“Situata po rëndohet çdo ditë e më shumë”/ Basha tregon ku shkojnë paratë e shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar so...
Lefter Maliqi nuk është aq i njohur për politikën dhe artikulimin politik, sa është bërë i famshëm për kapërcimet e tij jo nga një kat i godinës politike në tjetrin, sa për kalime në godinën përballë, anash, djathtas ose majtas.
I anatemuar nga kryeministri për këto qëndrime “parimore”, Lefter Maliqi doli dhe qartësisht shantazhoi Ramën me një fjalor të rëndomte, aspak politik në lidhje me ekzistencen e ca kasetave që e nxirrkan lakuriq.
Batutat me gjarpër, nëpërka dhe dhelpra me 4 apo 7 koka janë bërë modë prej kohësh në atë foltore.
Pa folur për nivelin e përfaqësimit politik që shpërdoron rëndomë atë mikrofon, edhe sjelljet prej shantazhuesi profesionist nuk i kanë munguar atij podiumi.
Sjellja prej shantazhuesi dhe shantazhi si profesion ka zëvëndesuar figurën e politikanit në këtë vend.
Para ca kohësh zëdhënësa të presidentit folen për kaseta të lidhura me Dvoranin, pastaj lanë të kuptoget që ishin për ambasadorë, e në fund doli vetë Meta dhe porositi të gjithë që mos i binin kot në qafq Sorecës.
Sot doli Lefteri, foli për dhelpra me shumë koka dhe për kaseta që ua paska lënë amanet Dritan Prifti.
Pas kësaj mos duket habi që 17-18 vjeçarë shantazhojnë me video intime dhe përdhunojnë minorenë.
Pas kësaj nuk kemi pse akuzojmë vetëm ata djem të rinj për vepren penale që konsumojnë.
Mesazhi që po marrim të gjithë nga ajo foltore është edukata e shantazhit në funksion të përfitimit të diçkaje.
Pastaj gjithkush e përdor atë teknikë, për atë që i duket problemi i vet për tu zgjidhur.
Është e kotë të denosh në darke disa djem të rinj që shantazhojnë një femër për të përfituar seks, nëse gjithë mëngjesin dëgjohen politikanë që shantazhojnë njëri-tjetrin për shumë më shumë se aq.
Kjo duhet të marrë fund.
SPAK duhet të therrasë Lefterin që ai të dorëzoje kasetat për të cilat flet.
Më pas të proçedojë penalisht Lefterin për shantazh për përfitime personale. E nëse Lefteri thotë se kush ja çoi në mend idenë e kasetave imagjinare, të përdorura si seriale turke, të akuzojë grupin e shantazhuesve profesionistë në Kuvend apo jashtë tij, anash, poshtë apo lart.
Olsian Çela që pasi premtoi kur kandidoi që do bëhej modeli i Prokurorit të Përgjithshëm që do ketë në fokus politikat penale, të rilexojë ato që ai ka thënë kur kandidoi.
Me autoritetin qe i jep Kushtetuta dhe ligji, të hartojë dhe miratojë udhëzimet unifikuese për sjelljen e prokurorëve me dispoziten penale të posaçme që trajton këto raste.
E nëse ajo dispozitë nuk mjafton të përcjellë në Kuvend nevojat për ndryshim të Kodit Penal dhe identifikimin e qartë të “shantazhit” si vepër penale për përfitime politike dhe jo vetëm.
Ata 17-18 vjeçarë nuk janë të vetmit fajtore.
Nuk shpëtohen dot të tjeret 17-18 vjeçarë, nëse nuk vritet modeli që i mbush ata.
Lefter Maliqi është sot 47-48 vjeçari që po bën shumë më shumë se ata.
Po sillet si përdhunues i intelektit të një populli të tërë, me batuta dhelprash e dhelperakësh që na paskan ca video të një lakuriqi, por që nuk i nxjerrin për të tjerët sepse duan vetëm që lakuriqi të shkojë me ta ose me shoket e tyre siç ata do e vendosin.
SPAK dhe Olsian Çela duhet të bëjnë detyrën./ CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar so...
Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës së përjavshme për me...
Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për media...
Presidenti Ilir Meta gjatë komunikimit të përjavshëm me medi...
Instituti për Studimet Politike deklaron se Ministria e Drej...
Dy vëllezërit artistë, Edmond dhe Robert Budina kanë rezultu...
Deputeti Halit Valteri ka folur pas dëshmisë së dhënë në SPA...
Hapet gara për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.Ndërsa preza...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me votimi...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha vijon të zhvillojë...
Deputeti Lefter Maliqi ka folur me tone mjaft të forta kundë...
Deputeti Lefter Maliqi ka folur me tone mjaft të forta kundë...
Parlamenti Europian ka votuar në favor të vendosjes së 15 ku...
Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të përditshëm, du...
Deputeti, Halit Valteri i ftuar mbrëmjen e sotme në studion ...
Kjo e enjte ka qenë pa dyshim një ditë jo e mirë për deputet...
Ish presidenti Bamir Topi e ka cilësuar Kodin Zgjedhor si më...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është pyetur për një koali...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur lidhur me marrëve...
Avokati Spartak Ngjela, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëm...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...