Nga Ilir Demalia/ Talebani Edi Rama, rrugë të mbarë në sundimin tuaj!
Talebani Edi Rama, rrugë të mbarë në sundimin tuaj, tashmë k...
Opozita ka paralajmëruar nesër një protestë, një protestë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, pas gati dy vite rezistencë të disa dhjetëra aktorëve dhe artistëve, të cilët më pas caktuan dhe orarin.
Një akt i paprecedentë, fytyra e vërtetë e arrogancës së kryeministrit, i cili duke parë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin përballë të dobët dhe të raskapitur, gënjeshtarë, pazarxhinj, të paaftë, njësoj si ai, ka hedhur hapin e radhës duke i pasur këta të dy dhe atë opozitë të cfilitur garancinë e politikës tij dhe të ardhmes së jetëgjatësisë në pushtet.
Nesër protesta duhet, edhe pasnesër do të duhet, protestat do të duhen për t’i thënë ndal arrogancës së Edi Ramës. Shqipëria nuk është tokë e tij! Nuk e ka pronë private që të bëjë si të dojë, ku mund të shembë teatro, të shkatërrojë shtëpitë e njerëzve dhe nga ana tjetër institucionet e shtetit të kontrolluara prej tij, të bëjnë sehir për korrupsionin në politikë të Edi Ramës, koncesionet, vjedhjet dhe abuzimet, shkeljet e ligjit dhe copëtimet që i bëhen nga Rilindja çdo ditë Shqipërisë, pa folur këtu për karastrofën ekonomike ku është zhytur vendi dhe varfërinë totale që po përfshin shqiptarët.
Protesta duhet kundër Edi Ramës pa asnjë diskutim, por protesta duhet edhe kundër Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Është momenti që qytetarët të flasin!
Nesër duhet të dalin në shesh dhe të protestojnë kundër arrogancës së kryeministrit dhe vasalëve të tij në politikë. Prandaj që kjo protestë të ketë sukses, drejtimin dhe organizimin e saj nuk mund ta marrë dhe ta ketë si flamur në dorë Luli dhe Mona, që me trupat e tyre do të ndalin shembjen e Teatrit, ashtu siç do ndalin shembjen e shtëpive të banorëve të Astirit, apo siç do ndalin hyrjen e Fatmir Xhafës në zyrë, apo siç do ndalin vendosjen e traut në Rrugën e Kombit e të tjera si këto.
Shqiptarët i kanë parë, i kanë lexuar dhe dinë se çfarë ndodhi që nga djegia e mandateve dhe deri sot, se cila është përgjegjësia e tyre për shembjen e Teatrit. Nuk janë ndoshta aq përgjegjës sa Edi Rama, por kanë një përgjegjësi publike saqë askush nuk i beson dhe nuk i shikon dot më me sy.
Prandaj që nesër të kishte një protestë, që Tirana të derdhet lumë në rrugë, duhet që atë ta organizojnë ata që drejtuan këtë kauzë për dy vite, pra artistë, intelektualë dhe qytetarë në krye të protestës, në krye të thirrjeve për të kërkuar mbështetjen e banorëve të kryeqytetit.
Nuk dalin banorët e Tiranës kur i thërret Mona dhe Luli, ata janë më pak të besueshëm se kurrë, mjafton të shikojmë një sondazh të fundit, shumë të pavarur, i cili thoshte se besimi i qytetarëve tek politikanët ishte vetëm 20%. Pra në 100 vetë, vetëm 20 prej tyre besonin te politika e çdo krahu. Ndaj aktorët, artistët dhe gazetarët duhet të jenë ata që të thërrasin protestë, të ftojnë qytetarët. Luli dhe Mona mund t’i bashkangjiten, të thërrasin strukturat e tyre, por të shkojnë dhe të rrijnë atje në fund. Të mos marrin flamurin dhe të mos rrijnë në krye.
Në çdo moment që protestuesit, aktorët, aktivistët e Shoqërisë Civile pranojnë që Mona dhe Basha të marrin drejtimin e protestës dhe të qëndrojnë atje në krye, kauza do të humbë mbështetjen. Politizimi i çështjes shkon në krah të kundërt të tyre.
Duhet që ata të drejtojnë protestën, ata të jenë në ballë të saj dhe do të mbështeten nga qytetarët në një qëndresë që ndoshta mund të jetë nga madhështoret që është zhvilluar ndonjëherë në Tiranë, por duhet të çojnë në fund të gardhit Monën dhe Lulin. Larg analistët e paguar nga mediat e korruptuara që i shërbejnë si opozitë fasadë, Edi Ramës.
Nesër është koha e protestës kundër sistemit politik, populli kundër të gjithëve.
Atëherë kauza e Teatrit do të ishte fituar dhe Edi Ramës do t’i lëkundeshin këmbët sepse shqiptarët kundër tij mund të dalin të gjithë, por jo me Monën dhe Lulin në krah, me ata të dy sukses nuk mund të ketë. Në 7 vite e kanë treguar, njëra e solli, tjetri e mbajti në pushtet dhe shpesh kanë luajtur edhe rolin e zjarrfikësit të urrjejtjes popullore ndaj Ramës për interesat e tyre korruptive, prandaj duhet ta kuptojnë të gjithë organizatorët e qëndresës 2-vjeçare se çfarë duhet të bëjnë.
Sot është koha për të reaguar, për të reflektuar dhe për të kuptuar se si do të ecet përpara, mjafton të marrin vetë drejtimin e protestës dhe politikën ta marrin sa më larg saj. Në fund Lulzim Basha mund t’i bashkohet asaj, mund të jetë pjesë së bashkë me Monikën, por kurrsesi nuk mund të jenë ata drejtuesit dhe personat kryesorë që ftojnë qytetarët në protestë./ CNA.al
Talebani Edi Rama, rrugë të mbarë në sundimin tuaj, tashmë k...
Në orën 4.30 të mëngjesit ndërsa fadroma e parë iu afrua ish...
Nga Valbona Mezini Ai nuk e ka një strategji për forcimin e ...
Krimi i ndodhur në ditën e fundit të gjendjes së jashtëzakon...
Me dt 16-të maj të vitit 1999-të ranë në fushën e nderit dy ...
Këto ditë kam pyetur veten se përse nëpër postblloqe ka plot...
Pas Pandemisë do hapen të gjitha baret dhe restorantet Besoj...
Nga Rigels SelimanPrej vitit 2013, kohë kur ish-kryeministri...
Nga Tanush ÇaushiKohët e fundit janë janë theksuar dhe kanë ...
1. Mbrëmë zagushia stinore e parakohshme më godiste të tërin...
Kur dëgjova sot Elisën e Kuvendit të Idiotësirave, që i cilë...
Edi Rama i është kthyer sërish një argumenti që e përdorte r...
Askush nuk mundet të parashikojë sot sesi do të shkojnë zgje...
Që ta etiketosh “Pinok” një administrator mashtrues, grabitë...
Kryeministri Rama deklaroi sot se ne Shqiperi nuk ka oligark...
Nga Ilir LevonjaQuajeni si të doni por indinjatat publike a ...
Një qytet që nuk ka referenca të trashegimisë kulturore dhe ...
Nga Rigels Seliman* Historia ka treguar se gjatë këtyre 30 v...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...