web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit/ Reagon për herë të parë presidenti serb

26 Qershor 2020, 11:25, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar për herë të parë aktakuzat e ngritura ndaj presidentit të Kosovës, hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Nga Brukseli, ku do të takohet me zyrtarë të lartë europianë, Vuçiç deklaroi se gjëja me e rëndësishme për Serbinë është të tregojë përmbajtje.

?Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm?, është shprehur ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga