Kursi i këmbimit, 16 korrik 2026
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Në Shtetet e Bashkuara zhvillohen sot (të martën) zgjedhje paraprake në tre shtete, përfshirë një garë mes demokratëve në shtetin e Kentakit për të përcaktuar kandidatin që do të përballet me udhëheqësin e shumicës së Senatit, republikanin Mitch McConnell në nëntor. Një sfidë e ashpër dhe e rëndësishme për demokratët në kuadër të zgjedhjeve paraprake është përballja në Nju Jork e ligjvënësit prej disa mandatesh Eliot Engel.
Për sa i takon Kentakit, sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes ish-pilotes së marinës Amy McGrath, e cila humbi me një rezultat të ngushtë garën për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2018, dhe Charles Booker, një ligjvënës i këtij shteti prej 35 vitesh. Zonja McGrath ka qenë favorite që në fillim të garës por zoti Booker, e ka ngushtuar hendekun së fundmi. Fituesi i sfitës së sotme do të përballet në nëntor me 78-vjeçarin Mitch McConnell.
Zoti McConnell është një mbështetës i vendosur i propozimeve legjislative të Presidentit Donald Trump si dhe kandidatëve konservatorë për në Gjykatën e Lartë që zoti Trump ka propozuar. Për më tepër, presidenti gëzon popullaritet në Kentaki, një shtet në të cilin ai fitoi me rreth 30 për qind më shumë në vitin 2016.
Një garë tjetër e rëndësishme është ajo e Nju Jorkut, ku 73-vjeçari Eliot Engel, kryetar i Komisionit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve po përballet me rivalin demokrat Jamaal Bowman, 44 vjeçar, drejtor i një shkolle të mesme i cili nuk ka kandiduar kurrë më parë për një post publik.
Zoti Bowman në dallim nga zoti Engel mbështet më shumë politikat e majta, dhe shpreson të largojë nga detyra ligjvënësin demokrat prej 16 mandatesh. Zoti Engel ka mbështetjen e figurave kryesore të Uashingtonit, përfshirë zotin Schumer, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi si dhe ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, e cila humbi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 përballë zotit Trump.
Por progresistët e Nju Jorkut mbështesin zotin Bowman, sikurse ligjvënësja Alexandria Ocasio-Cortez, e cila përmbysi garën në vitin 2018, duke fituar ndaj një ligjvënësi të njohur demokrat./ VOA
Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut raportuan se...
Presidenti i SHBA, Donald Trump bën me dije se ka autorizuar...
Rrethi gjerman i Gütersloh-ut do t’i nënshtrohet një bllokim...
Prej disa muajsh e gjithë bota është duke u përballur me pan...
Shtëpia e Bardhë po përpiqet të largojë vëmendjen nga numri ...
Banorët e Beogradit reaguan të hënën ndaj rezultateve të zgj...
Maqedonia e Veriut vijon të përballet me shifra të larta sa ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka raportuar rrit...
Në Serbi, sipas rezultateve paraprake, Partia Përparimtare e...
Në 75-vjetorin e CDU-së, ish-Presidenti i Bundestagut, Norbe...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se iu kishte k...
Serbia ka zhvilluar ditën e sotme zgjedhjet parlamentare, nd...
Të shoqëruar nga thirrjet e bojkotimit të opozitës, serbët z...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Kosovës ka publikuar sh...
Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 224 raste...
Spanja ka nisur të rihapë industrinë e saj të turizmit, duke...
Maqedonia e Veriut po përballet me një situatë alarmante për...
Presidenti Donald Trump mbajti një tubim fushate në Tulsa të...
Pas shkarkimit të Vjosa Osmanit, kryeministri i Kosovës Avdu...
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për vendimin e qeverisë që t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...