web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëm një ditë pas arrestimit/ Lirohet polici që përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte abuzimin

6 Qershor 2020, 18:30, Kronika CNA

Vetëm një ditë pas arrestimit, është lënë i lirë Izmir Duraku, ish-shefi Stacionit Policor në Fushë-Arrëz.

Duraku u vu dje në pranga pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë që kishte shkuar të denonconte një abuzim ndaj saj.

Duraku u përjashtua sot me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, por në pamundësi të provave për të vërtetuar abuzimin, ai është lënë i lirë.

Prokuroria e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e tij, ndërsa vetë Duraku nuk ka pranuar të komentojë për ngjarjen.

Kujtojmë se SHÇBA, bazuar në provat e mbledhura, ka dyshime të forta se në muajin prill 2015, një vajzë është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve në DVP Shkodër. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër./ CNA.al





Lajmet e fundit nga