Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Një fushatë shumë e reklamuar nga Kina për të grumbulluar fonde për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pasi Presidenti Trump deklaroi se po ndalte fondet amerikane për këtë organizatë, ka mbledhur më pak se 10 mijë dollar, sipas të dhënave në faqen elektronike të kësaj fushate.
Shifrat, sipas kritikëve, dëshmojnë hendekun e madh që ekziston mes deklaratave bombastike të Pekinit në mbështetje të organizmave ndërkombëtare dhe akteve konkrete.
Njoftimi i Pekinit më 20 maj për të mbledhur fonde u shoqërua me spote mediatike, si dhe një telekonferencë me pjesëmarrjen e drejtorit të përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili falenderiu zyrtarët për planin ?për të mundësuar donacione nga individë dhe kompani në Kinë për të mbështetur përpjekje që shpëtojnë jetë?.
Një muaj më pas, fushata ?Fondi për Përgjigje Solidare për OBSH kundër COVID-19 ? Aksion nga Kina? tregon se janë grumbulluar rreth 9500 dollarë megjithë angazhimin e 20 platformave dixhitale që veprojnë në Kinë.
Pekini në konkurrencë për donacione
Para fushatës së fundit të grumbullimit të fondeve, Kina kishte premtuar të dhuronte 30 milionë dollar për OBSH në prill, përveç 20 milionë dollarëve që ia kishte dhënë më parë kësaj organizate. Megjithatë, Pekini nuk e bëri publike në atë kohë se ishte në fakt debitor pasi nuk kishte paguar 30 milionë dollarë nga detyrimet vjetore të antarësisë në OBSH.
Kritkët thonë se strategjia e Kinës për të ekzagjeruar përpjekjet dhe për të fryrë shifrat e donacioneve është pjesë e politiks së saj të jashtme.
?kina ka siguruar inerci të konsiderueshme, pasi u krijua përshtypja në OKB se SHBA po reduktonte rolin e saj. Kina është angazhuar për të ndikuar në politikat e stafit, procedura, përmes retorikës,? thotë për Zërin e Amerikës Kristine Lee me Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane.
Mbështetja për OKB
Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i fuqishëm financiar i sistemit të OKB, duke ofruar 22% të buxhetit të rregullt të organizatës, ndërsa Kina ofron vetëm 12%.
Por këto shifra lidhen me pagesën e detyrimeve vjetore. Përveç detyrimeve, ka edhe kontribute vullnetare nga vende të ndryshme. Për OBSH dhe OKB, Shtetet e Bashkuara japin 10 herë më shumë se Kina.
Sipas shifrave të fundit publike, në 2018 kontributet vullnetare nga qeveria amerikane për buxhetin e OKB-së ishin më shumë se 380 milionë dollarë. Kina, nga ana e saj, kishte dhuruar vetëm 37 milionë dollarë.
Zëri i Amerikës zbuloi se në periudhën 2018-2019, kontributet e Uashingtonit për OBSH arrinin në afro 900 milionë dollarë, ose 10 herë më shumë se kontributet e Kinës prej 86 milionë dollarësh.
Në dallim me deklaratat e Pekinit se Uashingtoni ka braktisur përgjegjësitë e tij globale,, kontributet totale amerikane nuk kanë ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit. Faktikisht kontributet amerikane për OBSH-në u rritën në 2019.
Nga shifrat që analizoi Zëri i Amerikës, kontributi i Uashingtonit për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, OBSH, u rrit gjatë 2018-2019 krahasuar me dy vjeçarin e mëparshëm. Deri në fund të 2019, SHBA kishte kontribuuar 893 milionë dollarë për OBSH, një shifër që reflekton një rritje prej rreth 48 milionë dollarësh krahasuar me periudhën 2016-2017.
Nga ana tjetër, administrate Trump vazhdon të propozojë shkurtime të ndjeshme në fondet amerikane për këto organizata. Projekt-buxheti për vitin 2021 propozon shkurtime prej 29% për fondet amerikanë në mbështetje të misioneve paqeruajtëse të OKB-së; shkurtime në masën 34% në fondet për buxhetin e përgjithshëm të OKB-së dhe eliminimin e fondeve për një numër programesh të Organizatës së Kombeve të Bashkuara./VOA
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se nuk do ...
Mesditën e sotme në media u publikua lajmi se Prokuroria e H...
Kur gazeta “New York Times” ka shkruar ndonjëherë për Güters...
Presidenti Donald Trump firmosi të hënën urdhrin, që të zgja...
Mediat në Kosovë raportuan sot se Prokuroria e Hagës ka ngri...
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, është futur në ve...
Zyrtarët e lartë të shëndetësisë u thanë të martën ligjvënës...
Mediat e Kosovës raportojnë se Prokuroria e Hagës ka ngritur...
Shifra shqetësuese raportohen nga Maqedonia e Veriut gjatë 2...
Deputetët republikanë kanë kërkuar nga presidenti Trump të h...
Bullgaria do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, deri më 1...
Zyrtarë të shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara tw Amerik...
Presidenti Donald Trump shkon të martën në Arizona për të pa...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të martën se mor...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Arben Cejku, thotë se ...
Zyrtarë të lartë të Shëndetit Publik kanë dalë përpara një k...
Në Shtetet e Bashkuara zhvillohen sot (të martën) zgjedhje p...
Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut raportuan se...
Presidenti i SHBA, Donald Trump bën me dije se ka autorizuar...
Rrethi gjerman i Gütersloh-ut do t’i nënshtrohet një bllokim...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...