Si po e zhyt Ben Blushi-Edi Ramën/ Korrupsioni 100 milion euro me Durrësin
Ish-deputet, ish-ministër, ish-kryetar i një partie politike...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është vendosur në mbrojtje të noteres Eva Blushi, bashkëshorte e ish-politikanit të majtë dhe aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushi, e dyshuar publikisht se ushtron licensën në kundërshtim me parimet e konfliktit të interesave.
Në bazë të të dhënave zyrtare, Eva Blushi rezulton të jetë aksionere në dy kompani private, krahas aktivitetit si notere e licensuar.
Ligji ?Për Noterinë?, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2019, parashikon ndalime të rrepta për noterët.
Në nenin 19 të ligjit shkruhet shprehimisht: ?Ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër private apo publike, me përjashtim të mësimdhënies?.
Për këtë nen ka pasur diskutime të shumta në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Në përfundim, ligjvënësit ranë dakord që noterët të mos lejohen të kenë angazhime të tjera publike apo private, duke i barazuar me zyrtarët e sistemit të drejtësisë.
Por, Ministria e Drejtësisë duket se e lexon ndryshe pozicionin e ligjvënësve.
Në një përgjigje zyrtare, tejet të vonuar, për ?Boldnews.al?, Ministria e Drejtësisë ka paraqitur argumentat e saj, në bazë të të cilave vlerësohet se nuk ka vend për nisjen e hetimit disiplinor ndaj noteres Eva Blushi.
Konflikt interesi?
Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Eva Blushi rezulton të jetë drejtuese e një zyre noteriale.
Zonja Blushi rezulton gjithashtu ortake, me vlerë kapitali 20% në shoqërinë ?Luxury Communicazione e Pubblicita?, si edhe ortake me vlerë kapitali 50% në shoqërinë ?Publialb?, në bashkëpronësi me Vjollca Hoxha, administratore e televizionit ?Top Channel?.

?Boldnews.al?, në një kërkesë të Shkurtit 2020, pyeti Ministrinë e Drejtësisë nëse angazhimi në aktivitete private të zonjës Blushi ishte në kundërshtim me nenin 19 të ligjit ?Për Noterinë?.
Në përgjigjen e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gentian Deva, Ministria e Drejtësisë deklaron se zonja Blushi nuk është në shkelje të detyrimeve ligjore.
Për Ministrinë e Drejtësisë, noterët janë në kushtet e konfliktit të interesave vetëm nëse nënshkruajnë akte për institucione publike apo private, në të cilët ata janë pjesë.
?Në gërmë d të nenit 98 të këtij ligji (Për Noterinë), parashikohet se ?noteri nuk mund të kryejë akt noterial?kur është punëdhënës, administrator ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër të interesuar???, argumenton Ministria e Drejtësisë.
Pra, për Ministrinë e Drejtësisë, ndali i zgjeruar në nenin 19, që parashikon ndalime për përfshirjen e noterëve në çdo aktivitet tjetër publik apo privat, kufizohet në një nen më poshtë (98) vetëm për rastet kur noteri nuk duhet të nënshkruajë akte për struktura të tjera, ku ai bën pjesë.

Këndvështrimi i Ministrisë së Drejtësisë e thjeshton shumë situatën dhe, mbi të gjithë, nuk përputhet me vullnetin e ligjvënësve.
Komisioni i Ligjeve
Në Raportin e Komisionit të Ligjeve, i cili u dërgua në Parlament para votimit të ligjit të ri ?Për Noterinë?.
Dokumenti parlamentar, i cili mban datën 18 Dhjetor 2018, ka dhënë një shpjegim shterues, si për nevojën e ndalimeve të rrepta në aktivitetin e noterëve, ashtu edhe fushat se ku ata mund të angazhohen.
?Për shkak të funksionit të noterisë dhe nevojës për të pasur besimin e publikut në veprimtarinë noteriale, projektligji parashikon një kushtëzim të fortë në lidhje me veprimtari të tjera që noteri mund të bëjë gjatë ushtrimit të profesionit si noter?, argumentohet në Relacionin e Komisionit të Ligjeve, përsa i përket parashikimeve të nenit 19.

Krahas ndalimit të zgjeruar për noterët, pra mos-angazhimi në veprimtari publike dhe private, ligji i ri parashikoi, në mënyrë specifike, rastet e konfliktit të interesave.
Disa nga këto raste kanë qenë edhe në legjislacionet e mëparshme, si ndalimi që noterët të kryejnë akte noteriale për vete, familjarët e tyre dhe persona të lidhur.
Por, ligji i ri shtoi edhe një ?institut? tjetër në rastet e konfliktit të interesave. Noterëve u ndalohet të nënshkruajnë akte noteriale për entitetet, ku ata ushtrojnë ?veprimtarinë noteriale?.
Duke qenë një ?institut? i ri, Komisioni i Ligjeve është ndalur për të shpjeguar në mënyrë specifike se cilat konsiderohen ?veprimtari noteriale?.
Sipas ligjit, ?veprimtari noteriale? përfshihen: ekspert i pavarur, anëtar Bordi Disiplinor, anëtar i Komisionit të Kualifikimit, anëtar ose drejtues i Dhomës Kombëtare dhe degëve vendore ose pjesëmarrja në organizma kolektivë të lidhur me noterinë, apo dhënia e ekspertizës mbi legjislacionin noterial dhe jo vetëm.
Pra, noterit i lejohet angazhimi në ?veprimtari noteriale?, por i ndalohet të kryejë akte noteriale, në rastet kur është i përfshirë si pjesë e atyre entiteteve.
Të gjithë angazhimet e tjera të noterit, publike apo private, janë të ndaluara, siç parashikohet në nenin 19.
Në rastin e noteres Eva Blushi, përfshirja e saj si aksionere në dy shoqëri private, të cilat kanë për objekt organizimin e fushatave mediatike e publicitare, nuk përbën ?veprimtari noteriale?.
E, për këtë arsye, referuar ligjit ?Për Noterinë?, zonja Blushi duket se është në kushtet e ndalimit.
Por, për Ministrinë e Drejtësisë, kufizimet e nenit 19 janë tërësisht të padukshme në rastin e noteres Eva Blushi.
Sipas këtij institucioni, zonja Blushi do të jetë në konflikt interesi vetëm nëse nënshkruan akte noteriale që lidhen me bizneset private, në të cilat ajo është aksionere.
Ish-deputet, ish-ministër, ish-kryetar i një partie politike...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar sot 21-vjetori...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka kërkuar që të bëhen me d...
Gazetarja e ABC News në Bruksel, Erisa Zykaj ka dhënë detaje...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
A janë të ngrira marrëdhëniet Rusi-Shqipëri? Ambasadori i Ru...
Deklarimi fillestar i pasurisë së Kryeministrit Rama nis në ...
Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ga reaguar shpër në rrje...
Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero dhe ish ministri...
Gazetari dhe kritiku italian Vittorio Sgarbi ka treguar bise...
Gazetari italian Vittorio Sgarbi ka sqaruar deklaratën e pak...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Presid...
Deputetja Rudina Hajdari bëri një deklaratë të fortë pasdite...
Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me pasuritë e politikan...
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar ashpër për...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardh...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas dekla...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjeve ...
Sot KLGJ ka dalë me një vendim nga i cili konstatohet përfu...
Deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka takuar sot kolegun Adri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...