"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Departamenti i policisë në Mineapolis së shpejti mund të pësojë një ndryshim rrënjësor pas vdekjes dy javë më parë të afrikano-amerikanit George Floyd, ndërsa ishte i arrestuar nga katër oficerë të qytetit.
Nëntë nga 12 anëtarët e këshillit bashkiak të qytetit njoftuan në një tubim se ata mbështesin shpërndarjen e departamentit të policisë dhe zëvendësimin e tij me atë që përshkruhet si një sistem i sigurisë publike me bazë komunitare.
Hollësitë se si saktësisht do të funksionojë ky sistem i ri janë të paqarta.
Këshilli prej 12 anëtarësh duhet të miratojë planin dhe, sipas rregullave të këshillit, vendimi do të ishte përfundimtar dhe nuk do të rrëzohej dot me anë të vetos.
Një grup demonstruesish u mblodhën të shtunën jashtë shtëpisë së kryebashkiakut të Mineapolisit Jacob Frey për të kërkuar që departamenti i policisë të shpërbëhet, duke e akuzuar atë për racizëm dhe për trajtim të ashpër të personave të dyshuar afrikano-amerikanë.
“Nuk duhet të kishin ndodhur aq shumë vdekje që ne të arrinim këtu,” tha Candace Montgomery, drejtoreshë e Black Vision që organizoi tubimin jashtë shtëpisë së kryetarit. “Ne jemi më të sigurt pa patrullime të armatosura, që nuk i japin llogari askujt, të mbështetura nga shteti që gjuan afrikano-amerikanët,” tha ajo.
Zoti Frey tha përpara turmës se ai nuk e mbështet eliminimin e departamentit të policisë në formën që ka tani.
“U thashë atyre të vërtetën se ku qëndroj. Do të punoj pa u ndalur për reforma të thella strukturore për të ndryshuar patrullimin policor, për të rishikuar sistemin tonë dhe për të zgjidhur drejtpërdrejt racizmin në sistem. Por, unë nuk e mbështes eliminimin e departamentit,” tha zoti Frey.
Shumë prej demonstruesve që kanë protestuar në të gjithë vendin kanë kërkuar që departamenteve të mëdha të policisë së qyteteve t?u shkurtohen fondet. Përkrahësit thonë se kjo nuk nënkupton të heqësh dorë nga zbatimi i ligjit, por se shumica e parave që përdoren për departamentet e policisë mund të riinvestohen në shërbime sociale, duke argumentuar se krijimi i një jete më të mirë për qytetarët do të thotë më pak nevojë për policë.
Kundërshtarët e kësaj ideje thonë se ata duan që njerëzit të pyesin veten se çfarë ndodh kur dikush telefonon numrin e emergjencës 911 për të raportuar një rast përdhunimi apo një vrasje ose grabitje e armatosur dhe nuk ka policë të gatshëm.
Joe Biden, i cili pritet të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidat për president, do të jetë në Houston të hënën për t’u takuar me familjen e George Floydit para një ceremonie funebre.
Një ndihmës i zotit Biden tha se në ceremoni do të luhet një video mesazh i zotit Biden, por ai vetë nuk do të marrë pjesë.
Floyd lindi pranë qytetit Fayetteville të Karolinës së Veriut, por u rrit në Houston, ku do të varroset të martën.
Zoti Biden mori një mbështetje me rëndësi të dielën, kur ish Sekretari i Shtetit Colin Powell tha se ai do të votonte për të në zgjedhjet e nëntorit.
“Unë nuk mund të mbështes në asnjë mënyrë Presidentin Trump këtë vit,” tha zoti Powell për CNN të dielën.
Ai shtoi se është ?shumë afër Joe Biden-it për një çështje sociale dhe për një çështje politike. Unë mendoj se me sa po shohim tani, kjo lëvizje proteste , më e madhja që kam parë ndonjëherë në jetën time, tregon se vendi po bëhet më i mençur dhe ne nuk do të pajtohemi më me këtë,? tha zoti Powell.
Presidenti Trump u kundërpërgjigj, duke e quajtur ish sekretarin e shtetit Powell “njeri të mërzitshëm” dhe “që nuk e meriton famën që i kanë dhënë”.
Powell është një tjetër zë i rëndësishëm nga ushtria amerikane kritik për mënyrën se si administrata Trump ka bërë thirrje për përdorimin e forcës për të trajtuar protestat e dhunshme kundër trajtimit të ashpër policor të afrikano-amerikanëve.
Garda Kombëtare do të fillojë të tërhiqet nga Los Angeles, San Francisco, Sacramento dhe qytete të tjera të Kalifornisë ndërsa dhuna e protestuesve është zbutur.
Marshimet e së dielës në Kaliforni ishin paqësore, por kryetari i bashkisë së Los Angeles-it Eric Garcetti thotë se një “numër i vogël njësish” do të dislokohen aty pranë për të paktën dy ditë të tjera në rast emergjence.
Një grup kryesisht afrikano-amerikanë që e quajnë veten The Compton Cowboys mbajtën një protestë paqësore mbi kalë në disa periferi jugore të Los Angelesit të dielën, ndërsa një grup tifozësh të makinave klasike zhvilluan njpë marshim në lagjet lindore.
Situata në qytetin Oakland ishte pak më e tensionuar kur demonstruesit u përpoqën të mbyllnin një autostradë ndërshtetërore, por u tërhoqën pas një konfrontimi të shkurtër me policinë.
Disa qindra familje, shumë prej tyre me karroca me fëmijë marshuan paqësisht pranë një liqeni në Oakland. Një marshim i ngjashëm u mbajt në San Francisko dhe mijëra u mblodhën në mënyrë paqësore përgjatë bregut të këtij qyteti.
Në Uashington, senatori republikan, Mitt Romney marshoi me protestuesit, rasti i parë i njohur që një ligjvënës republikan u bashkohet demonstratave./ VOA
Shkon në 7 milionë numri i personave të infektuar me koronav...
Nga koha e Coronës janë shtuar në internet kërkesat e pornog...
Pak më shumë se gjysma e amerikanëve janë në favor të dislok...
Italia ka shënuar 53 viktima dhe 197 raste të reja me Covid-...
Në Kosovë organizatat që trajtojnë çështjet e barazisë gjino...
Shifrat e pacientëve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut vijo...
Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut hoqën të dielën ndalim-qark...
Mijëra demonstrues u mblodhën në Uashington, qytete të tjera...
Nëse do të vijë puna tek tërheqja e trupave amerikane, atëhe...
Papa Françesku paralajmëroi sot italianët që të mos e humbin...
Ish-Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Michael Chertof...
Zgjedhjet parlamentare të Serbisë janë planifikuar të mbahen...
Në Maqedoninë e Veriut ka ndalime masive të lëvizjes për shk...
“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si bren...
Jo, kjo nuk është nekrologji e marrëdhënieve gjermano-amerik...
Nga dita e nesërme Kosova do të aplikojë masat e reja si shk...
Mijëra vetë pritet të mblidhen në Uashington për një protest...
Shifrat e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut vijojnë të je...
Joe Biden ia doli. Sipas të dhënave të tij, 77 vjeçari pas s...
Deklarimi i pasurisë së deputetit Viktor Medvedçuk i ka befa...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...