Sondazhi/ A i mbështesni protestat e fundit kundër qeverisë?
Në kryeqytet janë zhvilluar prej disa ditësh protesta kund...
Në kryeqytet janë zhvilluar prej disa ditësh protesta kund...
Bashkimi Europian dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë reaguan pothuajse njëkohësisht ndaj asaj që Kim e quajti ?marrëveshje për të vrarë reformën? ndërsa Soreca e quajti ?diskutim mbi themelet? e reformës. Të dy nuk bënë të qartë se kush ka arritur marrëveshje me kë.
Afro katër vjet pas miratimit me konsensus parlamentar të ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, palët politike në Shqipëri duket se kanë hyrë në bisedime për një marrëveshje të re, bisedime që duket se janë kryer në fshehtësi dhe që mund të prekin atë që ndërkombëtarët po e quajnë ?themel? të reformës.
Përfaqësitë diplomatike të SHBA-së dhe BE-së, dy partnerët që mundësuan reformën në drejtësi pas vitesh të tëra presioni mbi palët politike dhe që aktualisht po e monitorojnë atë përmes një programi të kushtueshëm të quajtur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u shprehën kundër një marrëveshjeje të re, por nuk thanë se kush ka biseduar me kë dhe çfarë.
Palët politike në Shqipëri reaguan në mënyrë po kaq misterioze. Kryeminstri Edi Rama citoi Shekspirin, një veprim goxha ironik pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Lulzim Basha duket se mohoi të jetë pjesë e bisedimeve.
Presidenti Ilir Meta nuk ka komentuar ende.
Reforma në Drejtësi nisi në vitin 2016 me një votim në parlament të një pakete komplekse ndryshimesh kushtuese e ligjore pas shumë vitesh diskutimesh dhe presioni pothuajse të pandërprerë nga partnerët ndërkombëtarë. Reforma synonte nga njëra anë që të pastronte drejtësinë nga personat e korruptuar dhe nga ana tjetër që të garantonte pavarësinë e saj nga politika.
Por katër vjet më pas, pastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit është realizuar vetëm pjesërisht ndërsa vendi ka hasur vështirësi të mëdha në plotësimin e vakancave të krijuara në sistem, ku në veçanti, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë mbetur jofunksionale prej kohësh.
Nga ana tjetër, prokuroria e re, e cila supozohej se do të ishte e aftë të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar, duket se nuk ka krijuar ende një histori ndëshkimesh ndërkohë që akuzohet shpesh se dështon të hetojë politikanët në pushtet për dyshimet për korrupsion.
Por ndërsa problemet e krijuara nga reforma në drejtësi janë të njohura, një marrëveshje e re politike në lidhje me këtë reformë është ajo që duket se ka alarmuar sponsorët kryesorë të saj, SHBA dhe BE.
?Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta?, shkroi ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në Tëitter, në një deklaratë që si rrallë herë, pranon gjithashtu se reforma ka hasur probleme.
?Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,? shtoi ajo.
?Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe ajo duhet të ruhet,? deklaroi Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca. ?Kjo nuk është koha për të rihapur bisedime për themelet e saj por për të përforcuar efikasitetin dhe shtuar burimet në dispozicion të saj,? vijoi ai.
Lulzim Basha, kreu i opozitës, iu përgjigj në Tëitter Soreca-s duke hedhur poshtë çdo marrëveshje të mundshme si të paligjshme.
?Çdi ndryshim kushtetues apo ligjor në lidhje me reofrmën në drejtësisë nga parlamenti aktual është i paligjshëm?, deklaroi Basha, deklaratë që duket se sugjeron se ai është jashtë marrëveshjes.
?Ndryshime të tilla i shërbejnë vetëm atyre që përdorin pushtetin për të minuar dhe manipuluar reformën dhe për të kontrolluar dhe kapur politikisht sistemin e drejtësisë,? shtoi ai.
Vetë Edi Rama zgjodhi të ishte misterioz në komentin e tij mbi këto akuza të hapura nga ndërkombëtarët: ?Të gjithë djajtë janë këtu,? shkroi ai në përgjigje ndaj Yuri Kim, duke cituar Shekspirin./Reporter.al
Regjisori Robert Budina ka paralajmëruar kryeministrin Edi R...
Znj. Ambasadore para se të shkruaja këtë mesazh publik adres...
Presidenti i Republikës, Meta zhvilloi sot bashkëbisedim, në...
Pedagogu Ervin Goci gjatë fjalës së mbajtur sot tek protesta...
Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur për një marrëveshje pol...
Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se i qëndron propozimit të bër...
Ish- ministri i drejtësisë, Ylli Manjani mbështet tryezën ‘m...
Sot pritet të zhvillohetprotesta e 3-të nga Aleanca për Mbro...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar prova të reja përmes...
Emërimi i Knut Flackenstain si këshilltar i kryetarit të Kuv...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon një tubim sensib...
Partia Demokratike Dega Pukë ka reaguar lidhur me arrestimin...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentu...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë se s...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pritet të zhvillojë sot një ...
Deputetja e Rudina Hajdari ka reaguar pas deklaratës së kreu...
Pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili shpreh...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur k...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi presidenti Meta e akuz...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...