Kuvendi 45 minuta me vonesë/ Çfarë po ndodh në mbledhjen e PS
Mbledhja e grupit të PS vonon nisjen e seancës plenare, deba...
Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka reaguar në lidhje me situatën politike në Kosovë, pas akuzave të ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Në një postim në rrjetet sociale, Olli thekson se ndërhyrja e ShBA-ve, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një domosdoshmëri për të arritur sa më shpejt në destinacionin e kërkuar nga gjithë shqiptarët.
Më tej, ai thekson se ?Nuk besoj se është thjesht një xhelozi, por një lojë shahu ndërkombëtare, por që në një mënyrë apo në një tjetër çdo vonesë pengon interesat e shqiptarëve. Nga ana tjetër akuzat për krime të luftëtarëve të UÇK nuk do të mundin të përbaltin kurrë luftën e shqiptarëve të Kosovës për t’ i shpëtuar asgjësimit nga nacional-shovinistët serbë e për të fituar lirinë e pavarësinë të mohuar gati 100 vjet, që kur e ndanë nga trojet amë.?.
Gjithashtu, Olli shprehet qartë se pavarësisht akuzave ndaj individëve të caktuar, qoftë ky edhe presidenti i vendit, takimi në SHBA duhet të bëhet.
?Kosova ka provuar një shkallë të lartë përgjegjshmërie në raport me marrëveshjet ndërkombëtare, sikundër është edhe rasti i Gjykatës Speciale dhe askush nga trimat e UÇK- nuk ka ikur në arrati apo është mbrojtur nga shtetit i Kosovës. E kundërta ka ndodhur më të akuzuarit serbë jo me dyshime, por me pamje e prova të qarta edhe për më filoserbët. Në këtë kuadër unë përunjësisht sugjeroj se takimi në Ëashington duhet të zhvillohet, madje sa më parë të jetë e mundur, pavarësisht problemeve që mund të kenë individët, sikundër rasti i Thaçit edhe pse është Presidenti i vendit.?-shkruan ndër të tjera Leonard Olli.
Postimi i plotë:
Takimi mes përfaqësuesve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Washington, sigurisht që provokoi shumë gjeopolitikën globale. Reagimet mosaprovuese ishin të shumta, madje dhe nga organizmat drejtues të BE-së, e cila si përgjegjëse për dialogun Kosovë-Serbi, e ka stërzgjatur këtë proces për gati 10 vite, pa ndonjë progres të rëndësishëm në këtë kohëzgjatje dhe, ndoshta, gjithmonë me një qasje më favorizues për Serbinë.
Është fakt i pakundërshtueshëm që mungesa e një politike të jashtme të unifikuar e vendeve të BE-së ka reflektuar edhe në procesin e dialogut, duke krijuar këtë vonesë që pengon zhvillimin dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës. Në politikë e për më tepër në gjeopolitikë nuk ka rastësi. Kjo nuk është një bindja ime, por një konkluzion edhe i shumë eksprtëve. Ndërhyrja e ShBA-ve ishte një domosdoshmëri për të arritur sa më shpejt në destinacionin e kërkuar nga gjithë shqiptarët. Nuk besoj se është thjesht një xhelozi, por një lojë shahu ndërkombëtare, por që në një mënyrë apo në një tjetër çdo vonesë pengon interesat e shqiptarëve.
Nga ana tjetër akuzat për krime të luftëtarëve të UÇK nuk do të mundin të përbaltin kurrë luftën e shqiptarëve të Kosovës për t’ i shpëtuar asgjësimit nga nacional-shovinistët serbë e për të fituar lirinë e pavarësinë të mohuar gati 100 vjet, që kur e ndanë nga trojet amë. Për më tepër kjo gjueti shtrigash nuk do të mundë kurrë të zbusë sadopak krimin në nivel shtetëror të Serbisë dhe politikat e genocidit të hartuara nga ultranacionalistët serbë gati 200 vite më parë. Kosova ka provuar një shkallë të lartë përgjegjshmërie në raport me marrëveshjet ndërkombëtare, sikundër është edhe rasti i Gjykatës Speciale dhe askush nga trimat e UÇK- nuk ka ikur në arrati apo është mbrojtur nga shtetit i Kosovës.
E kundërta ka ndodhur më të akuzuarit serbë jo me dyshime, por me pamje e prova të qarta edhe për më filoserbët. Në këtë kuadër unë përunjësisht sugjeroj se takimi në Washington duhet të zhvillohet, madje sa më parë të jetë e mundur, pavarësisht problemeve që mund të kenë individët, sikundër rasti i Thaçit edhe pse është Presidenti i vendit. Jam i bindur në pafajësinë e tij në raport me akuzat që janë ngritur ndaj tij, ashtu sikundër u provua edhe në rastin e Ramush Haradinajt. Respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare vetëm ka lartësuar reputacionin e Kosovës. Por, nga ana tjetër rrugëtimit të gjatë për njohjen përfundimtare të Republikës së Kosovës edhe formalisht i është afruar fundit. Do të ishte e udhës që të gjithë faktorët dhe aktorët e jetës politike dhe publike të Kosovës në këtë moment të jenë sa më të bashkuar pasi interesat e vendit të tyre janë shumë më madhore se betejat e brendshme. Në bindjen time të thellë: The meeting must go on! BE nuk pse të ndjehet e mënjanuar, por mund të bëhet pjesë e tij dhe lider i tij sikundër ka qenë deri tani. Por, që ta bëjnë këtë duhet të ketë një qëndrim të unifikuar dhe të palëkundur, sikundër e ka patur gjithmonë Washington-i!/ CNA.al
Mbledhja e grupit të PS vonon nisjen e seancës plenare, deba...
Më 24 qershor mori fund zyrtarisht periudha “gjendjes së fat...
Ditët e fundit në qarqet mediatike, ka qarkulluar një lajm, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të mble...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti është shprehur ...
Deputetja dhe bashkëkryetarja e Komisonit të Reformës Zgjedh...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja pavarësisht nge...
Një deklaratë të fotë ka bërë nënkryetari i LSI-së dhe përfa...
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politk, Oerd...
Bashkëkryetarja e Komisonit të Reformës Zgjedhore, Rudina Ha...
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gj...
Florida Fejza tregon se në 5 shkurt 2018, e ëma e saj, Shpre...
Kreu i PAA-së Agron Duka, i qenë prezent dy ditë më parë në ...
Këshilli Politik ka gjetur dakordësi gjatë mbledhjes së sotm...
Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha ka ashpërsuar pas a...
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, njëkohësisht a...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka reagua për akuzat e ngritu...
Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha ka reaguar për mble...
Drejtori i Institutit të Historisë Beqir Meta, e ka konsider...
Pas aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e Hagës ndaj presi...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...