Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Britania do të kërkojë që çdokush që hyn në vend të vetë-karantinohet për dy javë dhe vendet e tjera evropiane po shqyrtojnë masa të ngjashme. Por perspektivat e kufizimeve të reja dhe të zgjatura të udhëtimit po shkatërrojnë shpresat e pakta që kishin linjat ajrore të kontinentit dhe industria turistike për një mëkëmbje të pjesshme nga koronavirusit.
Shoqëritë ajrore po paralajmërojnë se shumë prej tyre do të përballen me falimentimin ashtu si Virgin Atlantic. Koronavirusi tashmë ka nënshtruar kompaninë më të madhe ajrore të vendit, Flybe, e cila pasi u shpëtua nga kolapsi i afërt në janar, deklaroi më në fund falimentimin në mars pas shpërthimit të COVID-19.
Qeveria britanike konfirmoi të hënën se planifikon të detyrojë këdo që vinë nga jashtë në aeroporte ose porte detare, përfshirë pushuesit që kthehen dhe njerëzit që shkojnë për biznes, të izolohen për 14 ditë. Nga qershori, udhëtarëve do t’u kërkohet të japin një adresë ku do të bëjnë izolimin e tyre ndësa do të rrezikojnë gjobë deri në 1.240 dollarë nëse shkelin rregullat. Policia do të kryej kontrolle të rastësishme, thonë zyrtarët.
Shkatërrohet industria e udhëtimeve
Në një deklaratë, Airlines UK, shoqata që përfaqëson shoqëritë ajrore të regjistruara në vend, tha: “Ky propozim do të eliminojë në mënyrë efektive udhëtimin ndërkombëtar për dhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe do të shkaktojë dëme të pafalshme në industrinë e aviacionit dhe më gjerë në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Askush nuk do të shkojë me pushime nëse nuk është në gjendje të rifillojë jetën normale për 14 ditë, dhe udhëtimi për biznes do të kufizohet rreptësisht. Rregulli gjithashtu do ta bëjë të pamundur që shoqëritë ajrore të rifillojnë së shpejti, duke e vonuar kështu më tej rimëkëmbjen ekonomike të Britanisë. ?
Sipërmarrësi Richard Branson po kërkon një ndihmë financiare nga qeveria dhe investitorët për shkak të pandemisë. Ai ka thënë se vendpushimi i tij luksoz Necker në ishullin e Karaibeve mund të përdoret si kolateral për të ndihmuar sigurimin e ndihmës shtetërore për kompaninë e tij. Virgin Group aktualisht zotëron 51% të Virgin Atlantic, ndërsa Delta Air Lines me qendër në SHBA zotëron pjesën tjetër. Dega australiane e kompanisë tashmë ka hyrë në procesin e administrimit dhe Virgin Atlantic ka njoftuar se po shkurton një të tretën e fuqisë së saj punëtore në Britani.
?Kemi mbijetuar shumë stuhi që nga fluturimi ynë i parë 36 vjet të shkuara por asnjë nuk ka qënë kaq shkatërrimtare sa COVID-19 dhe me kaq pasoja për kaq shumë njerëz,? tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i kompanisë, Shai Weiss. Shoqëria British Airways ka njoftuar gjithashtu shkurtime dhe ka në plan të pakësojë 25 përqind të fuqisë së saj punëtore prej 10,000 vetë.
Lufthansa e Gjermanisë, grupi kryesor i linjave ajrore globale të Evropës, është duke kërkuar një ndihmë financiare nga Berlini për të shmangur falimentimin. Air France-KLM mori muajin e kaluar hua të mbështetur nga shteti francez në shumën prej 7.6 miliardë dollarë për ta mbajtur atë në gjendje të operojë.
Konsensusi midis vëzhguesve të industrisë është se do të duhen vite me radhë që sektori i aviacionit në Britani dhe gjetkë në Evropë të shkojë përsëri atje ku ishte para goditjes së pandemisë. Ndërkohë, linjat ajrore evropiane shpresojnë se mund të shpëtojnë disa udhëtime ajrore në distanca të shkurtra gjatë muajve të ardhshëm. Air France-KLM shpreson të fluturojë 20% të kapacitetit të saj nga korriku deri në shtator; Lufthansa planifikon të operojë 160 avionë pasagjerësh nga qershori, duke përdorur rreth 21% të flotës së tij.
Por shumë varet nga kur dhe si do të hiqen kufizimet dhe ndalimet e udhëtimit – dhe planet si Britania kanë dërguar një sinjal shqetësimi tek drejtuesit e linjave ajrore.
Qeveria spanjolle të hënën tha se dëshiron një përgjigje të përbashkët evropiane ndaj krizës së udhëtimit ajror. Ministrja e ekonomisë, Nadia Calvino, tha për televizionin Bloomberg, “Ne mbështesim fuqimisht një përgjigje evropiane.” Një nga shqetësimet e saj është qse vendet individuale të Bashkimit Evropian do të ofrojnë nivele të ndryshme të ndihmës shtetërore për kompanitë e tyre ajrore, duke shtrembëruar konkurrencën dhe duke u dhënë disa linjave ajrore, të cilat marrin më shumë ndihmë shtetërore se të tjerët, një avantazh.
Fundi i udhëtimeve të lira?
Përveç linjave ajrore në vështirësi, ky lloj rregulli ka të ngjarë të shqiptojë dënim për shumë operatorë turistikë dhe hotele, thonë ekspertët e industrisë. Disa parashikojnë se pa mbështetje masive financiare nga qeveritë, shumë kompani udhëtimesh do të falimentojnë, duke shtuar papunësinë.
Në Britani, Karen Dee, shefe ekzekutive e Shoqatës së Operatorëve të Aeroportit, tha se “Nëse karantina është një mjet i domosdoshëm për të luftuar COVID-19, atëherë qeveria duhet të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur qindra mijëra punë të lidhura me aeroportin dhe udhëtimet. në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. ”
Operatorët turistikë të Evropës tashmë po përpiqen të rimbursojnë klientët për pushimet e anuluara, të cilat kërkohet të bëhen sipas ligjit të BE-së, brenda 14 ditëve. Ankesat po rriten në të gjithë Evropën nga konsumatorët e dëmtuar që shumë kompani ajrore dhe operatorë turistik po vonojnë ti rimbursojnë.
Disa janë të shqetësuar se industria turistike e kontinentit nuk do të jetë kurrë më si më parë falë pandemisë dhe se linjat ajrore me kosto të ulët, të cilat demokratizuan udhëtimet ajrore nga vitet 1990 e tutje, do të zhduken. Në aspektin afatmesëm kjo mund të bëjë që udhëtimet dhe turizmi, të jenë diçka që vetëm të pasurit mund ta përballojnë. ?Demokratizimi i udhëtimit ka qenë një arritje e shkëlqyer. Ne nuk mund ta lejojmë këtë koronavirus ta vrasë këtë arritje”, këshillon gazeta britanike Sunday Times.
Industria globale e turizmit parashikohet të humbasë mes 850 milion dhe 1.1 miliardë turistë këtë vit. Më shumë se njëqind milion vende pune janë në rrezik, thonë analistët e industrisë./ VOA
Publikohen shifrat e fundit përsa i përket numrit të të infe...
Raste të reja me koronavirus u raportuan këtë të hënë në Ëuh...
Administrata Trump është përqëndruar tek hapja e ekonomisë d...
Në Gjermani pas lirimit të masave kufizuese rritet përqindja...
Reagime të shqetësuara në Gjermani pas protestave të fundjav...
Kryetari i bashkisë së Londrës në Britaninë e Madhe, Sadiq K...
Kreu i qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur sot ...
Në Jemen martohen minorenet me burra shpeshherë shumë herë m...
Në Kinë është rikthyer frika nga koronavirusi, pas raportimi...
Greqia do të mbajë nën izolim kampet e migrantëve deri më 21...
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftua...
Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar masat lehtës...
Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin tha të dielën s...
Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.Në...
Rikthehet frika e koronavirusit në Kinë. Qyteti kinez Wuhan,...
Tre zyrtarë kryesorë amerikanë që drejtojnë përpjekjet e qev...
Ish-presidenti amerikan Barak Obama një ditë më parë e kriti...
Këtë të diel, Spanja ka shënuar numrin më të ulët të viktima...
Disa politikanë gjermanë kanë paralajmëruar në fundjavë nga ...
Kryeministri italian Giuseppe Conte i është përgjigju pyetje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...