Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në një moment të jashtëzakonshëm për Evropën, Gjermania është zgjidhje e problemit. Ajo vendosi për BE. Tani ajo e Franca duhet të bindin të tjerët, shkruan Auron Dodi.
Në fund të prillit (23.04.) kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian miratuan një paketë të parë ndihme prej 540 miliardë eurosh, për shtetet e goditura nga Covid-19. Meqenëse të gjithë qenë dakord se kjo shumë nuk mjafton, u vendos që të ngrihet një paketë e dytë, fondi i rindërtimit (ose instrumenti i rindërtimit, siç e duan francezët).
Ky fond e ka ndarë Evropën: në shtete të veriut, pjesërisht edhe të lindjes, përballë shteteve të jugut. Shtetet latine apo jugore, kryesisht Italia, Spanja e Franca kërkojnë grante për rindërtimin. Shtetet veriore përfytyrojnë që jugorët të ndihmohen vetëm me kredi. Me deklaratën e kancelares Merkel të hënën, Gjermania u shkëput nga qëndrimi i shteteve ?kursimtare” të veriut të Evropës.
Gjermania ra dakord me Francën që fondi i rindërtimit të ketë vëllimin 500 miliardë euro. Dhe që t’u japë shteteve më të goditura grante, subvencione që nuk kthehen. Për këtë, Komisioni Evropian do të marrë, përmes emetimit të obligacioneve, para borxh në tregjet financiare.
Dhe sipas propozimit të më të mëdhenjve në BE, Gjermanisë dhe Francës, Komisioni do t’ua përcjellë paratë, për rreth tre vjet rresht, shteteve më të goditura nga Covid-19. Për këtë do të ngrejë programe të reja ndihme, ose do të rrisë shumat në programet ekzistuese të BE.
Komisioni Evropian do t’ua shlyejë borxhet tregjeve në një periudhë shumë të gjatë, p.sh. për 20 vjet. Shlyerja do të bëhet duke e rritur buxhetin e BE, shpenzimet për ta kthyer borxhin do të jenë shpenzime të reja të buxhetit. Ndaj disa vëzhgues thonë se pas disa vitesh shteteve të BE do t’u duhet të rrisin kontributet për BE. Një konstrukt teknik pak i vështirë.
Por është një hap historik i Gjermanisë në dobi të shteteve të jugut të BE. Në një moment të jashtëzakonshëm për Evropën, siç është kriza e Covid-19, Gjermania vendosi për Bashkimin Evropian. Gjermania me kancelaren Merkel është zgjidhje e problemit. Gjermania dhe Franca janë të gatshme t’i futin shtetet e tyre në borxh, dhe duan të bindin edhe të tjerët, që (kryesisht) jugu i Evropës të mos shkëputet edhe më tej nga zhvillimi ekonomik i BE.
Është sakrificë e të gjithëve që shtetet jugore si Italia, me një borxh kombëtar që sipas parashikimeve mund të arrijë 130 përqind të Produktit Kombëtar Bruto (160 përqind të PKB e kishte Greqia në krizën e saj) të mos i afrohen falimentimit. Bashkimi Evropian futet në një krizë ekzistenciale nëse bëhen të pashlyeshme p.sh. borxhet e Italisë dhe Spanjës, duke i thelluar ato në rastin e Coronas. Kjo bën që kundërshtimet për grante në Evropë të formulohen me tone diplomatike.
Kriza e Covid-19 do të hyjë në histori si kriza më e madhe e deritashme ekonomike e Evropës. Krahas krizës shëndetësore. Megjithatë nuk është detyrë e lehtë të bindësh taksapaguesit e vendit tënd se po i fut më thellë në borxh në një kohë krize, ndoshta për një brez të tërë. Për të arritur miratimin e planit të rindërtimit, kancelares Merkel do t’i nevojitet e gjithë fuqia e saj.
Cilat janë shanset e zbatimit të planit gjermano-francez?
Të hënën kancelarja Angela Merkel e quajti me modesti dakordimin me Macronin, “një propozim”, një “ofertë”. Edhe Presidenti Emmanuel Macron tha se dakordimi midis Berlinit dhe Parisit ende nuk është sukses. Por pa të, çdo përgjigje evropiane mbetet një iluzion.
Këto nuk janë vetëm deklarata kortezie ndaj kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE, të cilët deklaruan se kalimi në vendimin për grante i gjeti papritur.
Fondi i rindërtimit mund të miratohet vetëm njëzëri, nga të 27 shtetet anëtare të BE dhe nga parlamentet e tyre. Kjo do të thotë se Merkeli dhe Macroni duhet t’i bindin të tjerët. Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire i tha Asamblesë Nacionale franceze se po përgatitet për diskutime të vështira.
Ka kundërshtime nga disa shtete si për vëllimin e fondit, 500 miliardë euro, ashtu edhe për faktin që me obligacionet e KE hyjnë në borxh të gjitha shtetet, ndonëse e bëjnë këtë indirekt, përmes Bashkimit Evropian. Dhe megjithëse përgjegjësi ato do të mbajnë vetëm për borxhin e tyre, jo edhe për borxhin e të tjerëve, siç do të ishte rasti i Corona-bondeve.
Kundërshtarët e dakordimit gjermano-francez
Nga radhët e kritikëve në Gjermani, deri tani thuajse nuk ka protesta. Si sipërmarrës, ashtu edhe parti konservatore, si p.sh. deputetë të CSU-së në Bundestag, flasin për “një zgjidhje të jashtëzakonshme” që nuk do të përsëritet. Një votim në Bundestag, edhe nëse nxjerr ndonjë pengesë, ka pak gjasa që ta bllokojë këtë dakordim për Evropën.
Kancelari austriak Sebastian Kurz
Nga shtetet, grupi i parë që duhet bindur janë Austria, Holanda, Danimarka dhe Suedia. Kancelari austriak Sebastian Kurz thotë “se kreditë janë rruga e duhur, jo grantet.” Ndërsa ministrja e Financave të Suedisë, Magdalena Andersson premtoi se “do të jemi partnerë konstruktivë në këtë diskutim”, por sheh pikëpyetje të mëdha, “kur merr hua për ta shpenzuar” dhe kërkon respektimin e marrëveshjeve të BE.
Grupi tjetër janë shtetet e Vishegradit: Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia. Këto shtete marrin fonde strukturore dhe agrare nga BE. Ato duket se do ta japin dakordimin vetëm po të mos preken fondet e tyre. Ose ndoshta po të mos përndiqen për shkak të shkeljeve të shtetit juridik, si Hungaria dhe Polonia.
Grupi i tretë, shtetet jugore, Italia dhe Spanja duan dyfishimin e shumës së fondit të rindërtimit: ata duan që vetëm fondi i rindërtimit, pa paketën e parë, të arrijë 1 bilion euro. Ndaj planin gjermano-francez ato thjesht e kanë përshëndetur se ecën në drejtimin e duhur. Por këto shtete janë në pozitat e marrësit.
Hapat për miratimin e fondit të rindërtimit
Variantin përfundimtar të planit të rindërtimit do ta vendosin kryetarët e shteteve e të qeverive të BE. Për shkak të kundërshtive mendohet se një dakordim i tyre më 18 qershor mund të arrihet vetëm në një takim të drejtpërdrejtë, jo më me videokonferencë.
Ish- Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i tha DW se çdo shtet dhe parlament ka të drejtë dhe detyrë ta shqyrtojë propozimin gjermano-francez. Por ai shtoi se “më pëlqen të mendoj se përgjigjja përfundimtare do të jetë shumë e afërt me planin gjerman dhe francez.”/ DW
Presidenti Trump thotë se i konsideron objektet fetare si qe...
Bie numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.Sipas autori...
Presidenti Donald Trump vazhdon të bëjë presion ndaj shtetev...
Një aeroplan me 107 persona në bord është rrëzuar në një zon...
Vaksina ndaj koronavirusit do të hyjë këtë verë në fazën e t...
Një e katërta e amerikanëve janë pak ose aspak të interesuar...
Në 24 orët e fundit janë regjistruar rritje të shifrave të t...
“Pandemia e koronavirusit ka pasur ndikim të madh në vendet ...
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo pranoi se ai i kërkoi Presid...
Për shkak të virusit Corona jo vetëm ata që punojnë nga shtë...
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nuk pranoi të mërk...
Në fillim të majit, Presidenti amerikan Donald Trump u pyet ...
Tetëdhjetë e tetë persona të tjerë humbën jetën si pasojë e ...
Kërcënohet me jetë kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Ku...
Vetëm një rast është konfirmuar sot me koronavirus në Kosovë...
Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, është kthyer në punë, p...
Fondi i rindërtimit do t’u japë grante shteteve të goditura ...
Ndërmjet datave 19 e 23 maj 1999, në burgun e Dubravës u kry...
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se nga 3 qersho...
Politika në Gjermani hezitoi gjatë në javët e para të vitit ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...