Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Pas vdekjes së George Floyd-it ndërsa ishte ndaluar nga policia në qytetin Minneapolis, të shtetit amerikan Minesota, disa oficerë në të gjithë vendin u gjunjëzuan në solidaritet me protestuesit që dënonin racizmin. Zëri i Amerikës u takua me sherifin dhe organizatorët e protestave në Qarkun Prince William, Virxhinia, ku veprimi simbolik i “uljes në gjunjë” mund të sjellë ndryshime të përhershme.
“Ne nuk patëm shumë kohë për ta biseduar ose për tu menduar”, thotë Glen Hill, sherif në qarkun Prince William. ?Ata donin që ne të gjunjëzoheshim dhe luteshim me ta. Pse jo? Pse të mos tregojmë se jemi të interesuar për atë që i shqetëson??
Trajtimi i George Floyd-it,… në duart e policisë së Minneapolisit është i vështirë për tu parë.
Kur shpërtheu protesta pas vdekjes së tij, pamjet e oficerëve duke u ulur në gjunjë, ndihmuan në qetësimin e një kombi të tronditur.
Në Manassas, Virginia, oficerët e policisë u gjunjëzuan vetëm një ditë pasi demonstrata në 30 maj u bë e dhunshme.
Sherifi Glen Hill dhe zëvendësat e tij vepruan kështu kur protestuesit paqësorë u tubuan në sallën e gjykatës së Qarkut Prince William.
“Ajo që ndodhi në Minesota, sigurisht për mua ishte një tragjedi. Nuk dua që dikush në profesionin tim të bëjë diçka të tillë sepse kjo reflekton te të gjithë ne. Një nga gjërat që duhet të bëjmë është të kujdesemi për njëri-tjetrin. Nëse shihni një tjetër nga oficerët tuaj, një nga miqtë tuaj që po bën diçka – ndalojeni!”, thotë sherifi Hill.
?Puna jonë si oficerë të zbatimit të ligjit nuk është të përshkallëzojmë një situatë. Ne u betuam për të shërbyer dhe mbrojtur. Dhe për t’i shërbyer dhe mbrojtur të gjithë”, thotë zëvendës sherifi Terry Fearnley.
Disa thonë se rasti Floyd tregon dështimin në trajnimin e oficerëve për të ndalur praktikat raciste.
Por Rreshtere Angel Tyson, e cila gjithashtu u ul në gjunjë, thotë se ka më shumë për të mësuar.
“Unë mund të identifikoj fushat ku mund të rrisim ndërgjegjësimin kulturor, ku mund të orientojmë disa nga trajnimet tona. Mund të mos kem prejardhjen tuaj, por jam e gatshme t’ju dëgjoj. Jam e gatshme të mbaj një mendje të hapur. Jam e gatshme t’ju mbështes, ndërsa ushtroni të drejtat tuaja”, thotë ajo.
Por, përpjekjet për të krijuar besim mes policisë dhe njerëzve me ngjyrë nuk kanë dhënë fryt, thonë protestuesit. Gjunjëzimi është një gjest i bukur, por ata duan drejtësi.
?Sasia e përvojave në komunitetin tonë sa i përket diskriminimit racor në radhët e zyrtarëve të zbatimit të ligjit është e shumtë. Kemi njerëz që ndalohen vazhdimisht vetëm sepse duken të dyshimtë. Nuk ka asnjë arsye ligjore për t’i ndaluar. Dhe atëherë kur ndalohen, u gjejnë një arsye për t’iu vënë një gjobë, ose për t’i futur në burg”, thotë Franklin Parker, organizator i protestave lokale.
Protestat dhe pandemia nuk shkojnë mirë së bashku. Sidoqoftë, këta aktivistë thonë se ata janë të gatshëm të rrezikojnë shëndetin e tyre në mënyrë që vdekja e Floyd-it të mos jetë e kotë.
?Diçka duhet të ndryshojë. Dikush duhet ta bëjë atë ndryshim. Dhe nëse kjo do të thotë se duhet të sëmurem, do të sëmurem. Do të shkoj në spital. Do të kurohem dhe do të jem sërish këtu. Nuk ka asgjë më shumë që mund të bëj për këtë. Sepse në fund të ditës, unë thjesht po përpiqem të sjell paqen, njerëzit duan paqe”, thotë Savana Davis, organizatore e protestave.
Këtu në qarkun Prince William, po dëgjohen lutjet e tyre. Bordi i qarkut po krijon një komision të ri për diversitetin kulturor për të ekzaminuar marrëdhëniet racore.
Dhe sherifi Hill synon kontaktet me komunitetin dhe ndërmarrjen e veprimeve për të pasuar gjestet e mira.
“Një nga gjërat që duhet të bëjmë, jo vetëm me të rinjtë, por me të gjithë ata me të cilët merremi – ne duhet t’u tregojmë atyre dinjitet dhe respekt. Ndoshta duhet të kontaktojmë me komunitetin tonë dhe t’i njoftojmë ata se po, ne mbrojmë, shërbejmë dhe kujdesemi edhe për ju”, thotë sherifi Hill./ VOA
Numri i vdekjeve në mbarë botën si pasojë e COVID-19 ka arri...
Zelanda e Re do t’i heqë pothuajse të gjitha masat kundër ko...
Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta përsa i ...
Në dhjetëvjeçarët e kaluar policia në SHBA e ka zgjeruar pus...
Departamenti i policisë në Mineapolis së shpejti mund të pës...
Shkon në 7 milionë numri i personave të infektuar me koronav...
Nga koha e Coronës janë shtuar në internet kërkesat e pornog...
Pak më shumë se gjysma e amerikanëve janë në favor të dislok...
Italia ka shënuar 53 viktima dhe 197 raste të reja me Covid-...
Në Kosovë organizatat që trajtojnë çështjet e barazisë gjino...
Shifrat e pacientëve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut vijo...
Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut hoqën të dielën ndalim-qark...
Mijëra demonstrues u mblodhën në Uashington, qytete të tjera...
Nëse do të vijë puna tek tërheqja e trupave amerikane, atëhe...
Papa Françesku paralajmëroi sot italianët që të mos e humbin...
Ish-Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Michael Chertof...
Zgjedhjet parlamentare të Serbisë janë planifikuar të mbahen...
Në Maqedoninë e Veriut ka ndalime masive të lëvizjes për shk...
“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si bren...
Jo, kjo nuk është nekrologji e marrëdhënieve gjermano-amerik...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...