Kërkesat e protestuesve/ Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nuk pranoi të mërkurën të thoshte se pse kishte rekomanduar shkarkimin e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, por shtoi se duhet ta kishte bërë më herët dhe hodhi poshtë pretendimet se vendimi i tij ishte motivuar nga hakmarrje politike.
Këshilltarë të anëtarëve të Kongresit thanë se Steve Linick, Inspektori i Përgjithshëm po hetonte nëse zoti Pompeo kishte shfrytëzuar një të emëruar politik rroga e të cilit mbulohet nga taksapaguesit, për të kryer punë personale për të dhe bashkëshorten e tij, si për shembull nxjerrja e qenit.
“Në këtë rast, unë i rekomandova presidentit që Steve Linick të shkarkohej. Në fakt duhet ta kisha bërë më herët?, u tha ai gazetarëve në komentet e para publike që kur Presidenti Donald Trump e bëri shkarkimin të premten në mbrëmje.
Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e quajti shkarkimin “skandaloz” dhe tha se zoti Pompeo duhet të dëshmojë në Kongres për këtë dhe çështje të tjera.
Ajo tha se shkarkimi i katër inspektorëve të përgjithshëm në muajt e fundit, minon demokracinë amerikane. Zoti Pompeo mohoi të kishte vepruar për hakmarrje.
“Ka pretendime se unë veprova për hakmarrje, për shkak të një hetimi që po bënte zyra e inspektorit të përgjithshëm. Krejtësisht e pavërtetë. Unë nuk e kisha idenë se çfarë hetimesh po bënte zyra e Inspektorit të Përgjithshëm?, tha ai.
“Me një përjashtim. Më ishin dërguar një sërë pyetjesh me shkrim. Iu përgjiga pyetjeve për një hetim të caktuar. Kjo ndodhi para disa muajsh?, tha ai pa detajuar se për çfarë bëhej fjalë.
Ai tha se nuk e dinte natyrën e hetimit.
Zoti Pompeo, një republikan, sulmoi senatorin Bob Menendez, anëtari më i lartë demokrat në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit që kryesohet nga republikanët, që tha se zoti Linick kishte qenë duke hetuar shpalljen e gjendjes së emergjencës, nga ana e Presidentit Trump për t?i hapur rrugën shitjeve në shumën prej 8 miliardë dollarësh të paisjeve ushtarake, pjesa më e madhe Arabisë Saudite, duke anashkaluar një shqyrtim nga Kongresi.
“Budallallëqe?, tha zoti Pompeo në përgjigje të nocionit se një i emëruar politik bënte punë personale dhe akuzoi senatorin Menendez se e kishte nxjerrë këtë informacion në media.
“Unë nuk i marr udhëzimet etike nga një njeri i ndjekur penalisht. Senatori Menendez u padit në vitin 2015 nën akuza për korrupsion, të cilat u rrëzuan nga Departamenti i Drejtësisë.
Menendez u kundërpërgjigj.
“Fakti që Sekretari Pompeo po përpiqet të largojë vëmendjen duke u përpjekur të hedhë baltë mbi mua, është sa i parashikueshëm aq edhe i turpshëm?, tha ai përmes një deklarate, duke shtuar se Sekretari Pompeo duhet të fokusohet tek përgjigjia e pyetjeve se pse Linick ishte shkarkuar./ VOA
Në fillim të majit, Presidenti amerikan Donald Trump u pyet ...
Tetëdhjetë e tetë persona të tjerë humbën jetën si pasojë e ...
Kërcënohet me jetë kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Ku...
Vetëm një rast është konfirmuar sot me koronavirus në Kosovë...
Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, është kthyer në punë, p...
Fondi i rindërtimit do t’u japë grante shteteve të goditura ...
Ndërmjet datave 19 e 23 maj 1999, në burgun e Dubravës u kry...
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se nga 3 qersho...
Politika në Gjermani hezitoi gjatë në javët e para të vitit ...
Autoritetet paralajmërojnë për keqpërdorimet prej ekstremist...
Ka shkuar në 713 numri i personave me koronavirus në Kosovë,...
Avokati Spartak Ngjela, shprehet se Gjykatat Kushtetuese nuk...
22 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 or...
Mjekët në mbarë botën janë rikthyer tek një mënyrë e vjetër ...
Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan që të ketë qindr...
Gjermania dhe shtetet nordike kanë kundërshtarë në Evropë pë...
Akuzat që ka ngritur prej kohësh Presidenti Donald Trump për...
Zyrtarët federale të shëndetësisë paralajmëruan mjekët për n...
Danimarka nuk raportoi asnjë viktimë nga koronavirusi për he...
Republika Çeke njoftoi se do të lehtësojë masat kundër koron...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...