web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkesë Këshillit Politik, ja çfarë propozon

23 Maj 2020, 08:42, Politikë CNA

Përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare në Grupin Politik për Reformën Zgjedhore, propozojnë të hënën si ditën e mbledhjes së ketij grupi me synimin e përmbylljes sa më shpejt të reformës.

Dy përfaqësuesit e opozitës, Bylykbashi nga PD dhe Vasili nga LSI, u kanë dërguar një letër përfaqësuesve parlamentarë në ketë grup Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Në letrën drejtuar Hajdarit dhe Gjiknurit, ndër të tjera theksojnë se kanë vënë në dijeni për këtë qendrim partnerët ndërkombëtarë të përfshirë në proces, BE, SHBA, OSBE dhe KiE.

?Reforma aktuale ka filluar me kërkesë të Opozitës në 2017 dhe falë veprimeve të njëanshme për minimin e saj nga shumica qeverisëse, ka qene e pamundur përmbyllja e saj?,- thuhet në letrën e opozitës.





Lajmet e fundit nga