“QSUNT nuk disponon pajisjet bazike”/ Meta: Prioriteti i Ramës shpërdorimi i fondeve publike për koncerte
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...
Një organizatë e të rinjve serbë informon për pjesëmarrjen e Serbisë në luftërat e ish-Jugosllavisë. Kjo ka shkaktuar kritika të ashpra nga Ministria e Jashtme serbe.
“Luftë ka pasur edhe në Serbi”, shkruan me shkronja të mëdha në faqen e internetit ratusrbiji.rs. Me këtë parullë organizata joqeveritare “Iniciative e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR) përpiqet të rrënojë mitin e kahershëm në Serbi, se ky vend nuk ka marrë pjesë në luftërat e armatosura në ish-Jugosllavi, në vitet 1990 – në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Të këtij mendimi nuk kanë qenë vetëm shumica e anëtarëve të kabineteve qeveritare të Serbisë në tri dekadat e fundit, por edhe shumica e qytetarëve serbë, të cilët mohojnë pjesëmarrjen e Serbisë në luftërat e ish-Jugosllavisë.
Gjeneratat e reja në Serbi janë më së paku të informuara për gjërat që kanë ndodhur në Vukovar apo Srebrenicë. Në disa studime thuhet se rreth 30 % e nxënësve në Serbi mendojnë se vendi i tyre nuk është fare përgjegjës për ndonjë luftë në ish-Jugosllavi. Me faqen ratusrbiji.rs, organizata (YIHR) do të ifnormojë opinionin dhe të nxjerrë në sipërfaqe faktet nga e kaluara. Në këtë faqe janë publikuar me 1 qershor 2020, dokumente, hulumtime dhe vendime të gjykatave ku dëshmohet se në lufërat në ish-Jugosllavisë ka qenë e përfshirë edhe Serbia dhe se shteti i Serbisë ka luftuar edhe në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.
Varrezat masive, llogoret dhe paramilitarët
YIHR rikujton se Serbia ka fshehur në vendin e vet një kohë të gjatë varrezat masive të shqiptarëve të vrarë në Kosovë, gjatë luftës së vitit 1998-99; se në periudhën prej vitit 1991-95 ka pasur në Serbi edhe llogore për kroatët dhe boshnjakët e zënë rob; se Ushtria e Serbisë ka bashkëpunuar ngushtë me paramilitarët serbë, të përfshirë në luftërat jashtë Serbisë dhe se këto forca kanë kryer krime lufte.
Kjo organizatë nënvizon edhe punën e bërë nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, i cili ka përpunuar një numër të madh të proceseve për krime lufte dhe gjenocid. OJQ-ja nënvizon, se disa prej personave të denuar në Hagë për krime ende janë aktiv në jetën politike në Serbi, si për shembull lideri i radikalëve, Vojisllav Sheshel, i cili është deputet në Parlamentin e Serbisë.
Instrumentalizimi i krimeve të luftës?
Këto të dhëna të publikuara janë kritikuar nga shumë forca në Serbi. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ka qenë një funksionar i lartë në Partinë Socialiste të Serbisë, të ish-diktatorit Slobodan Milosheviç, thotë se pohimet për “Luftën në Serbi” dhe krimet e luftës nga vitet 1990-të po instrumentalizohen nga politika e sotme.
Gazeta “Ve?ernje Novosti”, ka publikuar një tekst ku thuhet se “disa organizata po përpiqen që me paratë e Gjermanisë të krijojnë nazistë të ri serbë – një faqe interneti vlon nga gënjeshtrat”. Daçiqi kritikon mbështetjen e këtij projekti nga Ministria e Jashtme gjermane. Ambasadave të huaja u bën thirrje që të investojnë para në projektet që pasqyrojnë vuajtjet e serbëve në Kroaci dhe Kosovë. YIHR akuzohet si organizatë që me paratë e huaja ka për qëllim të prezantojë Serbinë si fajtore për krime dhe luftëra.
Ka disa të vërteta
Ambasada gjermane ka komentuar këto pohime për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, me fjalët: “Kur merren parasysh krimet e tmerrshme dhe të pashembullta, që kanë bërë gjermanët këtu në Serbi gjatë Luftës së Dytë Botërore, ne si ambasadë gjermane jemi të mendimit se është shumë me rëndësi që të përballemi me të gjitha anët e historisë”.
Me rëndësi është që të kuptohet se çfarë ka ndodhur dhe që të përballemi me të kaluarën e vërtetë. Faqja e internetit ratusrbiji.rs po jep një kontribut të madh në këtë debat për t’u përballur me luftërat në ish-Jugosllavi.
Ministri i Jashtëm Daçiq dhe gazeta “Ve?ernje Novosti” nuk janë të vetmet që e kritikojnë projektin e YIHR. Gazeta “Informer” kritikon publikimin e një harte të Serbisë pa Kosovën dhe pohimet për krimet serbe jashtë Serbisë. Aktivisti Marko Molosavljeviç pohon se në Serbi janë fshehur në varresat masive trupat e rreth 900 civilëve të vrarë në Kosovë.
Respekti dhe dënimi
“Gjenerata e re është rritur me ndjenjën e fajit, por ne nuk flasim për fajin kolektiv apo viktima kolektive të një kombi. Bëhet fjalë për respektin ndaj viktimave, pavarësisht origjinës së tyre.” YIHR kërkon që të përgjigjen të gjithë ata të cilët kanë bërë krime dhe mbajnë përgjegjësi për krime. “Komentet e Daçiqit paraqesin mbrojtje të krimeve të bëra nga regjimi serb në vitet 1990”, thotë Milosavljeviç. “Qeveria e tanishme feston shumë kriminelë lufte si heronj dhe i mbështet politikisht.”/ DW
Numri i rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, kapër...
Për herë të parë në histori, një oficer afrikano-amerikan ta...
Shifrat e reasteve të reja me Covid-19 në Itali vijojnë të j...
Anëtarë të Kongresit amerikan po shqyrtojnë propozimet për r...
Vazhdon të mbetet i lartë numri i rasteve të reja me koronav...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Paralajmërimi i qeverisë gjermane kundër udhëtimit në më shu...
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës vlerëson se duhet ...
Familjarë e miq nderojnë të martën George Floydin gjatë një ...
Java që lamë pas ishte tejet e vështirë për Maqedoninë e Ver...
Një gjykatës të hënën caktoi shumën 1 milion dollarë për lir...
Në shtetet e Teksasit dhe Karolinës së Veriut qindra vetë u ...
“Republika e dikurshme federale ishte një shtet pa politikë ...
Rritet ndjeshëm numri i personave të prekur nga koronavirusi...
Gazeta “New York Times” është kritikuar pas publikimit të nj...
Demokratët e Kongresit propozojnë një rishqyrtim gjithëpërfs...
Pas vdekjes së George Floyd-it ndërsa ishte ndaluar nga poli...
Numri i vdekjeve në mbarë botën si pasojë e COVID-19 ka arri...
Zelanda e Re do t’i heqë pothuajse të gjitha masat kundër ko...
Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta përsa i ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...