Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Demokratët e Kongresit propozojnë një rishqyrtim gjithëpërfshirës të procedurave të gabuara të policisë si përgjigje ndaj vdekjes së anëtarëve të komunitetit afrikano-amerikan në duart e punonjësve të zbatimit të ligjit.
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve e të Senatit mbajtën moment heshtjeje në një nga sallat e Kongresit dhe lexuan emrin e George Floydit apo personave të tjerë të vrarë.
Ligjvënësit amerikanë qëndruan të gjunjëzuar për 8 minuta e 46 sekonda, shndëruar tashmë në simbol të brutalitetit dhe dhunës policore, e barabartë kjo me kohën që sipas prokurorëve, një polic i bardhë i mbajti gjurin në fut Geoge Floyd përpara se ai të vdiste.
“Jemi këtu për të respektuar atë dhimbje”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.
“Jemi këtu për të respektuar veprimet e popullit amerikan për të folur hapur kundër saj”, tha ajo, përpara se të ulej në tokë mbi njërin gju. “Ne jemi këtu për të nderuar George Floydin”.
Sipas një projekt-propozimi të siguruar nga agjencia “The Associated Press” dokumenti që quhet “Drejtësia mbi veprimet e policisë gjatë patrullimit”, e që do të publikohet të hënën do të kufizonte mbrojtjet ligjore për policinë, do të krijonte një bazë të dhënash kombëtare mbi incidentet ku është përdorur forcë e tepruar dhe do të ndalonte praktika si ajo e kapjes përfyti gjatë ndalimit të një të dyshuari nga ana e policisë si dhe të tjera ndryshime. Masa konsiderohet si propozimi më ambicion për ndryshime në ligjin për policinë të kërkuar nga Kongresi në vite.
Ligjvënësja demokrate Karen Bass njëkohësisht kryetare e grupit të afrikano-amerikaneve të Kongresit, e cila po drejton këtë përpjekje e quajti iniciativën “transformuese”.
“Ne jemi në momentin e duhur në vendin tonë”, tha ajo të dielën për CNN, disa ditë pas protestash masive nxitur nga vdekja e George Floyd e të tjerë afrikano-amerikanëve ndërsa kanë qenë të ndaluar nga policia.
Zonja Bass tha që paketa ligjore e demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit do të jetë më e guximshme se çdo ndryshim i propozuar ndaj organeve të zbatimit të ligjit në dekadat e kaluara. “Eshtë koha që kultura e policisë në shumë departamente të ndryshojë”, tha ajo. “Ne besojmë se legjislacioni do të bëjë një hap të madh përpara në këtë drejtim”.
Paketa synon t’i japë përgjigje disa aspekteve mbi përgjegjësinë e punonjësve të zbatimit të ligjit dhe praktikave që janë kritikuar, veçanërisht pasi gjithnjë e më shumë raste dhune ushtruar nga policia janë përhapur gjerësisht jo vetëm brenda vendit, falë pamjesh filmike të regjistruara nëpërmjet telefonave celularë.
Llegjislacioni i propozuar synon rishikimin e statusit të sjelljes së policisë federale, për ta bërë më të lehtë për të ndjekur penalisht ata punonjës policie të përfshirë në sjellje jo profesionale “me vetëdije ose në shpërfillje të plotë të rregullave”.
Paketa gjithashtu do të ndryshojë dhe atë që njihet si “imunitet i kualifikuar” që siguron mbrotje për policinë “për t’u mundësuar individëve që të marrin atë q ëu takon pas dëmeve që u janë shkaktuar, kur oficerët e zbatimit të ligjit kanë shkelur të drejtat e tyre kushtetuese”. Legjislacioni synon të sigurojë një mbikëqyrje më të madhe dhe transparencë në sjelljen se policisë në disa mënyra. Ai do t’i jepte fuqi Departamentit të Drejtësisë për të kryer hetime rreth “modelit e praktikës” mbi sjelljeve të mundshme jo në përputhje me ligjin si dhe do të ndihmonte shtetet që të kryejnë hetime të pavarura.
Masa ligjore do të krijonte një “regjistër mbi sjelljet e paligjshme të policisë”, një bazë të dhënash për të parandaluar oficerët e policisë që të transferohen nga një departament në tjetrin me sjellje joprofesionale mbi të cilat ka mungesë informacioni, thuhet në versionin paraprak të projekligjit.
Paketa nuk trajton thirrjet e grupeve aktivistëve për të ulur finacimet ndaj policisë.
Kryetari i komisionit të Ligjeve në Dhomën e Përfaqësuesve Jerrold Nadler, bashkautor i iniciativës ligjore me zonjën Bass e senatorë të tjerë demokratë, pritet të thërrasë një seancë dëgjimore mbi cështje këtë javë. Mbetet e paqartë nëse organet e zbatimit të ligjit dhe sindikatat e fuqishme të policisë do të mbështesnin ndonjë nga ndryshimet e propozuara ose nëse republikanët e Kongresit do t’i bashkoheshin kësaj përpjekjeje.
Të paktën një republikan, senatori Mike Lee, i cili ka bërë prej kohësh presion për një rishqyrtim të drejtësisë penale, ka thënë se do të donte ta shqyrton paketën e demokratëve. Edhe senatori republikan Lindsey Graham, kryetar i Komisionit të Ligjeve në Senat, ka thënë se anëtarët e këtij komisioni synojnë të zhvillojnë një seancë për të shqyrtuar çështje mbi përdorimin e forcës në praktikat e policisë.
Kandidati i mundshëm për presidend i Partisë Demokratike, Joe Biden, ka mbështetur ndalimin e praktikave të kapjes përfyti të të dyshuarve nga policia si dhe elementë të tjerë të paketës.
“Nuk mund të marr frymë” një prej fjalive të fundit përpara se të vdiste të George Floyd është shndëruar në thirrje të protestuese.
Zoti Floyd i tha policëve se nuk po mbushej dot me frymë, sikurse Eric Garner në 2014 ndërsa ishte ndaluar nga policia, edhe ky i fundit humbi jetën në duart e policisë.
Senatori Cory Booker, një rival i zotit Biden për garën presidenciale brenda demokratëve, tha se kishte besim të plotë se zoti Biden “do të ishte njeriu që mund të drejtonte një ndryshim transformues” për vendin.
“Ky është një referendum mbi atë që ne përfaqësojmë si amerikanë dhe se cfarë do të jemi për njëri-tjetrin”, tha zoti Booker për NBC.
Zoti Booker dhe një tjetër ish-kandidate për presidente brenda demokratëve, senatorja Kamala Harris janë bashkëautorë të paketës që do t’i paraqitet Kongresit./ VOA
Pas vdekjes së George Floyd-it ndërsa ishte ndaluar nga poli...
Numri i vdekjeve në mbarë botën si pasojë e COVID-19 ka arri...
Zelanda e Re do t’i heqë pothuajse të gjitha masat kundër ko...
Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta përsa i ...
Në dhjetëvjeçarët e kaluar policia në SHBA e ka zgjeruar pus...
Departamenti i policisë në Mineapolis së shpejti mund të pës...
Shkon në 7 milionë numri i personave të infektuar me koronav...
Nga koha e Coronës janë shtuar në internet kërkesat e pornog...
Pak më shumë se gjysma e amerikanëve janë në favor të dislok...
Italia ka shënuar 53 viktima dhe 197 raste të reja me Covid-...
Në Kosovë organizatat që trajtojnë çështjet e barazisë gjino...
Shifrat e pacientëve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut vijo...
Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut hoqën të dielën ndalim-qark...
Mijëra demonstrues u mblodhën në Uashington, qytete të tjera...
Nëse do të vijë puna tek tërheqja e trupave amerikane, atëhe...
Papa Françesku paralajmëroi sot italianët që të mos e humbin...
Ish-Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Michael Chertof...
Zgjedhjet parlamentare të Serbisë janë planifikuar të mbahen...
Në Maqedoninë e Veriut ka ndalime masive të lëvizjes për shk...
“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si bren...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...