Dita e Ashures/ Mesazhi i Baba Mondit: Lutjet tona shkojnë për ata që vuajnë nga luftërat
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Besimtarët bektashinj kanë kremtuar sot Ditën e Ashures, n...
Java që lamë pas ishte tejet e vështirë për Maqedoninë e Veriut, e cila regjistroi mbi 800 raste të reja me COVID-19 çka e detyroi të rivinte në karantinë disa qytete gjatë fundjavës. Numër relativisht të lartë me raste të reja regjistruan edhe Bosnje e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa Serbia nxiti diskutime me Malin e Zi pas raportimit të beftë në fundjavë të mbi 4,000 të shëruarve.
Të infektuarit
Bilancit rajonal të pandemisë iu shtuan javën që lamë pas (1 qershor ? 8 qershor) 1,757 të infektuar të tjerë ? pothuajse dyfishi i prirjes së një jave më parë (25 maj ? 1 qershor), 929. Tashmë totali rajonal në gjithë Ballkanin Perëndimor bën fjalë për 22,849 të infektuar.
Gjatë kësaj jave shumica e rasteve të reja ishin në Maqedoninë e Veriut (837 raste) dhe Serbi (466 raste), por vlen të theksohet se Kosova pati prirje në rritje me 153 të infektuar të tjerë nga 78 që kishte një javë më parë.
Kroacia është pranë daljes zyrtare nga pandemia, pasi sërish këtë javë regjistroi vetëm 1 të infektuar të ri dhe autoritetet janë optimiste se situata mund të lehtësohet edhe më tej.
Mali i Zi, që ka dalë zyrtarisht nga pandemia prej 25 majit, ka nisur të rihapë kufijtë me kushtin që vendet hyrëse të kenë raporte pozitive me pandeminë.
Por së fundmi Podgorica ka vënë në diskutim shifrat që vijnë nga Serbia, e cila të premten kishte rreth 7 mijë të shëruar ndërsa krejt befasisht, të dielën shtoi edhe 4 mijë të tjerë dhe zyrtarisht u deklarua se kishte më pak se 500 raste aktive.
Pas këtyre shifrave Instituti malazez i Shëndetit Publik i kërkoi shpjegime kolegëve të tyre në Beograd pasi u ngritën dyshime se autoritetet serbe kishin tkurrur vetë numrat zyrtarë për të bërë të mundur që me hapjen e sezonit turistik serbët të përfitonin hapjen e kufirit me Malin e Zi.
Shpjegimi për këtë tkurrje të shifrave ishte se mbi 4,500 persona u konsideruan të shëruar me vetëm një test negativ, dhe jo 2 siç e kërkojnë procedurat standarde të ndjekura përgjithësisht në shumë vende të botës.
Viktimat
Edhe javën që lamë pas Maqedonia e Veriut vuajti më shumë viktima në rajon (16 vdekje). Megjithatë ky numër duhet thënë se ishte më i vogël se ai i regjistruar një javë më parë (27 vdekje) dhe kjo është disi lehtësuese për Shkupin.
Kosova dhe Mali i Zi nuk patën asnjë viktimë ndër pacientët me COVID-19. Në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi pati nga 6 vdekje të tjera dhe nga 1 vdekje pati në Shqipëri dhe Kroaci.
Në total në gjithë rajonin pati 30 vdekje, rreth 16 më pak se prirja e një jave më parë.
Në raport me popullsinë bilanci vazhdon të rëndohet në Maqedoninë e Veriut, e cila ka mesataren më të lartë në rajon me 75 vdekje për çdo 1 milion banorë.
Në këtë statistikë Shqipëria është ajo që ka të dhënat më të lehta ? 12 vdekje për çdo 1 milion banorë./ Euronews
Një gjykatës të hënën caktoi shumën 1 milion dollarë për lir...
Në shtetet e Teksasit dhe Karolinës së Veriut qindra vetë u ...
“Republika e dikurshme federale ishte një shtet pa politikë ...
Rritet ndjeshëm numri i personave të prekur nga koronavirusi...
Gazeta “New York Times” është kritikuar pas publikimit të nj...
Demokratët e Kongresit propozojnë një rishqyrtim gjithëpërfs...
Pas vdekjes së George Floyd-it ndërsa ishte ndaluar nga poli...
Numri i vdekjeve në mbarë botën si pasojë e COVID-19 ka arri...
Zelanda e Re do t’i heqë pothuajse të gjitha masat kundër ko...
Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta përsa i ...
Në dhjetëvjeçarët e kaluar policia në SHBA e ka zgjeruar pus...
Departamenti i policisë në Mineapolis së shpejti mund të pës...
Shkon në 7 milionë numri i personave të infektuar me koronav...
Nga koha e Coronës janë shtuar në internet kërkesat e pornog...
Pak më shumë se gjysma e amerikanëve janë në favor të dislok...
Italia ka shënuar 53 viktima dhe 197 raste të reja me Covid-...
Në Kosovë organizatat që trajtojnë çështjet e barazisë gjino...
Shifrat e pacientëve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut vijo...
Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut hoqën të dielën ndalim-qark...
Mijëra demonstrues u mblodhën në Uashington, qytete të tjera...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...