Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Banorët e Njësisë Administrative Labinot Fushë që prej disa ditësh janë ngritur në protestë kundër kompanisë ‘Rozafa’ dhe pronarit të saj. Banorët akuzojnë se pronari i kësaj kompanie po përvetëson pronat e tyre, po merr ujin e burimit të këtij fshati dhe gjithashtu kompania ‘Rozafa’ po ndot mjedisin. Por administratorja e kompanisë si dhe vetë bashkia Elbasan hedhin poshtë pretendimet e banorëve, duke u shprehur se ligjërisht kompania ‘Rozafa’ është mëse në rregull.
Gazetarët e Fiksit shkojnë në kompaninë ‘Rozafa’ për ta parë nga afër situatën. Administratorja thotë për emisionin investigativ Fiks Fare se pretendimet apo akuzat e banorëve kundrejt kompanisë Rozafa nuk qëndrojnë. Ajo thotë se përsa i përket pretendimit të banorëve se ‘Rozafa’ merr ujin e burimit të fshatit nuk është e vërtetë, sepse ka pesë puse, ujrat e të cilëve shfrytëzon për aktivitetin e saj dhe nuk e ka të nevojshëm përdorimin e burimit të fshatit.
Së dyti, administratorja shprehet se për pretendimin e banorëve për zaptim të pronave nga ndërtimi i rrugës që kalon afër kompanisë, as ku nuk qëndron. Rruga që po ndërtohet është një investim i Bashkisë Elbasan dhe jo i kompanisë ‘Rozafa’.
Përsa i përket ndotjes së mjedisit administratorja tregon se mbetjet janë 100 përqind organike dhe prodhimi shkon për konsum jashtë Shqipërisë. Gjithashtu ajo shton se kompania duke u bazuar në ligj monitoron ndotjen me studio të licencuar dhe nuk bëhet fjalë të ketë ndotje. Administratorja shpjegon se banorët në një moment janë ankuar për aromën e pjekjes së karkalecit, por kompania ka blerë makineritë të cilat për shkak të një ngërçi që kanë me bashkinë kanë mbetur pa i vënë në punë në një mjedis larg zonave të banuara.
Gazetarët e Fiksit për të marrë një përgjigje për ankesat e qytetarëve shkojnë gjithashtu në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Elbasan. Drejtori i këtij institucioni shpjegon për Fiksin se kompania ‘Rozafa’ ka zero ndotje në mjedis, madje ai thotë se gjelbërimi në mjediset e kompanisë është për t’u përgëzuar. “Puset kjo kompani i ka me leje mjedisore dhe nuk ka përdorur ujin e burimit të fshatit” shprehet drejtori, “çdo mbetje aty është organike dhe e padëmshme”.
Gazetarët e Fiksit iu drejtuan edhe Bashkisë Elbasan për të marrë një përgjigje përsa i përket pretendimit të banorëve për përvetësim të pronave të tyre nga kompania ‘Rozafa’ për shkak të ndërtimit të rrugës. Kryetari i bashkisë shprehet se ndërtimi i rrugës po bëhet nga bashkia dhe jo nga kompania ‘Rozafa’, si projekt në bazë të kërkesës që vetë këta banorë kanë pasur.
Drejtuesi i këtij institucioni thotë “projekti është në hapat e para dhe do nis shumë shpejt dhe kjo ka qenë në dakordësi me banorët pasi ua kemi bërë të qartë. Përsa i përket ujit kompania e ka zgjidhur me puse dhe nuk furnizohet as nga burimi i fshatit as nga Ujësjellsi Elbasan” .
Përsa i përket problemit për ndërtimin e një fabrike jashtë qytetit kryetari shprehet se nga ana e bashkisë nuk ka probleme që ajo të ndërtohet thjeshtë zgjatja e saj janë proçedura ligjore. Pas protestave që janë ngritur në kundërshtim me ‘Rozafën’ dy banorë të asaj njësie akuzojnë ata që udhëheqin protestën se u kanë zaptuar pronat.
Dy qytetarët në intervistë për Fiksin kanë aktin e marrjes në pronësi të pronës që sipas tyre është marrë nga fisi Bici.
Ata i janë drejtuar gjykatës, por kjo e fundit i ka nxjerrë pronar në një vend tjetër jo aty ku është ky fis dhe kështu është arsyetuar rrëzimi i padisë.
Qytetarët kërkojnë ndihmën e Fiksit pasi kërkesës së tyre drejtuar hipotekës për të parë hartat , kjo e fundit i është përgjigjur negativisht, pra ky institucion nuk ka harta. Gazetarët e gjendur para këtij fakti i drejtohen hipotekës , ku drejtori i saj shpjegon qartë se disponojnë vetëm aktet që kanë aktualisht qytetarët dhe që i janë vënë në dispozicion gjykatës.
Drejtori i Hipotekës Elbasan shprehet se zona është e paazhornuar, “nuk ka hartë për atë zonë”. Gjykata ka caktuar ekspertë të cilët kanë bërë një plan e në bazë të këtij plani gjykata ka dhënë vendimin, por që sipas hipotekës ky plan mund të mos përputhet me azhornimin. Inspektori tregon për emisionin Fiks Fare se në atë zonë askush nuk ka çertifikatë pronësie. Gazetarët e Fiksit telefonojnë një nga organizatorët e protestës kundër kompanisë ‘Rozafa’, i cili lë takim me gazetarët në orën 18.30, por nuk i takon ata pasi shpjegon se i ka dalë një problem familjar.
Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar një raport ...
Policia italiane e Barit ka hasur një situatë të pazakontë, ...
Një grup studentësh pjesë e Lëvizjes për Universitetin po zh...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu i ka ndarë de...
Ditën e djeshme, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA), u ...
IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ushtruan kontrol...
SPAK dhe Gjykata për Korrupsionin dhe Krimet e Rënda i janë ...
“Vettingu në polici, një histori dështimi?” Këtë pyetje e sh...
Prej disa ditësh në media ka bërë bujë lajmi i mospagesës së...
Deputeti Selami Janishehri. ka rënë në sy për stilin e tij t...
Që me lehtësimin e masave, udhëtimet në zonat bregdetare të ...
Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, Moikom Zeqo, i cilës...
Rreth 1000 punonjëse të fabrikës së peshkut “Rozafa Fish Cit...
Kryetarja e Komitetit të Maturës Shtetërore, Zamira Gjini, k...
Edhe në Lezhë maturantet protesëtojnë për tezen e Gjuhës-Shq...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të d...
Të shtunën mbrëma, Federata Shqiptare e Futbollit doli me nj...
Prej dy ditësh në media ka filluar të dalin reagime të forta...
Gjatë ditëve të fundit, në media ka qarkulluar lajmi se puno...
Punonjës të DIGITALB po përgatisin një peticion drejtuar Ale...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...