Këshilli Politik mbyll punën/ Dorëzohet në Kuvend drafti përfundimtar i Zgjedhores
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore...
Në fillimin e shekullit XIX-të, në kohën e dinastisë mbretërore kineze Qing, një grua mori komandën e një flotë të madhe piratësh, që plaçkiti dhe pati nën kontroll për dekada bregdetin e Lindjes së Largët, nga qyteti i Kantonit deri në Vietnamin e sotëm.
Edhe pse mbajti disa emra gjatë jetës së saj, ajo u bë më e njohur si Çing Shih, komandantja e Flotës së Kuqe. E lindur si Shi Jang në provincën e Guangdongut, ajo u bë pjesë e botës së nëndheshme të krimit që një moshë të re si prostitutë. Pas disa vitesh arriti të bëhej drejtuese në një bordello lundruese në Kanton, dhe i vuri nofkën vetes Shi Xiangu.
Roli i saj në bordello nuk ishte vetëm menaxhimi i klientëve.Ajo nisi të merrej me shumë intriga dhe të mblidhte informacione sekrete.Zgjuarasia e kombinuar me bukurinë e saj, joshi një pirat të fuqishëm dhe me ndikim të quajtur Çeng Ji, me të cilin ajo u martua në vitin 1801.
Kjo gjë i dha asaj mundësinë të kontrollonte mbi 50 për qind të flotës dhe pasurisë së grumbulluar prej tij.Madje kjo ndarje, u zyrtarizua me një marrëveshje zyrtare që shërbente si garanci. Burri i saj komandonte rreth 300 anije, me më shumë se 20.000 piratë, që të gjithë pjesë e asaj që u quajt Flota e Kuqe.
Vetë Çeng ishte një njeri i ndërgjegjshëm mbi rreziqet që vinin nga pirateria. Ndaj përveçse e bëri bashkëshorten e tij krahun e tij të djathtë e tij dhe më të besuar, ai adoptoi si djalin e tij një peshkatar të ri të kthyer në pirat të quajtur Çeung Po Tsai, të cilin e caktoi edhe si trashëgimtarin e tij të ligjshëm.
Sikur ta kishte parandier, Çeng vdiq pak kohë më vonë.Besohet se ai u vra në Vietnam, dhe mendohej se ishte 39 ose 42 vjeç.Gruaja e tij mori emrin nën të cilin ajo sundoi detet – Çing Shih ? ?E veja e Çeng?. Ndërkaq, disa javë pas vdekjes së burrit të saj, Çing dhe Çeung Po Tsai, që vinte pas saj në komandë, u angazhuan në një lidhje dashurie mes tyre, gjë që forcoi më tej lidhjet midis piratëve të zakonshëm dhe udhëheqjes së Flotës së Kuqe.
Çing forcoi pozitat e saj në mesin e komunitetit të piratëve, duke fituar besnikërinë dhe respektin e të gjithë të jashtëligjshmëve. Por për të arritur statusin e saj legjendar, ajo vuri në zbatim një kod të rreptë sjellje, që i dha mundësi të krijojë një forcë detare të respektuar, të drejtuar nga detarë të disiplinuar dhe të vendosur.
Kodi përfshinte rregulla që forconin zinxhirin e komandës, duke dënuar me vdekje çdo formë shkeljeje apo mosbindjeje ndaj urdhrave që vinin nga lart. Gjithashtu ajo siguroi që fshatarët që furnizonin piratët me ushqime të mbroheshin, duke qenë rreptësisht e ndaluar që ata të vidheshin apo lëndoheshin në ndonjë lloj forme.
Ky rregull ndihmoi në formimin e një rrjeti të fortë komandantësh të besueshëm, që refuzuan t?u japin autoriteteve çfarëdolloj informacioni mbi piratët. Sigurisht, Dinastia Qing e cila sundonte Kinën në atë kohë, bëri gjithçka që mundi për t?i dhënë fund mbretërimit të saj mbi Detin e Kinës, por pa sukses.
Ndërsa në lidhje me plaçkën që rrëmbehej, ajo duhej të inspektohej nga një grup. Më pas regjistrohej një për një. Një pjesë e saj përdorej si një lloj fondi publik, që synonte të mbulonte shpenzimet dhe riparimin e dëmeve.Njëzet për qind i jepej piratëve që kishin kryer plaçkitjen, ndërsa të tjerat shkonin tek komandanti i grupit sulmues.
Një rregull i veçantë zbatohej në lidhje me gratë që kapeshin gjatë aksionit.Përdhunimi dënohej me vdekje, ndërsa edhe seksi konsensual ishte i ndaluar, pasi nënkuptonte vdekjen për të dyja palët.Sidoqoftë, ka pasur raporte sipas të cilave piratët lejoheshin të martoheshin me disa gra.
Flota e Çing Shih u rrit në numër, teksa në një moment raportohet se ajo kishte nën komandën e saj rreth 80.000 burra. Kjo shifër citohet nga Riçard Glaspull, oficer në bordin e anijes britanike ?The Marquis of Ely?, dhe njëherazi punonjës i kompanisë ?East India?, që kaloi disa muaj si rob i Flotës së Kuqe në vitin 1809.
Ai vlerësonte se flota e Çing, numëronte sa më shumë si 1.000 anije të mëdha, dhe më shumë se 800 anije dhe barka të vogla. Nëse këto shifra janë të fryra, ky mbetet një objekt debati. Por ajo që dihet, është se Flota e Kuqe kishte bërë shumë armiq të fuqishëm përfshirë Marinën Britanike dhe atë Portugeze – dy nga flotat më moderne dhe më të respektuara të kohës. Çing Shih mbeti e pamposhtur për disa vite, duke arritur të grumbullojë një pasuri personale të madhe.
Por arroganca e partnerit çoi në shkatërrimin e tyre.Në shtatorin e vitit 1809, Çeung Po, vendosi të përballej me flotën portugeze, që ndodhej në qytetin e tyre në koloninë e Makaos, duke e sfiduar në një duel. Ajo që hyri në histori si Beteja e Gojës së Tigrit, u zhvillua si një seri përleshjesh detare, që përfunduan me shkatërrimin e Flotës së Kuqe dikur aq të fuqishme. Duke nisur nga shtatori i vitit 1809, luftimet vazhduan për disa muaj, deri në janar 1810. Pasi pësoi disa humbje dhe teksa disa nga komandantët e tij dezertuan, Çeung Po bashkë me Çing vendosën të pranojnë kushtet e dorëzimit, sipas amnistisë së shpallur nga Dinastia Qing, e cila u zbatua si një masë kundër piraterisë.
Ky ishte një lloj pensioni zyrtar për Çing Shih, që e vazhdoi jetën e saj duke u martuar
me Cheung Po, me të cilin ajo jetoi deri në vdekjen e tij në vitin 1822. Pas vdekjes së parakohshme të Çeung në det, ajo u rikthye në qytetin e saj të lindjes, Kantont, ku hapi një bordello dhe shtëpi bixhozi.
Çing Shih u tërhoq me sukses nga pirateria, dhe e kaloi pjesën tjetër të jetës së saj në paqë dhe e rrethuar nga familja. Ajo vdiq në vitin 1844, në moshën 69-vjeçare, duke lënë pas saj një trashëgimi me histori frymëzuese, me libra dhe madje edhe filma si ?Piratët e Karaibeve?, ku ajo shfaqet si një personazh midis piratëve më të mëdhenj që ishin burra./Përshtatur nga CNA.al
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pasi Gjerma...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një mesazh ...
Sot Gjermania nisi kryesimin e Presidencës së Bashkimit Euro...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se këto 7 vite, sipa...
Bashkimi Europian ka hapur dje zyrtarisht kufijtë e jashtëm,...
Të gjithë e dimë që kryetari i Republikës së Re, Lulzim Bash...
Një nga gjetjet kryesore të Barometrit për Ballkanin ishte p...
Deputeti Myslim Murrizi ka habitur mbrëmjen e sotme me një p...
Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ri...
Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben R...
Koleksionisti i njohur, Gjergji Thimo, ka bërë një deklaratë...
Prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë për ...
Shpesherë ish-kryeministri Sali Berisha, është kritikuar për...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha ka pritur sot në z...
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi thotë se, Tirana dhe...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka dhënë një tj...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ...
Pedagogu Mark Marku, i ka dhënë leksion kryetarit të Republi...
Deputetja Rudina Hajdari ka folur sërish për kandidimin në z...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...