Kursi i këmbimit, 16 korrik 2026
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Zyrtarët e lartë të shëndetësisë u thanë të martën ligjvënësve amerikanë se përgjigja e vendit ndaj koronavirusit po përmirësohet – megjithëse 26 shtete amerikane tani raportojnë një rritje të numrit të rasteve të COVID-19. Këto shifra janë vendosur gjithnjë e më shumë në qendër të një debati politik pasi Presidenti Donald Trump tha në një tubim të shtunën se ai kishte kërkuar testime më të ngadalta për koronavirusin. Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson ka më shumë nga Capitol Hill.
Vatra të reja të virusit janë shfaqur në Kaliforni, Arizona dhe Teksas, ndërsa në zona të tjera të Amerikës po rihapen bizneset.
Presidenti tha se e kishte seriozisht kur u tha mbështetësve se ai po ngadalësonte testimin ngaqë zbulohen më shumë raste të virusit.
“Nuk bëj shaka. Më lejoni vetëm t’jua them, më lini ta sqaroj. Ne kemi programin më të madh të testimit kudo në botë. Ne testojmë më mirë se kushdo në botë. Testet tona janë më të mirat në botë, dhe ne kemi shumicën e tyre. Duke bërë më shumë teste, ne gjejmë më shumë raste”, tha Presidenti Trump.
Shtëpia e Bardhë më vonë i tërhoqi mbrapsht komentet dhe eksperti i grupit të punës për koronavirusin, Dr. Anthony Fauci u tha ligjvënësve që nuk ishte kështu.
?Në dijeninë time, askujt prej nesh nuk i është thënë ndonjëherë që të ngadalësojë testimin. Ky është thjesht një fakt. Në fakt, ne do të bëjmë më shumë testime”, tha Dr. Fauci.
Kjo u mbështet nga zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, por demokratët ende kanë shqetësime të mëdha për përgjigjen e administratës.
“Ende jemi larg nga 900’000 testet ditore që ekspertët e shëndetit publik besojnë se kemi nevojë. Gjithashtu jemi penguar nga refuzimi i administratës për të zhvilluar dhe zbatuar një strategji kombëtare të testimit dhe gjurmimit të kontakteve”, tha Ligjvënësi demokrat, Frank Pallone.
Kjo strategji do të mbushë boshllëkun derisa të mund të zhvillohet një vaksinë. Me testet e para klinike për vaksinat që fillojnë muajin tjetër, Dr. Fauci thotë se ai ka optimizëm të kujdesshëm.
“Kjo do të na vinte në fund të këtij viti kalendarik dhe në fillim të vitit 2021”, tha Dr. Fauci.
Ligjvënësit amerikanë gjithashtu po shqyrtojnë mënyra për të ndëshkuar Kinën për reagimin e saj ndaj virusit – pavarësisht një ligji amerikan që ndalon paditë në gjykatat amerikane për vende të huaja.
“Pse do të ndërmarrim këtë hap të paprecedent? Kjo është pandemia e tretë që del nga Kina. Ne gjithashtu e dimë që Kina nuk arriti të informojë botën për natyrën e virusit. Se ata kufizuan udhëtimin në Kinë, por lejuan qytetarët kinezë të udhëtojnë nëpër botë. Ata e dinin se transmetohej nga njeriu tek njeriu dhe ata nuk informuan siç duhet OBSH-në, sipas mendimit tim, dhe botën në përgjithësi”, tha Senatori republikan, Lindsey Graham.
Shtetet e Bashkuara janë të parat në botë për rastet e infeksionit me koronavirusin – me më shumë se 2.3 milion raste deri më sot – dhe më shumë se 120,000 vdekje./VOA
Mediat e Kosovës raportojnë se Prokuroria e Hagës ka ngritur...
Shifra shqetësuese raportohen nga Maqedonia e Veriut gjatë 2...
Deputetët republikanë kanë kërkuar nga presidenti Trump të h...
Bullgaria do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, deri më 1...
Zyrtarë të shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara tw Amerik...
Presidenti Donald Trump shkon të martën në Arizona për të pa...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të martën se mor...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Arben Cejku, thotë se ...
Zyrtarë të lartë të Shëndetit Publik kanë dalë përpara një k...
Në Shtetet e Bashkuara zhvillohen sot (të martën) zgjedhje p...
Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut raportuan se...
Presidenti i SHBA, Donald Trump bën me dije se ka autorizuar...
Rrethi gjerman i Gütersloh-ut do t’i nënshtrohet një bllokim...
Prej disa muajsh e gjithë bota është duke u përballur me pan...
Shtëpia e Bardhë po përpiqet të largojë vëmendjen nga numri ...
Banorët e Beogradit reaguan të hënën ndaj rezultateve të zgj...
Maqedonia e Veriut vijon të përballet me shifra të larta sa ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka raportuar rrit...
Në Serbi, sipas rezultateve paraprake, Partia Përparimtare e...
Në 75-vjetorin e CDU-së, ish-Presidenti i Bundestagut, Norbe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...