web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat për ekonominë/ Rama: Përmbahu zonja Tabaku, duhet shembull qytetarie

10 Qershor 2020, 15:36, Politikë CNA

Pas akuzave të deputetes Jorida Tabaku, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili sërish nuk ka kursyer ironinë.

Rama i kërkon Tabakut të përmbahet, ndërsa thekson se akuzat dhe fyerjet nuk janë shembull qytetarie.

Kreu i qeverisë pretendon se Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, ndonëse opozita thotë se ekonomia është drejt falimentit dhe borxhi është shumë i madh.

?Përmbahu zonja Tabaku, përmbahu sepse gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie në një shoqëri që ka nevojë për t’u pastruar në gjak e në mendje nga helmi i fjalëve të rënda, të cilat prej vitesh janë bërë buka dhe djathi i tregut të politikës…

Doni s’doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë dhe në fakt, kundër vetë Shqipërisë që ju e tregoni përditë si ferrin mbi tokë! Shqipëria dje triumfoi, doni s’doni?, shkruan kryeministri në rrjetet sociale./ CNA.al

Ironia e Ramës/ Tabaku nuk kursen akuzat: Ekonomia prag falimenti, shqiptarët nuk qeshin më me batuta





Lajmet e fundit nga