarët, u spërkatën me spraj nga një pjesëtar i Policisë, pasi kishte shkuar të ankohej për gjykimin në derbi tek arbitri kryesor, Kreshnik Vula, dhe ndihmësit e tij. U nevojitën edhe disa minuta të tjera derisa situata e acaruar u qetësua, ku nën rrethimin e pjesëtarëve të Policisë, arbitrat u larguan nga fusha.
Derbi i kësaj jave që u luajt në Gjilan, përfundoi me fitoren e ekipit vendës 2-1 mes shumë polemikave. Pak minuta më vonë, erdhi edhe reagimi i Prishtinës në rrjetin social ?Facebook?, ku paralajmëroi largimin nga garat kur kanë mbetur edhe katër javë deri në fund të sezonit. ?FC Prishtina me gjasë, 99% do të tërhiqet nga gara!?, ishte postimi që erdhi menjëherë pas postimit: ?Shumë futbollistë dhe trajnerë janë dëmtuar nga sulmi i Policisë, sidomos nga spraji i përdorur, por ka edhe lëndime të tjera. Boshnjaku ka prerë dorën dhe është dërguar në emergjencë?.
REVOLTA E DALLKUT
Mirëpo edhe më i rëndë ishte reagimi i trajnerit Dallku që vazhdimisht mbante dorën në fytyrë për shkak të sprajit me të cilin ishte spërkatur. ?Marre është kjo çka ndodhi këtu. Është mëkat të hahet djersa e futbollistëve. Kështu nuk luhet futboll. Marre iu qoftë?, tha ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, duke mos dashur të flasë për ndeshjen. Ndërkohë, ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri, e quajti krim atë që ndodhi në stadiumin e Gjilanit dhe shtoi se kurrë në jetën e tij nuk kishte përjetuar një skenë të tillë, aq të pahijshme. ?Policia e spërkati stafin me spraj dhe mund të them se kurrë një krim të tillë nuk e kam përjetuar. Më vjen shumë keq prej FFK-së, që cakton arbitra të tilla. S?ka më futboll këtu?, shtoi Curri, duke e quajtur arbitrin Vula si protagonistin kryesor.
INCIDENTI
Në fakt, gjithçka nisi në minutën e 50-të kur arbitri Vula e përjashtoi portierin e Prishtinës, Visar Bekaj, që e ndëshkoi me karton të kuq. Ky vendim ngjalli polemika dhe debate të shumta te Prishtina. Ndërhyrja e Bekajt jashtë zonës në një duel ajror me Gerhard Prognin e Gjilanit u vlerësua për karton të kuq, vendim që arbitri kryesor Vula e mori pas konsultimit me ndihmësin e tij, Fatmir Sekiraqa. Bekaj e lëshoi fushën i përlotur dhe vetëm pak minuta më vonë Gjilani kaloi në epërsi.
DËMET NË STADIUM
Pas kësaj ka reaguar edhe klubi i Dritës, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, publikon pamje nga dëmtimi i objekteve në stadium nga Prishtina. Në foto shihen dëmtimet në ulëse, dollape, dritare të thyera si dhe mbeturinat e lëna nga ana e kryeqytetasve. Ekipi i Gjilanit, deri më tani, akoma nuk ka reaguar zyrtarisht për këto dëme materiale.
REAGIMI I POLICISË
Policia e Rajonit të Gjilanit ka dhënë detaje nga ai incident, duke thënë se Policia e Kosovës ka ndërhyrë që të mos sulmohen gjyqtarët e këtij takimit. Sipas tyre është ngritur rast penal ndaj trajnerit Armend Dallku, për sulm ndaj personve zyrtarë.
?Më 08 korrik 2020, në stadiumin e qytetit në Gjilan, është zhvilluar ndeshja në mes të KF ?Gjilani? dhe KF ?Prishtina?. Pas përfundimit të ndeshjes stafi i KF ?Prishtina? vërsulet në drejtim të referit kryesor dhe të tjerëve, pasi, sipas tyre, ishin të pakënaqur me referimin e tyre.
Oficerët policorë ndërhynë për të siguruar që të mos të sulmohen referët e ndeshjes dhe me këtë rast i dyshimti A.D. i fyen policët dhe tenton që edhe t?i sulmojë fizikisht?.
Disa persona janë sjellë në stacionin policor dhe janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj njërit nga të dyshimtit, A. D., të hapet rast penal ?Sulm ndaj personit zyrtar? dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore?, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për ?Telegrafin?.
Federata Shqiptare e Futbollit heziton të përgjigjet nëse do...
Rezultatet e fundit dhe situatat jo të mira të krijuara, duk...
Pozitiviteti i dy lojtarëve Boldor e Ferati, që kanë shfaur ...
Klubi Tirana është i qartë në lidhje me fatin e derbit mes P...
Barcelona e ka fituar minimalisht 1-0 mbremjen e sotme derbi...
Dy futbollistë të Partizanit, Deian Boldor dhe Besnik Ferati...
Në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi i Partizanit ka konfir...
Klubi i Prishtinës ka kërcënuar se do të tërhiqet me shumë m...
Partizani i ka provuar të gjithë të zezat këtë sezon, vetëm ...
Daniele De Rosi i ka të qarta planet për të ardhmen e tij. A...
“Skifterat” po udhëheqin me rezultatin e pastër 2-1 falë dy ...
Eddie Nketiah u ndëshkua me karton të kuq në përballjen që A...
Paolo Maldini do të largohet nga Milani pas përfundimit të k...
Kukësi e hapi sërish garën për titull të hënën, duke mundur ...
Legjenda e Tiranës, Agustin Kola, mbron klubin dhe president...
Serie A është në fazën finale të saj dhe futbollistët janë t...
Valon Ethemi shënoi një supergol ndaj Tiranës për nga mënyra...
Nëse vërtetohet se një ndeshje është e trukuar, atëherë paso...
Nës Kukësi e ka mundur Tiranën tre herë në katër ndeshjet e ...
Shuhen të gjitha dyshimet për sa i përket “timonierit” të Sh...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...